Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
Investigim

Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit

Published: September 5, 2026
Shpërndaje
(Me rreth të kuq Luis Hoxha dhe Belind Këlliçi)

Një kompani e lidhur më herët me vëllezërit Belind dhe Reshard Këlliçi ka fituar një tender me vlerë mbi 800 mijë euro nga Porti i Durrësit. Bëhet fjalë për kompaninë e ngarkim/shkarkim të mjeteve lundruese dhe energjisë ALBANIAN STEVEDORING COMPANY (ASC) shpk., aktualisht në pronësi 100 % të shtetasit Lorin Hoxha nga Durrësi.

Në janar të vitit 2019, vëllai i Belind Këlliçit ka blerë 5 % të aksioneve të kompanisë SIAC me nipt J61819503G. Asokohe, kompania SIAC kishte 80 % të aksioneve në kompaninë ALBANIAN STEVEDORING COMPANY (ASC) shpk. Përmes SIAC, Reshard Këlliçi përfitonte nga veprimtaria e kompanisë ASC, e cila rezulton e lidhur ngushtë me Portin e Durrësit.

- Publicitet -

Në shkurt të vitit 2021, Reshard Këlliçi ia ka dhuruar aksionet në kompaninë ALBANIAN STEVEDORING COMPANY (ASC) shtetasit Lorin Hoxha. Ky i fundit është vëllai i Luis Hoxhës, i lakuar në media si bos call centerash. Luis Hoxha, pronar i një karteli kompanish të dyshimta rezulton lidhje e ngushtë shoqërore dhe politike e Belind Këlliçit, i cili po hetohet nga SPAK për mosdeklarim pasurie.

(Me rreth të kuq Luis Hoxha dhe Belind Këlliçi)

Në korrik të vitit 2025, kompania ALBANIAN STEVEDORING COMPANY (ASC) ka fituar pa konkurrencë tenderin me vlerë mbi 800 mijë euro nga Porti i Durrësit me objekt; ‘Marrje me qera reachsteaker dhe kamiona për Terminalin e Konteinereve’, në bashkëpunim me shtetasin Rrahim Çela.

Ndërkaq, në vitim 2021, Reshard Këlliçi rezulton i punësuar si këshilltar ligjor në shoqërinë Albgaz, në pronësi të ministrisë së drejtuar nga zonja Belinda Balluku aso kohe. Në varësi të ish-ministres së Infrastrukturës është edhe Porti i Durrësit, me veprimtarinë e të cilit ka lidhje të ngushta kompania ASC, tek e cila ka qenë aksioner vëllai i Belind Këlliçit.

Në varësi të zonjës Balluku është edhe Instituti i Ndërtimit, i cili deri disa muaj më parë drejtohej nga Artan Shkreli, vjehrri i Belind Këlliçit. Ndërkaq, bashkëshorta e Belind Këlliçit, Anna Shkreli, rezulton se ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik, konkretisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Prapaskena

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • 1thundrak says:
    September 6, 2026 at 10:55 am

    Evgjiteria e kane ne dor vendin, fusin dhe nja dy melci te bardha sa per garniletyre.

    Reply
  • Bruno says:
    September 6, 2026 at 7:28 pm

    Ktu ska gje per tu habitur,plaku komunist 85 vjecare,e bythe lepirsit e tije jane ortake me k/hajdutin edvin karapushtin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?