Ndryshimi i masës së kompensimit të ish-pronarëve, në 10% të vlerës për tokat që kanë ndryshuar zërin kadastral, shkaktoi debate në komisionin parlamentar për çështjet ligjore.
Opozita kërkoi që ish-pronarët të kompensohen sipas çmimit të tregut aktual me 100% të vlerës së pronës, propozim i cili u hodh poshtë nga mazhoranca duke argumentuar se mundësitë e shtetit shqiptar janë të limituara.
Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet për kompensimin e ish-pronarëve. Akti i ardhur në parlament nga qeveria ndryshonte formulën e përllogaritjes së kompensimit për tokat që kanë ndryshuar zërin kadastral, duke caktuar se kjo nuk duhet të jetë më shumë se 10% e vlerës aktuale, pikë kjo që ndezi edhe debatin në komision.
“Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon, pse jo, qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave. Të mos jepet asgjë! Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave. Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD”, tha Alibeaj.
Retorikën politike Enkelejd Alibeaj e konkretizoi në amendament ligjor duke kërkuar ndryshimin e masës së kompensimit. “E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10. Me një 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%”. “Pa diskutim të ishte mundësia që të shkonim edhe tej këtyre limiteve, por kështu është vlerësuar edhe nga Gjykata Europiane të drejtave të njeriut, ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe mundësitë e shtetit shqiptar për një shpërblim të drejtë”, tha Klotilda Bushka.
Propozimi i demokratëve u hodh poshtë nga ana e komisionit nën argumentin e pa mundësive financiare. Sipas ndryshimeve të miratuara, parashikohet gjithashtu edhe rihapja e afatit për shqyrtimin e dosjeve deri në datën 31 dhjetor 2024.
o.j/dita

sqarimi znj.Klotilda Mushka nuk eshte i sakte : GjEDNJ ka vendosur qe vlera e kompensimit te pronareve te jete “jo me pak se 10% te vleres aktuale te prones “
E lane pronarin e vertete te tokes me vetem 10% dhe jua japin token hajdutave e malokeve te Sali Berishes. U shofshit me rrace e poshter.
Kush ja jep token malokeve te Sali Berishes o kelysh kurve.
Shumë individë bëjnë keto pyetje:
1. Si percaktohet “vlera e tokes” ne varesi te pozicionit te saj?
2. A eshte e “njejta vlera e nje toke”,
Që në këtë moment konsiderohet “toke bujqesore”,
Por se shpejti do futet brenda vijes se verdhe te nje qyteti,
Si Tirana, Elbasani, etj dhe
Do shndrohet ne truall ndertimi?
3. Nje toke qe ju mor pronareve nga regjim komunist pas viti 1950,
dhe “nuk ju dha asnje lloj demshpreblimi”, a do i meret perseri tani,
Dhe do shperblehet me 10% të vleres së sajë?
4. Atehere token e “Vodhi Shteti Shqipetar”
Tani, po ato “Ish viktima”, do ndeshkohen per here te dyte.
5. Ne “Vendet Demokratike” ka nje ligj qe thote:
“Nje Individ nuk mund te denohet dy here per te njejtin krim”.
6. Ish pronaret e paten vene pasurine me nje “pune te jashtezakoneshme”.
Tani ato do trajtohen me keq se kriminelet ne vendet demokratike.
7. Po perpiqen te fillojne nje lufte te re klasash:
* Perfitusë dalin hajdutet, mashtrusit, drejtusit jo kompetente,
me teseret e partive.
* Viktimat jane po ato te kohes se Enverit.
8. Pjesa e “Borxheve të Shqiperise”, qe eshte krijuar,
Per shkak te “vjedhjeve dhe keq administrimit”,
Do i paguajne perseri: “Ish Armiqt e Klases”
9. Ato qe perfunduan burgjeve ishin me fatkeqet,
Por edhe familiet e tyre kane patur nje jete,
“Shum te Veshtire”.
10. Un besoj se parlamenti do gjeje nje zgjidhje te pershtateshme,
Nuk do behen bashkeautore me regjimin e kaluar “qe besoj” se
moralisht e “kane denuar”.
Marrite e paudhesit e ligesis se politikes shqiptare s’kane te ndalur-sikurse ligji per demshperblimin e pronareve te tokave me 10 perqind te vleres te tokes te xanun prej dhunuesve te ligjeve, pra grabitesve te veshur me pushtet. Ne moralin e shtetit eshte ti njohe pronen pronareve dhe tu japer te drejten ku ne to te srehohen edhe grabitesit e saj, shkelesit e ligjit. Vetem atehere kane bere detyren para shtetit te se drejtes. Ndryshe me kete ligj politika e ps-s verteton bashkepuntor me krimin me ndergjegje nga fuqia e pushteteve, qe shum shpejt do t’vendosen ne bangen e drejtesis si diligjues i bandes korruptive kriminale me ze e deshmi te gjalla. Historia ka vertetu se kur te zgjedhurit e popullit kthehen ne diktatore e grabites, ne vend qe t’mbeten sherbetor te popullit, gjithone kane patur fundin ne bangen e drejtesis dhe shpin pa qera.