Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjinushi: Në aktet e BE do të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjinushi: Në aktet e BE do të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe
AktualitetPolitike

Gjinushi: Në aktet e BE do të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi njoftoi sot se Shqipëria do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që në çdo dokument apo marrëveshje zyrtare me BE, të përdoret gjuha shqipe e njësuar.

Në konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Drejtshkrimit që u zhvillua sot në Tiranë, Gjinushi tha se gjuha është baza e kombit.

“Së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kemi punuar për t’i dhënë kësaj ngjarjeve vëmendjen e duhur. Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në Kongresin e gjuhës shqipe 50 vite më parë. Gjuha është baza e kombit shqiptar. Gjuha është së pari e lidhur me identitetin.

- Publicitet -

Shqiptarët, të orientuar tërësisht drejt një bashkësie të qytetëruar evropiane, siç është Bashkimi Europian, do të bëhen pjesë e saj jo si toskë e gegë, por si shqiptarë e si një komb. Në aktet e Bashkimit Europian dhe në sallat e vendimmarrjes europiane për ta do të ketë një sportel gjuhësor, një kabinë të vetme përkthimi, dhe në to do të përdoret shqipja e njësuar letrare, siç po kërkohet edhe institucionalisht. Gjuha e bashkimit do të kthehet në gjuhë të integrimit”, tha Gjinushi.

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Me këtë rast, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 2:06 am

    Skender Gjinushi si nuk po nuk i zhduk fare nga politika ky njeri. Politikan si amfibi Salamanka qe ka nje histori shume interesante.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 11, 2022 at 5:42 pm

    Propozim i drejte, per te eleminuar mundesine
    e çfrytezimit te konceptit Toske e Gege”,
    ne tentativat qe mund te behen, per te na perçare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?