Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës!
BoteKryesore

Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës!

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Ndërsa është bërë një javë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Shqipëria është pozicionuar haptazi përkrah Izraelit. I pyetur nga gazetarja Alice Taylor në podkastin “Inside Albania”, kryeministri Edi Rama shpjegoi me pak fjalë përse Shqipëria mban këtë qëndrim.

“Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se ata njerëz [izraelitët] luftuan për mijëra vite për të pasur një shtëpi dhe për t’u kthyer aty”, tha ai.

Sipas Ramës, në konfliktin për territor mes palëve, edhe palestinezët meritojnë të kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi.

- Publicitet -
“Absolutisht nuk ka kuptim të kthehesh në shtëpi pa gjetur një zgjidhje që edhe të tjerët të kenë pjesën e tyre në atë hapësirë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Jemi në një botë të lirë, ku ekziston shansi. Por padyshim nuk ka shanse për ta relativizuar dhe normalizuar situatën, si dhe për të shkuar në ekstremin tjetër. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen,” theksoi Rama.

I pyetur nga gazetarja Alice Taylor, nëse është takuar me ambasadoren e Palestinës në Tiranë pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Rama u përgjigj kështu:

 

“Ajo është një grua shumë e këndshme dhe kam shumë respekt për të. Nuk ka kërkuar të më takojë. Nëse më kërkon, do ta takoj me kënaqësi.”

 

Kryeministri ndau edhe një histori të përpjekjes për paqe mes palëve, që presidenti Bill Clinton ia kishte treguar në darkën e organizuar për nder të vizitës së tij historike në Tiranë në korrik.

 

“Presidenti Clinton më tregoi se pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kishte në tavolinë marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, se do e firmosnin. Yasser Arafat ra dakord, se do e firmoste. Një ditë më pas, Yasser Arafat e telefonoi dhe i tha se pavarësisht faktit që Clinton kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, ai nuk do ta firmoste.

 

Clinton e pyeti nëse Arafat ishte i vetëdijshëm se kjo mundësi e artë ndoshta nuk do të vinten më në tavolinë dhe Arafat i tha se e dinte por nuk do firmoste. Shikoni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund,” shtoi Rama, duke sqaruar se Presidenti Clinton i kishte lënë porosi për ta përcjellë këtë histori edhe te “miqtë e tij në Kosovë”.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?