Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim.
Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.
Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.
Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë, raporton VOA.
Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.
“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë.
Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.
Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë.
Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
j.l./ dita

Shyqyr qe pas nje stazhi te gjate me ambasadore xaxe e aziatike po thuhet do te na vije ((se kur kjo nuk dihet) dhe nje Ambasador qe ka se paku pamjen si i tille.
Po ku i gjejne per Shqiperine keta me llagape sllave?
Mirosllav Lajcak,Peter Stano,,Po u shua bota perendimore?
Nuk eshte Sllav Demo, eshte Cifut. I ke kudo.
Ka me sa duket origjinen nga Sllovakia ku egziston ky mbiemer , ose Hungaria ku jane me pak. Nuk ka prejardhje hebraike.
Emerimi si ambasador ne Shqiperi i nje personaliteti
me nje eksperience te madhe ne fusha te ndryshme
te diplomacise tregon se Amerika po i jep shume rendesi
vendit tone.
Ben Gjiza mos ia fut kot tashti. Cfare lesh rendesie po i jep Amerika vendit tone kur ka me shume se nje vit qe nuk ka ambasador, e mos me thuaj qe na qenkan rregullat keshtu e ashtu, me votime ne senat e futja pordhes. Po te kishte kaq redesi Shqiperia per Ameriken nuk e linte Amerika pa ambasador. Po si eshte puna or Ben Gjiza qe fluturon gjithmone si kaçatorr, e dredh trashe kanabisin, apo perdor ndonje gje me te forte.
Nje ogur i mire per Shqiperine .Ambasador me pervoj dhe gjeja me e mire qe zotron gjuhen Shqiper .Keshtu qe nuk ka perkthys qe i devijon problemet ne perkthim .
aman ere gazeta,,Ammmaaann ere gazeta!Po lini nje dyfletshe komente per kete krushkun e Berishes qe mender u dhie ne breke dhe Skenderbeun e Spiropalkes,Edi Rama qe e beri qindshin me corape te kuqe tek Rogneri per 7,4 sekonda rekord boteror.Se te dy keta Skenderbejte (Berisha dhe Rama)nuk ja falin Izet Haxhise te vertetat .Jua nxorri turirin e qenit dhe veshet e Lepurit acik te dyve,,prandaj e denuan 20 vjet burg,nje njeri qe nuk ka vrare halene Azem Hajdari,(Ay qe e qelloi jo vetem pranoi vrasjen,por tha qe shenjestra nuk ishte bedeli Hajdar,por ishte skilja Berishe.)
Izeti u denua kot per haqet e prapambetura te Edi Rames dhe Sali Berishes.
Aman ere gazeta se si i ka njohur dhe si i ka kollondrisur Izet Haxhia keta dy DUCE MUSSOLINAT,zor se del nje penel tjeter ti vizatoje aq bukur.