Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konferenca e NATO-së në Tiranë, flasin Rama dhe Rutte: Të rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Konferenca e NATO-së në Tiranë, flasin Rama dhe Rutte: Të rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike
Lajmi i funditPolitike

Konferenca e NATO-së në Tiranë, flasin Rama dhe Rutte: Të rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike

Published: October 9, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po mban sot konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike, ku kanë marrë pjesë anëtarë nga 32 vendet e Aleancës.

Në fjalën e tij hapëse me anë të një video-mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka deklaruar se duhet që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kibernetike.

Rutte thekson se vendet e aleancës janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre, por shtoi se asnjë nuk qëndron i vetëm përballë sulmeve.

- Publicitet -

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë pas sulmeve kibernetike nga Irani, ka mbrojtjen më të mirë kibernetike.

Rama theksoi në fjalën e tij përkushtimin e Shqipërisë, për rritjen e kapaciteteve ndaj mbrojtjes digjitale.

Në fund Rama tha se Shqipëria u bë një nga vendet e para që solli shërbimet online, ndonëse nuk kishte asnjë sportel për ofrimin e tyre më parë.

“Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë. Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë,” tha Rutte.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është e para që solli shërbimet online, ndonëse nuk kishte asnjë sportel për ofrimin e tyre më parë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibenetike, kryeministri Rama vlerësoi edhe përkushtimin e Shqipërisë, për rritjen e kapaciteteve ndaj mbrojtjes digjitale.

Për këtë Rama përmendi rastet e 48 sulmeve kibernetike, me të cilat është përballur vendi më parë. Ai tha se ngritja e një sistemi mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike ishte një synim dhe investim, për të parandaluar situata të tilla.

“Është një nder të kesh kaq shumë shtete miqësore të mbledhur këtu dhe është kënaqësi që t’iu mbështesësh. E para do të thoja që qeveritë marrin meritën ose fajin për atë që duhet, por kurrë nuk marrin meritë për atë se çfarë parandalohet. Nëse qeveritë do të gjykoheshin mbi të dhënat reale për ato që pritet të parandalojnë, mendimi do ishte shumë më ndryshe. Ndryshe nga shumë ju, ne na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kiberentik që synoi infrastrukturën tonë digjitale.

Ne kemi investuar në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve. U bëmë nga të parat vende që nuk kishin sporteleve për shërbime dhe sollëm 90% të tyre brenda në xhepat e tyre. Ky ishte synimi një investim i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar të them që kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse të sulmeve kibernetike të NATO-s. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por kemi arritur t’i sprapsim. Kemi pasur 48 sulme që kanë lënë gjurmë, por nuk kanë lënë asnjë pasojë. Jemi mes të mirëve. Jemi mes të parëve që kombinuam sulmet kibernetik me inteligjencën artificiale. I mbijetuam një sulmi kibernetik që na vijn në shëngjestër çdo ditë,” tha Rama.

j.l./ dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mos e besoni po deshet says:
    October 9, 2025 at 9:18 am

    Kot shqetesohen e frikesohen ne NATO, kur gjithe ato sulme kibernetike nga Irani mbi Shqiperine e kjo e fundit ka mbrojtjen me te mire kibernetike ne NATO (mos e besoni po deshet, po e thote me gojen plot Rama vete) te rrijne rehat te gjithe te tjeret.
    Ne fund te fundit, vetem ne Sulltanatin e Rames jane strehuar ato Muxhahedinet iraniane, te tjere vende nuk jane aq te marrosur sa ta vendosin vehten para rrufepritesit te sulmeve kibernetike iraniane, EDI Rama dora vete.

    Reply
  • demo says:
    October 9, 2025 at 10:14 am

    Mos e qaj lart e mbi dhe,
    por qaje sikunder qe!
    Vur nje qen me ere tek dera gjykates dhe ndac vuri tabele KIBERNETIK,ndac quaje INTELIGJENCA ARTIFICIALE.
    mE skaner KIBERNETIK kaloi ay me kobure,por nga dhembet e qenit nuk shpeton dot.
    Dhe Ato Regjistrat e pronave mos i bej me elektronike se zhduken Serverat,.Beji me pene e me boje si ne kohe te Zogut.
    Kane mijra vjet Regjistrat e Pronave te Hamurabit e nuk jane zhdukur.Vetem Berisha me pishtar ne dore,se e kane zanat si Familje,.Berisha dogji Malsine,Berisha do djegi Shqiprine-tha Ai plaku Tropojes ne Janar 1991.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?