Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë: Bordi ka llogaritur çmimin gabim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë: Bordi ka llogaritur çmimin gabim
KronikeLajmi i fundit

Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë: Bordi ka llogaritur çmimin gabim

Published: May 29, 2026
Shpërndaje

Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës. Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi (shiko graf në fund).

Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport e sigurim dhe që e rrisin edhe me 45-50 dollarë për ton çmimin e blerjes (që nga viti 2024, kompanitë e tregtimit ndërkombëtar nuk operojnë më mbi bazën e kontratave FOB, por mbi bazën e kontratave CIF).

- Publicitet -

Ndërsa çmimi i vendosur nga Bordi bazohej në treguesin FOB, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi treguesin CIF. Kjo diferencë, ankohen operatorêt ka krijuar një kosto prej 4.7 lekë për litër, duke krijuar humbje të mëdha për importuesit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë të Financave dhe kryeministrit Edi Rama, që Monitor e ka parë, kompanitë më të mëdha importuese thonë se pasi kërkesat për rishikimin e metodologjisë së çmimit dhe marzheve bruto nuk janë marrë parasysh, ata kanë parashtruar qëndrimin e tyre, duke marrë në konsideratë deri dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë: Bordi

Importuesit ankohen se Bordi i Transparencës, (i krijuar që në vitin 2022), në vendosjen e çmimeve pas riakitivimit në mars 2026 nuk pasqyron kostot reale të operimit të subjekteve në treg, duke mos marrë në konsideratë rritjen e shpenzimeve të shkaktuara nga inflacioni dhe ndryshimet strukturore të kostove gjatë periudhës 2022–2026. Importuesit ankohen se çmimet e përcaktuara nga Bordi kanë qenë dhe vijojnë të jenë nën nivelin e kostos reale, duke shkaktuar humbje të vazhdueshme për kompanitë.

Në shkresë importuesit kanë pohuar se ka  diferenca në përllogaritjen e kostos dhe për rrjedhojë humbje financiare për subjektet e tregut, të cilat janë të dokumentuara me evidenca kontabël dhe dokumentacion doganor. Ata thonë se metodologjia e bazuar në referencën “Platts FOB”, e miratuar në vitin 2022, nuk reflekton realitetin ekonomik aktual të operatorëve, të cilët tashmë importojnë në kushtet e lëvrimit “Platts CIF”.

Ata pohojnë se miratimi i një akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili parashikon krijimin e një Bordi që jo vetëm përcakton çmimet e shitjes së naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, por ndërhyn edhe në përcaktimin e elementeve thelbësore të marrëdhënies kontraktore, përfshirë formën e kontratave (FOB), përbën një kufizim të drejtpërdrejtë dhe të konsiderueshëm të lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Një tjetër elementi që ka rritur kostot reale dhe nuk është marrë parasysh në formulën e Bordit është inflacioni gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative.

Sipas formulës së Bordit, shpenzimet e operimit (marzhi bruto) janë llogaritur në mënyrë të papërshtatshme në nivelin 3 lekë/litër, ndërkohë që bazuar në të dhënat reale kontabël ky tregues, sipas importuesve, duhet të jetë rreth 4 lekë/litër. Në tregun e pakicës, sipas formulës së bordit, shtohet një marzh tjetër prej 12 lekë/litër, që sipas importuesve është i nënvlerësuar pasi shpenzimet arrijnë realisht 15 lekë për litër.   Vetëm nga ky devijim metodologjik krijohet një diferencë prej rreth 4 lekë për litër, e cila përbën humbje të drejtpërdrejtë për kompanitë, pohojnë importuesit.

Si rrjedhojë, operatorët ankohen se Bordi nuk ka llogaritur një kosto prej 8.7 lekë/litër në çmimin final të karburantit (4 lekë nga marzhi dhe 4.7 lekë, nga llogaritje e TVSH-së), çka ka shkaktuar humbje dhe ka bërë që shumë operatorë të vegjël të jenë në prag falimeti.

Importuesit paralajmërojnë se vazhdimësia e kësaj situate, pa një rishikim të menjëhershëm të kuadrit rregullator dhe metodologjisë së përcaktimit të çmimeve, do t’i detyrojë subjektet të operojnë në humbjeje, duke rrezikuar seriozisht vijueshmërinë e aktivitetit të tyre tregtar.

Importuesit kanë paralajmëruar që në rast se nuk merren masa brenda 10 ditëve për të ndalur dëmet e mëtejshme, ata do ti drejtohen gjykatës kompetente për të kërkuar zgjidhjen gjyqësore lidhur me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha pasojave dhe dëmeve të shkaktuara si rrjedhojë e llogaritjes së çmimeve nën kosto. Burimet bëjnë të ditur se deri tani, dëmi i përllogaritur i afrohet 7 milionë eurove.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xxx says:
    May 29, 2026 at 1:18 pm

    oligarket shqiptare te Rilindur nga me gjakpiresit ne bote hedhin ne gjyq qytetaret. Ska meshire perballe fitimit.
    Ne vend te naj mirekuptimii a assistence per kombin qe u ka bere e u jep favore e privilegje te papara askund e vetem shekujt XVI, XII, oligarkia shqiptare herh ne gjyq te varferin popullin shqiptar. Se nuk mjaeon qe e rrjep e shkel me kembe cdo dite, sa po i ikin bijte perjete ne emigrim.
    Ja cfare oligarkie ben ligjin dhe i rshte dhene pushteti ketu, nga nderkombetaret.

    Reply
  • info analitike says:
    May 29, 2026 at 7:08 pm

    e te mendosh qe ne bord jane vete kompanite e naftes qe caktojne cmimet. Absurditete albanistanase

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?