Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Emiliano Shegës! 31-vjeçari u kap në Angli me 10 mln £ kokainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Emiliano Shegës! 31-vjeçari u kap në Angli me 10 mln £ kokainë
AktualitetKronike

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Emiliano Shegës! 31-vjeçari u kap në Angli me 10 mln £ kokainë

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri në pronësi të 31-vjeçarit Emiliano Shega, i dënuar për trafik droge, në Angli, Holandë e Shqipëri. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kanë sekuestruar në kuadër të operacionit “Fasada”, 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë; 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë; 1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin; 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

Shega, banues në Peqin, është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve. Emiliano Shega është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike kokainë me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilin ishte vendosur edhe një divan.

Njoftimi i DVP Elbasan:

- Publicitet -

Konfiskohen pasuri me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të një shtetasi me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 3”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 3”, kanë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e shtetasit E. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin. Shtetasi E. Sh. është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve. Konkretisht, në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur konfiskimi i pasurive si më poshtë:

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;
1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;
2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;
1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;
1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjatë kësaj jave, në kuadër të operacionit “Fasada 2” janë sekuestruar pasuri me vlerë 400 000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?