Skema e rimbursimit të dritave dhe njëkohësisht përjashtimi nga tarifat vendore u jep mundësi pensionistëve që të marrin deri në 16 për qind shtesë mbi masën e pensionit.
Nga një përllogaritje mesatare, vlera e rimbursimit të energjisë për këtë kategori shkon deri në 1600 lekë në muaj dhe në raport me pensionin mesatar që është rreth 16 mijë lekë, “shtesa” që përfitohet nga kompensimi i dritave është relativisht e lartë, rreth 10 për qind. Por përveç kësaj, pensionistët janë të përjashtuar nga taksa e banesës, taksa e përkohshme për Infrastrukturën Arsimore dhe pagesa e Tarifës së Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave.
Këto të fundit, për të cilat shërben si agjent tatimor Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (vilen në faturën e ujit) përllogariten mesatarisht në vlerën e 900 lekëve në muaj. E nëse mblidhen të dy kompensimet për pensionistët, ato në faturën e ujit dhe energjisë elektrike, masa e përfitimit shkon deri në 2500 lekë në muaj, vlerë e cila përkthehet në një masë prej thuajse 16 për qind shtesë mbi pensionin.
Përveç 648 lekëve në muaj që pensionistët marrin prej reformimit të skemës në 2015- n kur u hoq edhe fasha, pensionistët marrin edhe disa kompensime të tjera në vlerë më të ulët, të lidhura ndër vite. Kështu pensionistët marrin 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionistit. Pra, është rreth 1600 lekë shuma që përfitohet shtesë e që ndikon në masën e pensionit në kushtet kur nuk ka politika të mirëfillta rritje, por vetëm indeksim bazuar në normën e inflacionit. Për të përfituar, duhet të përmbushen vetëm dy kushte. Kjo vlen për të gjithë ata që dalin rishtazi në pension. Së pari, duhet që pensionisti të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit.
Kushti tjetër është që fatura e dritave dhe shtëpisë për të cilën do paguhet taksa, të jenë në emër të pensionistit. Në rastin kur janë dy pensionistë, pra burrë e grua, kompensimin e përfiton vetëm njëri prej tyre. Në tabelë janë të listuara edhe dokumentet që duhet të dorëzohen në sportalet e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve.
TAKSA
Janë mbi 140 mijë pensionistë në të gjithë vendin, të cilët përveçse janë në skemën e rimbursimit të dritave, nuk preken as nga taksa e banesës, taksa e përkohshme për Infrastrukturën Arsimore dhe pagesa e Tarifës së Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave, të cilat kanë një vlerë rreth 900 lekë në muaj. Kujtojmë që taksa që aplikohet për banesën nuk është e njëjtë për të gjithë. Nisur nga tabela zyrtare me çmimet për çdo zonë kadastrale, për sipërfaqen 100 metra katrorë, taksa e re që rëndon në xhepat e konsumatorëve varion nga 3000 lekë deri në 9500 lekë në vit. Pensionistët kryefamiljarë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit, janë të përjashtuar nga ky detyrim.
Ata po ashtu mund të shmangin “Taksën e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore”, e cila është 150 lekë në muaj dhe “Tarifën e Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”, 417 lekë në muaj. Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm nga përjashtimet e taksave bashkiake, një pensionist kryefamiljar mund të shmangë nga fatura mujore rreth 900 lekë detyrime. Edhe në këtë rast, për të përfituar mjafton vetëm që kryefamiljari të jetë pensionist dhe në certifikatën familjare të jetojë i vetëm ose me bashkëshorten, (po pensioniste), ose asnjë nga familjarët e tjerë të mos ketë të ardhura.
APLIKIMI PËR PËRJASHTIMIN NGA TAKSA E SHTËPISË
DOKUMENTET QË DORËZOHEN NË GJENDJEN CIVILE:
Certifikatë familjare.
Fotokopje e kartave të identitetit e pensionistit kryefamiljar dhe personave që ka në ngarkim).
Fotokopje e librezës së ujit (faqja e parë dhe e fundit e librezës).
Faturë pagese e muajit të fundit nga UKT (detyrimi mujor në emër të kryefamiljarit).
Librezat e pensionit për pensionistin kryefamiljar dhe bashkëshorten (nëse jeton).
APLIKIMI PËR KOMPENSIMIN E DRITAVE
Pensionistët duhet të paraqesin në Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit:
Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.
Certifikatën familjare për invalidët.
Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.
Fotokopje e librezës së energjisë elektrike, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.
j.l./ dita
kushtet e ketyre… sa pleq jane te pastrehe o Rama qe edhe u mohove shtepine e tani e perdor si kusht tu mohosh bonuse… je qeveri kushtesh… hipokrizi e demagogji komplet
Pensionistët që kanë dalë deri në 31 12 2014 janë të penalizuar nga ligji kriminal i vendosjes së pensionit tavan,qeveria çfarë masash duhet të marri për këtë kategori pensionistësh.
Mofifiko ligjin egzistues qe ka krijuar pabarazi te theksuat per pensionistet kur nje kapter ushtrie merr dyfish te nje specilisti me kontribute ne ekonomine e vendit etj etj mos u tallni me me pensionistet.
PENSIONISTI QE JETON NE BANESE ME QIRA
PA FEMIJE VETEM ME TE ARDHURAT E GRUAS DHE PENSIONIN 10 000 LEK NE MUAJ CFARE PERFITON
A PERFITON DICKA NGA DRITAT UJTI DHE TAKSAT KU PAGESA E QIRASE ESHTE 30 000 LEK MUAJ
Prehe me dhe lutem te shpi me pune elbasani
Prehe me dhe lutem te shpi me pune elbasani dhe. 11650 leke. Une shkolles 2 i vtin top fizike elbasani shpi ?? 0686655038
Bejne propagande te ndyre duke i botuar keto rregulla te vendosura vite me pare,qe te mashtrohen pensionistet sikur do perfitojne prap!
1.Ndaje përfitimin të qart ose na jep kompesimin ne kryefamiliarëve ose na përjashto nga taksat e detyrimet jemi pensionist familiar e kemi detyrime për jetes.Do ndërpriten dhe abuzimet o RAM .Nuk mund të presim nga krimineli.Jepu të drejta kryefamiliarëve PENSIONIST se kemi fëmij në shkolla nuk përballohen…