Biznesmeni, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se kompania MABCO Constructions SA nuk ka marrë deri më tani asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.
Në një deklaratë publike, Pacolli e cilësoi të papranueshme që një investitor strategjik të informohet për një vendim të tillë përmes mediave dhe jo në rrugë institucionale.
Pacolli shprehet se, nëse procedura konfirmohet, shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit tregtar ndërkombëtar.
Sipas ish-presidentit të Kosovës, MABCO ka bërë çdo përpjekje për të shmangur një konflikt ligjor dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale, por kjo, sipas tij, është bërë e pamundur për shkak të neglizhencës, heshtjes dhe veprimeve të paligjshme të disa përfaqësuesve shtetërorë.
Reagimi i Behgjet Pacollit:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor.
Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.
Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale. Fatkeqësisht, përballë papërgjegjshmërisë, heshtjes dhe veprimeve të paligjshme të disa përfaqësuesve shtetërorë, çdo mundësi për zgjidhje është mbyllur.
Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e veprimeve të elementëve që, nën mbulesën e institucioneve, kanë vepruar jashtë ligjit, si dhe e dështimit të një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit.
Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë, sepse ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.
MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroportit.
Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfundonte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën.
Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.
Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë dhe me parimin universal të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.
Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë provat dhe faktet qe posedon kunder seicilit qe ka shkaktuar këtë skandal të turpshëm e deri të ARBITRAZHI tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqesuesve të institucioneve shtetërore.

Ta vodhen lopen o Bexhet?Arbitrazhet jane bere mullar.Populli do i paguaje.
Zoti Demo,
ju kam shkruar ne messenger. Ju lutem te me ktheni pergjigje.
Ky edhe Kosovën e ka hedhur ne arbitrazh. Eshte prorus. Ka te drejte. Qeveria jone e mbeshteti, por gaboi.
ja ndertove falas aeroportin rames, gjoben e paguan populli, fitimet e aeroportit i mer qeveria kriminale e PS. Skene. tipike mafioze. SPAKu duhet djegur bashke me maloket qe ka brenda.
Këtij kwazi biznismeni ku veq ndërtimtarisë dhe aferave si të vetmet mundësi mashtrimi e fitimi s’din tjetër shteti i dha mundësi investimi dhe fitimi kurse ky mashtrimin dhe dëmtimin po s ndërhy shteti ky aeroport do të mbetet për dekada si gropa e Hajdin Sejdisë
Me 1 pare hyn ne valle, jep 1000 e nuk del dot. Kshu vajti dhe puna jote z. Bexhet. Hyre ne valle te keqe me cuba shkije.
Arbitraxhi bechetit, Arbitrazhi bexhetit, Open Ballkan i Vucicit, Ambasada Serbe ne Shkoder, jane bamiresira nga Ramuti per popullin qe e do shum.
Pislliku Valon Ademi u ka shartuar me mafiet shqipe, ndaj i eci me Ministrin e Ballukut, e njohin eren e nj tj.
Këtij kwazi biznismeni ku veq ndërtimtarisë dhe aferave si të vetmet mundësi mashtrimi e fitimi s’din tjetër shteti i dha mundësi investimi dhe fitimi kurse ky mashtrimin dhe dëmtimin po s ndërhy shteti ky aeroport do të mbetet për dekada si gropa e Hajdin Sejdisë
Po merr vesh demo nga messengerat o Arnold?Demo mezi shkruan opinionet ne kete fletore te gatshme te gazetes Dita.
Kur te vijne nipa mbesa nga pushimet,qe te me shohin a jam gjalle,,Ata i dijne messengerat,tik-tokat,se me paguajne edhe internetin.
Juve ju paçim shtylle se na hapet syte me librat tuaj ashtu dhe me komentet qe beni tek faqja e gazetes dita.
BESOVE EDVININ BEHGJET,U MASHTROVE NGA I PABESI MASHTRUES.
Doli dheBejgjeti IDIOT në bisnrs për të tallur Qeverinë Rama.Mori si koleg malokun idiotin tjetër,duke penguar ndërtimin e Aeroprtit.
Se kan konyrsdita idiotët sherrxhij të KOSOVËS,Nuk ka faje Qeveria.
Problemin e kan bër KANCER Gjykatat e Saliut 92 dhe jo qeveria.
MINISTRIA,QEVERIA JU KA DALË BORXHIT DISA HERË DHE VENDOSI SFAT PËR PËRFUNDIMIN E OBJEKTIT STRATEGJIK.
TANI LEPURI BEHXHET KËRCËNON ME ALBITRAZH,QË TI NDAJNË DOLLARËT BASHKË TË DY KOSOVARËT SHERRXHINJ SI ALBINI ME 7 ZGJEDHJE NË 2 VITE.!
DHE POPULLI SHQIPËTAR PRET NGA BEHXHETËT KOSOVAR DRU ME PRE..AROPORTIN,KUR NIPAT E MI NË VËND QË TË ZBRISNIN NË VLORË,DO ZBRSIN NË TITANË.
DHE UNË DO HEDHI NË GJYQ BEHXHETIN TË PAGUAJ DIFERENCËN E BILETËS TIRANË-VLORË.!
-DHE ANONIMATI D.E.M.O. DO SHPIFI PËRSËRI.!
FLM
ethem matufi nuk rri dot pa rracionin e PILAFIT
Edhe ne rini keshtu ke qene o Ethem apo e ka fajjn mosha?
BESOVE EDVININ BEHGJET,U MASHTROVE NGA I PABESI MASHTRUES.
Behxheti ishte prorus, kete e di e gjithe Kosova. Dhe kete e ka dijte edhe Ramuti.
Kjo eshte thjeshte loje e filorusve: ramutve e behxhetve. Esht inskenim i antishqiparve ramutve e behxhetve qe te zhvatin popullin shqiptar.
BEHGJET,I ZURE BESE TE PABESIT,EDVIN MASHTRUESIT ,JA REZULTATI,POR POPULLI DO TA VUAJ SI ME BECHETIN.
Gabimi Bexhetit ishte qe nuk vuri ushtare private. Te shpenzosh qindra miliona euro dhe tja lesh pronen ta ruaj policia shkiptare kriminale eshte lajthitje. Te paguante firme private security amerikane te armatosur dhe ta rrethonte mire zonen.
Tani populli i fort skiptar do paguaj faturen.
Arnold rrofsh e te paca me jete,shendet e gezime,se me shton ymrin kur lexon librat dhe shikon dokumentaret pa rrena te demos!
U qame nga Hajdin Sejdia, tani t’i mbushim thaset me euro te birit te tij, Behxhet Pacolli.
Nuk e kuptoj, kush eshte mashtruesi, ai qe ka shkelur kontrates, apo ai qe te ka percaktuar te gjitha rregull at dhe kerkesa, te cilat ti Bexhet dhe aleatet e tu I keni shkelur. Shqiperia kerkon te e e ne kohe dhe me kohen. Ti è pengon. Dhe Shqiperia duhet te prese sa te te ngrihet ty qejfi. Kur more ti koncesionin dhe punoje, kur shkelje kohen pare, shume komentues, perfshi dhe Demot, thane se prapa teje dhe te tjereve Jane ruset. Dhe cfare nuk thane per qeverrine dhe Edin, si te lidhur me ruset. Tani Na del qe ti qenke viktimes e Edit. Dhe pse? Duhet te behej fluturimi I pare ne mars dhe nuk e realizove perfundimin as Ne grusht, por kerkon edhe nje vit tjeter. E pse duhet te perkedhelesh ti dhe Ata te tjeret? Per te sabotuar Shqiperine. Nese eshte keshtu, e qellimeshme atehere mire te Kane thene se je agent rus dhe duhesh perzene nga Shqiperia. Nuk paska pasur faj AnaOksa qe te ka lene. Per ty, rrofte leku.
Pacolli ka gruàn ruse dhe perben rrezik stratégie. Tani u zgjua Tirana dhe do te paguaje vetem qe rreziku rus nga flota ajrore ne vlore te largohet dhe nato do te qetesohet.
Mos e harro kete gje panoplie eshte nje gje shume e madhe per ty dhe se mban dot.
Trapajan,,demo kurre nuk ka komentuar bysnesin e Pacollit,,Kurre nuk ka komentuar kontratat dhe investitoret e Aeroportit te Vlores,,thjesht se nuk kam haber nga kontratat,prandaj mos me ngatrro kot .
Epo gjysmaket albaneze i qajne hallin Bexhetit.
O popull debil, do e paguani ju Bexhetin dhe Ramen
Eshte e kopsitur, nuk kuptoni?
Dalin gjysmaket dhe i drejtohen Bexhetit, sikur eshte per ti qare hallin
Eeeeeeej, e keni ju brenda, jo Bexheti..
Nuk është kthyer çështja e aeroportit turistiko strategjik të Vlorës në çështje arbitrazhi përsëri nga padija dhe gabimet e mosmarrveshjet, është një komplot kusarie i përsëritur disa herë stisur përsëri nga kryehajduti Edi Rama , hajduti Begjet Pacolli dhe hajdutët gjykatës të arbitrazhit ndërkombëtar dhe të jeni të sigurt në gostin për ndarjen e miljonave vjedhur popullit “çyryk” shqipëtar pjesën kryesore do ta mar shkencëtari i parë në botë dhe në histori në fushën e kusaris moderne Edi Rama pasuar nga Begjeti dhe skuthët gjykatës.
Njerëz, si thoni kaq budalla është kusari i sofistikuar Rama sa t’ja heth hajduti italjan Beketi, joooo……ata vetë e kanë stisur me mënçuri hajdutësh aferën dhe po ndajn miljonat vjedhur me lezet fukarenjëve shqipëtar?
Priteni kur të mar edhe zoti Ethem na Çorrushi disa miljona nga gjoba se…….tmerr dhe më vjen keq që niprit e Ethemit që në vënd të zbresin në Akërni afër Çorrushit do të zbresin në aeroportin e Rinasit duke u dëmtuar rëndë financiarisht për koston e udhëtimit për në Çorrush.