Shumica socialiste krahas miratimit të projektligjit propozuar nga Autoriteti i Dosjeve që i hap rrugë bërjes publike të emrit të bashkëpuntorit të ish-Sigurimit politikanit, me inicialet IM, pritet të shkojë edhe më tutje.
Mes rreshtave këtë e paralajmëroi kryeministri Edi Rama.
“Kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë. Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).”
Megjithëse kryeministri nuk jep detaje specifike, një burim pranë PS në dijeni të kësaj iniciative tha se bëhet fjalë për vendosjen e një neni në Ligjin e Dekriminalizimit për ndalimin e kandidimit për poste publike, përfshi atë deputetit, të të gjithë atyre të cilët kanë mbajtur pozicione partiake në Partine e Punës së Shqipëri.
Një i tillë aktiv në politikën shqiptare dhe po ashtu deputet në Kuvendin e Shqipërisë është ish sekretari Partisë së Punës Sali Berisha.
Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH.
Pas antarësimit në Partinë e Punës Sali Berisha u zgjodh më pas 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë ku ai punonte si mjek.
Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpuntorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj.
Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht.
Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti e ti jap fund të qënurit deputet të Non Gratës amerikane Sali Berisha.
Edi Rama la të kuptohet se legjislatura e ardhshme parlamentare që pritet të nis në shtator do të ketë prioritet këtë çështje.
Megjithatë burime nga PS i thanë mediave se nuk e përjashtojnë mundësinë e skenarit për mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve dhe parlamentit në Gusht një seancë të posaçme për miratimin e dy projektligjeve që vinë nga autoriteti dosjeve dhe një tjetri për dekomunizimin me propozues fraksion Alibeaj në PD.
Qëndrimet e deritanishme të Enkelejd Alibeajt në parlament e më pas ato të Kreshnik Collakut janë në një gjatësi vale me ato të shumicës socialiste për miratimin e projektligjeve me propozues Autoritetin e Dosjeve.
Një situatë win win si për PS në miratimin e dy projektligjeve edhe me votat e fraksionit Alibeaj ashtu edhe për deputet e tij demokratë në miratimin e dekomunizimit.
Kam thene shume here ne komentet e mija. Urime me ne fund! Edhe PD jo e Saliut duhet te paraqise nje drafte per ne kuvend dhe keshtu i kthehemi demokracise pa dy hajdutet dhe vrasesit, perderisa SPAK-un s’po e lejojne te veproje per SALI-Flori,duhet te veproje vete pjesa tjeter e shtetit shqiptar per t’i larguar keto qenije prehistorike nga politika,spse kane mbledhur rreth vetes llumin e kënetës shqiptare!
Atdheu ne rrezik. Sic ka thene Mut Nano ne 20013 te mblidhemi te gjithe njerezit me te mire te ketij vendi,ku jemi e ku s’jemi kunder dyshes famekeqe Berisha- Meta. Me qe mu kujtua kush na solli ne pushtet ne 2013? Kushe e zgjodhi Meten kryetar kuvendi,president te republikes? Kush hengri ngjale ne Lalez ne 2013 ? Sali Vicidoli dihet.
Saliu ,sipas mendimit Tim,nuk e meriton te jete deputet dhe politikan sepse-ka qene qe heret agjent i spiunazhit jugosllave,UDB-ka qene spiun i infiltruar ne sigurimin e shtetit,me nje qellime te caktuara,udheheqjen e kohes-kontrabande e organizuar Karburantesh dhe armesh,si rruge per perfitime personale e familjare- perfshire ne korrupsion per interesat familiare,Duke shperdoruar postin zyrtar-organizimi i 1997 veriut kunder jugut dhe humbja e jetes te mbi 3000vetave- E fameshmja 1998,grusht shtetit i realizuar-vrasjet ne tropoje-gerdeci-21 janari.
Por nuk duhet te denohet se ishte komuniste.Kjo i perngjet ligjit te Agjitacionit dhe propogandes,eshte ne kundershtim me parimet baze te demokracine pluraliste dhe perben shkelje te te drejtave te njeriut.Asnje nuk Ka te drejte qe per hir te urrejtjes ndaj ideologjise komuniste te privoje te drejten e besimit ne kete ideologji dhe te organizimin te Partise komuniste.Kjo nuk eshte asgje tjeter vecse fashizmin. Por ,theksoj,Saliu asnjehere nuk Ka qene komuniste i vertete,por i infiltruar i armiqve te shqiperise ,si rruge per realizimin e nje detyre te ngarkuar.Eshte populli qe zgjedh se ciles parti do ti besojme.Cfare beri me teper Hitleri dhe Musolini?Ne kohen e tyre gjermania dhe Italia paten zhvillimet ne potencialin ekonomik .Por organizimi dhe zhvillimi i luftes se dyte ,krimet e kryera si dhe terrori fashiste mbi ATA qe nuk besonin ne ideologjine e tyre fashiste i bene qe te urrehen nga popujt.Po nje te drejte e Kane,sepse ideologjia dhe partite fashiste i Jane futur politikes dhe fitojne terren kudo ne Europe,Jane futur ne parlamenti dhe synojne pushtetin.Kjo ndodh Edhe ne Shqiperi.Ndaj flitet vetem per dekomunistizimi dhe ASPAK per defashistizim
Vertete tragjike por edhe komike. PD dhe PL parti komuniste, te perbere nga komuniste te vjeter te partise se punes. Po cfare ka thene sala deri tani, apo ja ka fut ashtu kot fare. Dekomunistizimi i tyre eshte detyre imediate e shqiperise. Nuk mund te lejojme me rikthimin e komunizmit ne pushtet.
Siç po duket,Spiunëve në Shqipëri do ju dali joja.Por,Kuvëndi Shqipërisë nuk duhet të shkonte në pushime plazhi.Pasi
muaji Gusht,përveç temperaturës diellore të nxehtë,do do rritë temperaturën politike në çorientimin e popullit.
-Komisioni ligjeve dhe Kuvëndi për një ditë duhet ti çonte autoritetit të dosjeve ndryshimin e Ligjit Bezhani-Mezini për të vënë Komisionin në punë..dhe në shtator lista me 140 deputet të ekspozohej pas 32 vitesh pritje..!
-Kështu,do ju mbyllej goja Spiunëve dhe militantëve të tyre..!
-Fakti që IM nuk po tenton të pastroi veten në rrugë të ligjshme.. por merret me korrupsionin Qeveritar para 2018..tregon se SPIUNI ËSHTË KONKRET.
-Uroj që politika shqipëtare 32 vjeçare të Pastrohet nga spiunët e shumfisht..!
FLM DITA.