Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Komisioni i Sigurisë nxjerr gabimisht të dhënat e klasifikuara të ushtrisë, sa helikopterë kemi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Komisioni i Sigurisë nxjerr gabimisht të dhënat e klasifikuara të ushtrisë, sa helikopterë kemi?
KryesorePolitike

Komisioni i Sigurisë nxjerr gabimisht të dhënat e klasifikuara të ushtrisë, sa helikopterë kemi?

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri ka shtatë helikopterë të gjeneratës së katërt, ku tre prej të cilëve janë në duke u riparuar. Ky ishte informacioni që dha Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë, por të vërtetën në sallë e dha deputeti opozitar Ferdinand Xhaferri, i cili, informacionin e klasifikuar që i ishte vënë në dispozicion, e bëri pjesë të përballjes në debat me ministrin.

“Gjendja e gatishmërisë së helikopterëve është e ulët. Nga katër cougar në gatishmëri ka qenë vetëm një, sot asnjë. Nga 2 ec 145 asnjë në gatishmëri për më shumë se dy vite. Pa folur për helikopter AB206, AB205, BE105. Të cilët kanë më shumë se katër vite pa shërbime” u shpreh Xhaferraj.

Këto të dhëna të klasifikuar nuk duheshin bërë publike, gjë që shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të ministrit dhe ish-shefit të Shtabit, deputetit socialist Bardhyl Kollçaku.

“Duke qenë nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të bësh të njohura kapacitete me dobësi apo pa dobësi të forcave të armatosura është shkelje ligji për informacionin e klasifikuar që ju sapo e konsumuar”, theksoi Peleshi.

I gjendur në këtë situatë, ministri i Mbrojtjes kërkoi fikjen e kamerave për t’u përgjigjur por pikërisht kur Peleshi mendonte se nuk e dëgjonte kush tjetër përveç deputetëve, teknika e Kuvendit hapi gabimisht, për disa çaste, fillimisht audion e më pas edhe figurën.

“Tani ju kërkoj fikni komunikimin publik. Me këtë kompani kemi prishur kontratën për dy helikopter që po i çojmë në NATO sepse siç e thash po na nxjerr ujin e zi. Ju duhet të bashkoheni me mua, jo të bëheni kundër meje, kundër nesh kundër shtetit shqiptar, për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, u shpreh Peleshi.

Mbledhja u ndërpre sërish për të rinisur pas disa minutash ku deputeti Xhaferraj u kritikua për nxjerrjen e informacionit të klasifikuar. Prania e Ministrit në Komision u shoqërua edhe me debate politike. Ervin Salianji ngriti akuza se qeveria nuk blen avion për shuarjen e zjarreve, por përdor charter privat për udhëtime jashtë vendit.

“Ju thoni që nuk ja vlen të kemi helikopter për të shuar zjarret, kur kanë koston dhe sa është kosto në orë për fluturimin e helikopterëve, a ja vlen mendoni ju si anëtar i KM që të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi?”, u shpreh Salianji.

“Të bënim investime publike vetëm kur mos të kishim persona me ndihma ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti ndërsa helikopterët, gatishmëria e mjeteve civile janë një gjë tjetër”, u shpreh Peleshi.

Për menaxhimin e zjarreve në këtë sezon veror, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar marrjen me qira të avionëve nën argumentin se blerja e tyre ka një kosto më të lartë.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:
    June 27, 2022 at 6:06 pm

    Pse , mund te kete gomar e injorant me te madh se Ferdinand Xhaferi ne parlamentin shqiptar ? ! A ju kujtohet kur Sali Bajraktari i Vicidolit e kishte minister te kultures dhe duke folur ne nje konference shtypi u thoshte gazetareve se : . . . jemi ne negociata me qeverine italiane per te sjelle ne Shqiperi dhe rivarrosur eshtrat e Ismail Qemalit ? Gazetaret iu pergjigjen flake per flake duke i thene se : Eshtrat e Ismail Qemalit kane ardhur ne Shqiperi e jane rrivarrosur nga qeveria e Ahmet Zogollit ne pervjetorin e 20 te pavaresise , zoti minister i kultures pa kulture ! Dhe , me e keqja eshte se Ferdinand Xhaferi dhe disa Xhefere te tjere qe mbahen me te madh , jane ata me te mencmit e PD – se , merre me mend se si jane te tjeret ?!

    Reply
    • Ardian Hasanaj says:
      June 28, 2022 at 5:50 pm

      Hapsiren ajrore te republikes e mbron me grafik 6 mujor Greqia dhe Italia. Ne komisionin e sigurise eshte pergjegjesia e Drejtuesit qe nuk i ben mbledhjet e mbyllura dhe jo e Xhaferrit. U vune zjarret ne Sazan dhe fikjen e bene me lopata xhenio. Ku jane helikopteret? Ndashta se kupton Xhaferri por ka te tjere qe e shikojne dhe e kuptojne. Helikopteret u pajisen me mekanizmat per fikjen e zjarrtit. Perse nuk perdoren. Po cfare skreti kemi mor aman ne shqiperi ?! Kjo eshte te tallesh, force ajrore qe nuk fluturon.

      Reply
  • Edi Kokaina says:
    June 27, 2022 at 7:08 pm

    Berisha nga Vicidoli eshte me i madh ne moshe se Vuk Karaxhic, keshtu nuk mund te jete i biri. Ti ndoshta po

    Reply
    • AI says:
      June 28, 2022 at 11:08 am

      Ore po üer ato pallatet te ndertuara ne mes te bazave ushtarake a tha gje Peleshi? Ufot I ndertuan? Me keq se nje vend Afrikan subsaharian jemi…..e paimagjinueshme per nje vend te Natos

      Reply
  • demo says:
    June 27, 2022 at 7:24 pm

    Prokuroria te marre te pandehur ata qe blene 7 helikopterre rrangalla,te perdorur dhe te hedhur,ne France.
    Cdo gje qe blen shteti shqiptar eshte nje Hedhurine e huaj.Pastaj ky shtet hajdut i falimentuar i qepet privateve ,pse blejne makina te perdoruara jashte.Ju vendosin vit skadence, Shqiptari makinen e re me 500 euro ne muaj rroge,nuk e blen gjithe jeten.
    Qevetia qe jep para per helikoptere te rinj dhe merr rrangalla varrezah,,Ajo te denohet.

    Reply
  • LEON says:
    June 27, 2022 at 7:26 pm

    Kjo qeveri eshte e lire ne miel dhe e shtrenjte ne Krunde.

    Reply
    • AI says:
      June 28, 2022 at 11:09 am

      Helikopteret ishin ne qese por mirembahen me ore pune…e kane me manual….kjo gje nuk eshte bere..e thjeshte fare….

      Reply
  • ,kasem gahinji says:
    June 27, 2022 at 7:40 pm

    O salijani,ke hapur ndonjehere te carter “personal “i edit.Madje ke pare che dhomen e gjumit ne carter.Pse ,atje te qiu.?Nuk te coi ne ndonje hotel Edi?Sa i paturp.

    Reply
    • Aldrin says:
      June 28, 2022 at 4:54 pm

      “Carterin” personal Edi e ka patur gjithnje te hapur..Vetem kur u be politiqen i Fatos Nanos u kujtua qe mund te vishen dhe peneverke, se me shume rrinte bythezbuluar, pa breke

      Reply
  • ,kasem gahinji says:
    June 27, 2022 at 7:40 pm

    O salijani,ke hipur ndonjehere te carter “personal “i edit.Madje ke pare che dhomen e gjumit ne carter.Pse ,atje te qiu.?Nuk te coi ne ndonje hotel Edi?Sa i paturp.

    Reply
  • Savana says:
    June 28, 2022 at 11:16 am

    Po cer sekreti mer amon. Sekret eshte ne rast se ke 30 spo 40 helikoptere , me keto karakteristika levizje, te pajisur te x apo y arme…. qe ndodhen ne gatishmeri dhe strehohen ne keto vende….
    Por, te thuash qe nuk kemi asnje…. nuk eshte me sekret. Edhte tradheti kombetare e Ministrit te Mbrojtjes.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 28, 2022 at 4:58 pm

    Sa miliarda harxhoi qeveria e Ramut kurves per keto helikoptere, qe tani i ka per skrap?
    Sekret shteteror, thote dhiari nga Perondia Bardhyl Kollcaku. Mos more, qen i Ramutit.
    Sekret shteteror qe duhet ruajtur qe jeni gjenerale te nje ushtrie te vdekur dhe rragallo.
    Qindra miliona shkojne per tendera uniformash, dhe sterilizimi, rregullime parqesh dhe aeroporte, ndersa Ushtria nuk ka asnje helikopter ne sherbim, dhe KOllcaku i thote vetes Gjeneral..
    I kujt…?

    Reply
  • Ardian Hasanaj says:
    June 28, 2022 at 5:53 pm

    Hapsiren ajrore te republikes e mbron me grafik 6 mujor Greqia dhe Italia. Ne komisionin e sigurise eshte pergjegjesia e Drejtuesit qe nuk i ben mbledhjet e mbyllura dhe jo e Xhaferrit. U vune zjarret ne Sazan dhe fikjen e bene me lopata xhenio. Ku jane helikopteret? Ndashta se kupton Xhaferri por ka te tjere qe e shikojne dhe e kuptojne. Helikopteret u pajisen me mekanizmat per fikjen e zjarrtit. Perse nuk perdoren. Po cfare skreti kemi mor aman ne shqiperi ?! Kjo eshte te tallesh, force ajrore qe nuk fluturon.

    Reply
    • Hasan Spahiu. says:
      June 29, 2022 at 8:48 am

      Pse ,Ka sekrete te Mbrojtjes ajrore”.Te gjithe e dime qe nuk Ka asnje gryke zjarrit,avione.jane dhe 5 helikoptere.?Gjeneralet,koloneli,hierarki ushtarake ?Sa te duash,por vetem ushtare qe te mbajne koqet me dore,dmth armet e Mbrojtjes ajrore nuk Ka.Mirembajtje avionesh?Na ishte njehere nje …uzine aviacioni ne Qytetin Stalin.Vdiq bashke me emrin.Sot eshte kucove e shkretuar

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?