Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompensime për dëmtimin e pronës për shkak të detyrës, zbardhet vendimi i ri për efektivët e Policisë së Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kompensime për dëmtimin e pronës për shkak të detyrës, zbardhet vendimi i ri për efektivët e Policisë së Shtetit
EkonomiLajmi i fundit

Kompensime për dëmtimin e pronës për shkak të detyrës, zbardhet vendimi i ri për efektivët e Policisë së Shtetit

Published: April 18, 2025
Shpërndaje

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin e menjëhershëm financiar, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës për punonjësit e policisë së shtetit.

Në vendim sqarohet se punonjësi i policisë së shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, përfiton kompensim të menjëhershëm financiar deri në 1 000 000 (një milion) lekë, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.

Përfitimi i kompensimit

- Publicitet -

Punonjësi i policisë e përfiton kompensimin e menjëhershëm financiar kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori, ose prona i është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit të saj nga punonjësi i policisë për përmbushjen e detyrave zyrtare;

b) punonjësi i policisë disponon dokument, që vërteton titullin e pronësisë/bashkëpronësisë mbi pronën e dëmtuar, ose provon që këtë pronë e ka në proces legalizimi;

c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

Dokumentet

Për përfitimin e kompensimit të menjëhershëm financiar, punonjësi dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit, duke parashtruar faktin e dëmtimit;

b) Kopjen e shkresës për referimin e veprës penale në prokurori, në rastin kur prona është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij, për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori;

c) Kopjen e noterizuar të dokumentit, që vërteton titullin e pronësisë/bashkëpronësisë së pronës së dëmtuar, apo që provon se këtë pronë e ka në proces legalizimi;

ç) Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.

Komisioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ngre komisionin, i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, si më poshtë vijon:

a) Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

b) Një punonjës nga Drejtoria e Mbështetjes Logjistike;

c) Një punonjës nga Drejtoria e Financave;

ç) Një punonjës nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

d) Një punonjës nga Drejtoria Juridike.

Pranimi i kërkesës

Në rast se komisioni vendos për refuzimin e dhënies së kompensimit të menjëhershëm financiar, punonjësi ka të drejtë të ankimojë vendimin e komisionit pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendos për pranimin ose refuzimin e ankimit të punonjësit. Në rast pranimi, kërkesa për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar i kthehet për rishqyrtim komisionit. Kur nga hetimi apo gjykimi i çështjes provohet se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi i policisë, që ka përfituar kompensim të menjëhershëm financiar, është i detyruar të kthejë në masën 100 % shumën e përfituar.

Vendimi nr.169, datë 8.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare punonjësit të policisë, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës”, shfuqizohet. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës
  • Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat
  • Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Komentet e Fundit

  1. xxx on Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?