Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koncert festiv për 65-vjetorin e Organizatës së Veteranëve, Veliaj: Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Koncert festiv për 65-vjetorin e Organizatës së Veteranëve, Veliaj: Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë
AktualitetHistori

Koncert festiv për 65-vjetorin e Organizatës së Veteranëve, Veliaj: Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë

Published: July 21, 2022
Shpërndaje

Me rastin e 65- vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve, në sheshin “Skënderbej” u organizua dje një koncert festiv, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj vlerësoi sakrificat e atyre që e renditën Shqipërinë në anën e duhur të historisë, si dhe shoqatën e veteranëve, e cila mban ende gjallë vlerat më të mira të Luftës Nacional-Çlirimtare.

“Është detyrë e nipave dhe e mbesave që të futemi në Europë; në atë Europë, në të cilën Kryeministri Rama bëri një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz. Rinia jonë nuk është vetëm çuna dhe goca me iPhone, që krijojmë aplikacione, por jemi edhe nipa e mbesa veteranësh, dëshmorësh, të atyre që në atë moment të vështirë zgjodhën anën e duhur të historisë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë kësaj zgjedhje, Shqipëria është sot më pranë BE-së. “Por fatkeqësisht atë zgjedhje nuk e bënë të gjithë, duhet ta themi këtë vërtetë. Disa bënë zgjedhjen e gabuar të historisë. Por falë atyre që bënë zgjedhjen e duhur të betejës, kemi Shqipërinë që kemi sot, një kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një pajë për çunat dhe gocat, nipat dhe mbesat, që ta çojnë më lart vendin”, deklaroi kreyebashkiaku.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë theksoi se ajo që po ndodh sot në Ukrainë, na kujton se lufta nuk është një përrallë. “Një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku po shkon. Ndoshta, për të rinjtë e sotëm Lufta e Dytë Botërore mund të duket e largët se ka ndodhur 78 vite më parë. Por, në 24 shkurt të këtij viti nisi një luftë tjetër në Europë, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Një komb që harron të luftojë, harron të mbrojë dinjitetin e vet, harron të mbrojë territorin e vet, harron të mbrojë historinë e vet, është gjithmonë peng i fuqive të tjera, që duan ta gllabërojnë, që duan të ndryshojnë kufijtë, që duan të ndryshojnë rendin dhe paqen që kemi në Europë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që u çlirua nga forcat e saj, falë sakrificave të qytetarëve të saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tomorri says:
    July 21, 2022 at 11:33 pm

    Organizata e Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare i ka tradhetuar idealet e asaj lufte legjendare per deri sa ka pranuar te mbeshtese PS dhe kryetarit te saj ballist Edi Rama,qe e ka deklaruar LANC-in si lufte civile dhe Enver Hoxhen si diktator snonim!
    Kjo organizate heshti kur sharlatani Rama nderoi krye kuinslingun ballist M.Frasheri duke u kerkuar trashegimtareve te partizaneve heroike te ulnin kokat para vepres kriminale te ketij antishqiptari!
    Po ashtu keta tru shplare heshten kur rruges se Lavdishme te BARRIKADAVE ne Tirane,ku jane zhvilluar luftime te pergjakeshme per clirimin e Tiranes,sharlatani mashtrues Erion Veliaj ia nderroi emrin duke e zevendesuar me emrin e mjekut Shefqet Ndroqi ashtu sic beri edhe banditi Lul Basha qe i hoqi emrin rruges “Deshmoret e 4 shkurtit” dhe ia vuri “Ibrahim Rugova”!
    Dhe keta veterane degjojne Veliajn,kete armik hipokrit te LANC sikur te jete miku i tyre qe i vuri thiken pas shpine idealeve te LANC-it!

    Reply
  • Tomorri says:
    July 22, 2022 at 4:49 am

    Organizata e Veteraneve i ka tradhetuar idealet e LANC-it!
    Censuroje prap o moderator,se ju keni frike nga e verteta!Vdliaj eshte armik i LANC-it sepse hoqi emrin e rruges se Barrikadave duke i vene fmrin e mjekut Shefqet Ndroqi qe nuk ka asnje lidhje me ate rruge te lavdishme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?