Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kongresi i Përmetit dhe tradhtia e elitës së sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Kongresi i Përmetit dhe tradhtia e elitës së sotme
HistoriKryesore

Kongresi i Përmetit dhe tradhtia e elitës së sotme

Published: May 25, 2026
Shpërndaje

Nga Dilaver Goxhaj

Në fillim të vitit 1944 fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë në Evropë nuk kishte front të dytë të vërtetë.  Në Itali trupat anglo-amerikane (gjithsej 10 divizione) kishin përballë tyre vetëm 6 përqind të trupave gjermane (9 divizione).

Ishte “Ushtria e Kuqe ajo që ia theu shpinën makinës gjermane të luftës dhe aktualisht po i mban shumicën dërrmuese të trupave armike në ballë.”, sikundër u shpreh Uinston Çurçilli në Dhomën e Komunave, më 27 shtator 1944.

- Publicitet -

Në këto kushte ishin krijuar mundësitë për rritjen me shpejtësi të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Si kundërpërgjigje, anglezët, ngaqë ishin të bindur se Veriu ishte djepi i monarkisë, vendosën të bënin barikadë për Frontin Nacionalçlirimtar, ngaqë në krye të tij ishin komunistët, PKSH-ja. Për këtë qëllim ata udhëzuan që Legaliteti të bashkohej me Ballin dhe, duke i forcuar me ndihma e propagandë, t’i kundërviheshin Frontit Nacionalçlirimtar.

Paralel, edhe Ahmet Zogu nga ana e tij, pat filluar përpjekjet për krijimin e një qeverie të tij në Londër. Parimisht anglezët nuk kishin ndonjë kundërshtim për ta njohur ish-mbretin si kryetar të ligjshëm të shtetit shqiptar, por nuk e miratuan duke e parë se Zogu nuk gëzonte popullaritet në Shqipëri, por përkundrazi, urrehej, pse e pat tradhëtuar popullin më 7 prill 1939.

Qëllimi anglezve ishte që edhe në Shqipëri të realizonin në fund të asaj lufte atë që bënë në Greqi, të futeshim në luftë civile. Prandaj PKSH-ja i parapriu asaj tragjedie kombëtare, dhe vendosi të thirrej me urgjencë një kongres kombëtar për hedhjen e themeleve të një shteti demokratik-ligjor.

Nga ana tjetër, kryetari i Balit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, i këshilluar nga anglezët, në shkurt 1944 i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut, nëpërmjet oficerit anglez, që ndodhej në qarkun e Vlorës, të dërgonte në Kajro Skënder Muçon, “për të diskutuar mundësinë e një Federate Ballkanike”, me shpresë se do të përkrahej nga anglo-amerikanët, njëkohësisht për të siguruar “ndihma të menjëhershme”.

Por anglezët nuk kthyen përgjigje as po e as jo, pasi kishin hallin se diskreditoheshin, por intensifikuan çdo ditë e më shumë propagandimin sa më pozitiv për Legalitetin dhe Ballin përmes B-i.B-i.S-së, të cilën u detyruan ta ndërprisnin në fund të qershorit 1944, kur Balli dhe Legaliteti ishin diskredituar si pararojë e nazistëve.

Njëkohësisht, kryetari i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, për të realizuar sa më shpejt asgjësimin e UNÇSH, në fillim të muajit prill 1944 filloi nga përpjekja për t’u lidhur me reaksionin grek. Qëllimi ishte që, me forca të bashkuara të armatosura të të dy vendeve të shkatërronin LANÇ-in në Shqipëri dhe Greqi. Madje propozuan që të krijonin edhe një federatë greko-shqiptare, duke shprehur dëshirën që të përfshihej edhe Turqia. Dhe për ta realizuar sa më shpejt krijimin e federatës greko-shqiptare krijuan një komision të përbërë me përfaqësues të Ballit, të qeverisë kuislinge dhe të Legalitetit. Dhe në fillim të prillit 1944 filluan bisedimet në Selanik.

Por ajo që e bënte situatën politike në Shqipëri edhe më të rrezikshme për pavarësimin e saj, ishte nisma e të gjithë kuislingve dhe organizatave tradhëtare për të nënshkruar një akord me qeverinë greke në Kajro, përmes të cilit t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturin Vorio-Epir, duke e futur vendin tonë në suazën e mbretërisë greke, me të drejta “autonome”.

Por Nacionalçlirimtaria i kapi qysh në fillesa përpjekjet e tyre, gjë që ajo orvatje dështoi. Dhe këtë dështim e pranon vetë edhe gazeta “Vradhini”, që botohej në Athinë, e cila shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte definitivisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.

Madje regjenti Mehdi Frashëri hartoi dhe shpalli me bujë një “reformë agrare” për të gënjyer masat fshatare.

Në këto kushte delte urgjentisht e nevojshme të ndryshohej gjendja në favor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Frontit Nacionalçlirimtar. Dhe kjo duhej të arrihej duke marrë masa të reja politike dhe ushtarake.

Kështu, më 5 prill 1944, në kohën kur pushtuesit hitlerianë  hartonin planet për një operacion të ri të madh kundër Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm lëshoi një urdhër-dite drejtuar gjithë forcave partizane për t’u hedhur në Mësymje të Përgjithshme.

Repartet partizane kaluan kudo në mësymje: Br.1S çliroi krahinat e Verçës, Quksit, Bërzhestës, Shpatit, dhe bashkë me Br.IVS çliruan Pogradecin. Br.V dhe VI bashkë me forcat e Zonës së parë Operative spastruan krejt krahinën e Himarës e të Mallakastrës dhe dëmtuan rëndë forcat gjermane dhe bandat balliste në afërsi të Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Delvinës, Sarandës, Konispolit si dhe gjatë rrugëve që lidhnin Shqipërinë me Greqinë.

Një varg ndeshjesh me armiqtë u zhvilluan në Pezë e në krahinat e tjera të Shqipërisë së Mesme. Repartet partizane të Korçës zhvilluan luftime në qytetin e Korçës, Bilisht, Ersekë si dhe gjatë rrugës Follorinë-Korçë-Janinë. Br.VIIS zhvilloi një varg luftimesh kundër armiqve në Berat e Kuçovë.

UNÇ Shqiptare gjatë përballimit të Operacionit të Dimrit, (6 nëntor 1943 – 31 mars 1944), ishte rritur edhe me 35.000 luftëtarë të rinj, të cilët ishin inkuadruar në 6 brigada të reja partizane (Brigada II, III, IV, V, VI, VII), si dhe ishin krijuar 4 batalione të rinj, duke e detyruar armikun të mbyllej në qytete. Kështu që, gjatë muajve prill-maj 1944 u çliruan gati të gjitha krahinat në Jug të Shqipërisë, përjashtuar qytetet, dhe u krijuan edhe 2 brigada të reja partizane, (e VIII dhe e XII), ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u gjallërua edhe më shumë lufta çlirimtare.

Në këto kushte Kryesia e  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të udhëheqjes së PKSH, më 15 prill 1944, në Helmës të Skraparit, u vendos thirrja e Kongresit të Përmetit,  për në datën 24 Maj 1944.

*    *    *

Anglezët, duke e parë se UNÇSH po rritej dhe fuqizohej çdo ditë, në prill 1944, me porosi të Çurçillit, dërguan me nxitim pranë kryetarit të Legalitetit, Abaz Kupi, një mision të ri ushtarak me në krye nënkolonelin Bill Maklinin dhe majori Xhulian Emeri, kapiten David Smajli, dy togerë, dy kapterë dhe dy radistë, me shpresën që Lufta Nacionalçlirimtare të mos zhvillohej në Veri në ato përmasa që kishte marrë në Jug dhe në Shqipërinë e Mesme, me synimin që Shqipëria të ndahej në dy minishtete: në Toskëri dhe Gegëri. Për këtë qëllim patën urdhëruar edhe kryetarin e misionit të tyre ushtarak në Shqipëri, majorin Palmer, që të mos e pranonte ftesën e Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit; gjë që anëtarët e misionit amerikan bënë të kundërtën.

Para së gjithash duhet theksuar dhe bërë e qartë, se Kongresi i Përmetit është një prej kuvendeve më të mëdhenj të mbarë kombëtar shqiptar, duke u nisur nga fakti se një ndër ftesat e para, në emër të Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, qe edhe ajo që iu dërgua Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit. Por që nuk u shpjegua kurrë prej tyre mos-ardhja në atë kuvend.

Kryesia e  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar e bëri atë ftesë, me propozim të PKSH-së,   duke ditur qëndrimin e Kominternit (Internacionales Komuniste), i cili prej vitit 1926 ishte shprehur që: Kosova do të duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Por, sikundër e shpjegon politikani filozof Ukshin Hoti, të ftuarit kosovarë nuk duhet të kenë ardhur në Kongres të Përmetit ndoshta se duhet t’i jenë bindur vendimit të Kongresit V të LKJ, i vitit 1941, i cili kishte vendosur që, Shqipëria t’i bashkohej Kosovës për zgjerimin e Jugosllavisë dhe të Sërbisë, dhe jo Kosova Shqipërisë. Qëllimi i LKJ-së ishte: Që të mos ekzistonte më shtet shqiptar.

Dhe më tej Ukshin Hoti vijon: “Legaliteti dhe Balli Kombëtar, flisnin, por edhe shkruanin, se me dëshirë do t’i hiqnin kokën së pari Enver Hoxhës, e pastaj edhe Fadil Hoxhës. Ata mendonin e mendojnë se këta kanë qenë fajtorë për mos bashkimin e  Kosovës me Shqipërinë menjëherë pas lufte. Ata nuk i përgjigjen dot pyetjes, përse të ishte më shumë fajtore Shqipëria sesa Kosova apo dhe Jugosllavia për një rezultat të tillë negativ për shqiptarët menjëherë pas lufte? Përgjigjet e autorëve tanë ndaj këtyre pyetjeve që u shfaqën pas vitit 1990 nëpër faqet e shtypit tonë fajësojnë ish-regjimin komunist në Shqipëri, sipas logjikës së shtetësisë: “ata ishin shtet dhe jo ne.” Nuk është e nevojshme të komentohet se një rezonim i tillë është më së paku naiv, edhe pse e dinin, si qëndrimin e Kominternës prej vitit 1926 edhe vendimin e Kongresit V LKJ.”(U.Hoti, “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, f.189-190).

Sikundër shihet, kjo ftesë dërguar Kosovës është një shuplakë tjetër e fortë ndaj propagandës së kolaboracionistëve, ballistëve dhe zogistëve kundër PKSH dhe Enver Hoxhës.

*    *    *

Prandaj kemi të drejtë të themi se: Kongresi i Përmetit ka të njëjtën rëndësi kombëtare sa dhe Kuvendi i Vlorës 1912, duke pasur parasysh jo vetëm atë ftesë dërguar Kosovës, por edhe kushtet politiko-ushtarake të kohës, mënyrën e organizmit të atij Kongresi, pjesëmarrësit në të, si dhe shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Për të sabotuar Kongresin e Përmetit, kryekolaboracionisti Mit’hat Frashëri, më 10 maj 1944, i nisi letër përfaqësuesit të Ballit në Selanik, Dhimitër Fallos, ku vinte në dukje lidhjen e ngushtë ndërmjet Gjermanisë, Ballit Kombëtar, Zogistave, Bazit të Canes dhe reaksionarëve të Kosovës, ku secili prej tyre kishin dërguar delegatët e tyre për të lidhur miqësi dhe aleanca me reaksionarët grekë si Ralis dhe Zerva, ku shprehën gatishmërinë të nëshkruanin një akord me qeverinë greke në Kajro, t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturën Vorio-Epir dhe ta fusnin vëndin tonë  në suazën e mbretërisë greke, me të drejtën e “autonomisë”. (shih “Zhvillimet politke në periudhën e LANC”, autor Pr.Dr.Shyqyri Ballvora, Dituria, 2004, f.436-437).

Ndërkohë Partia Demokratike dhe ajo Socialiste u kanë ngritur monumente Ahmet Zogut, mbretëreshës Geraldinë, si dhe Mit’hat Frashërit(!) dhe, në anën tjetër, kanë rrëzuar të gjithë monumentet e Heronjve të Popullit të dalë nga LANÇ, përfshi edhe eleminimin e gjithë muzeumeve për Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe asnjë lloj përkujdesje për varrezat e dëshmorëve; në të njëjtën kohë, kanë lejuar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë që bënë krime në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që nesër Grerqia t’i përdori si piramida ndërshtetërore, kur dihet që ka pretendime territoriale.

Dhe vitet e fundit Partia Socialiste (alias “Rilindja”) me ne në krye Edvin Ramën, ka kërkur  bashkimin e Shqipërisë me Serbinë përmes idesë së “Ballkanit të Hapur”! Me këtë kërkesë ka dale edhe ish-Kryeministri i Kosovovës z.Ramush Haradinaj, duke deklaruar: “Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – Serbia të njohë Kosovën.”, (Gazeta Blic, 21 maj 2026)

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj na dalin tash te ideja e vitit 1946, kur Tito kërkonte Federatën Ballkanike ku, “fshihej qëllimi për të zhdukur pavarësinë e shtetit shqiptar.”,( “Histori e PPSH,1981,f.224), si kundër përgjigje, vallë, pse nuk e pranoi Enver Hoxha?

*    *    *

Mund të dalë kush e të na pyesë: Pse e barazoni rëndësinë e Kongresit të Përmetit me Kuvendin e Vlorës, apo ndoshta nga që ai Kongres u organizua me këmbënguljen e PKSH?

Dhe me këtë “argument antikomunist”, kolaboracionstët tanë të vjetër e të rinj, të të gjitha ngjyrave, duan ta përdorin si justifikim se pse në këta 36 vite “demokratikë” nuk denjojnë të nderojnë përvjetorët e brigadave partizane, as datat për çlirimin e qyteteve nga pushtuesit nazifashistë; as festimin e Ditës së çlirimit, 29 Nëntorin; prandaj  janë ngritur “bunker-artet” dhe “shtëpitë e torturave me gjethe”, për një central përgjimesh telefonike; prandaj e kthyen në skrap gjithë armatimin e Ushtrisë Popullore; prandaj kanë eleminuar çdo gjurmë të SHP të UNÇSH; prandaj është zhdukur nga arkivat Arti Ushtarak i Luftës Popullore i vitit 1974, etj.

Madje, më 20 Maj 2026 Edvin Rama në vijim të propagandës së tij “antikomuniste”, deklaroi nga Seuli i Koresë së Jugut: “Në një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë.”( Nga Portali Dukagjini 20 Maj, 2026, 15:38)

*    *    *

Njëkohësisht, me këto lloj prapavijash politike synohet ndarja e Shqipërisë në dy minishtete, në Toskëri e Gegëri, (dukuri e shfaqur edhe në votimet parlamentare, 2025), përveç tendencës për inicimin e luftës civile veri-jug gjatë vitit 1997.

Ngjashëm sikundër tentuan anglezët në pranverën e vitit 1944, ishte edhe shpallja e Tepelenës prej Edvin Ramës “Kamp Aushvic”, (në prill të vitit  2018), ngaqë atje  u internuan një pjesë e familjeve nga Veriu që kishin pjesëtarë në 12-mijë bandat kriminele divirsante ose prej grupeve të 2.500 kriminelëve të luftës, (të arratisur në malet veriore), gjatë luftës 10-vjeçare kundër intervencionit të huaj, (Nëntor 1944-Dhjetor 1953), me qëllim që ato banda të mos kishin mbështetje për kryerjen e vrasjeve në popull dhe djegie të shkollave e institucioneve shtetërore. (Shih. “Kur shkatërrimi vërsulej mbi mjerimin”, Tiranë, 2025).

*    *    *

Me të drejtë kujtdo i lind pyetja: Pse u shpall vetëm Tepelena “Kamp Aushvc”, ndërkohë që ai kamp nuk ishte thjesht kamp izolimi, por ishte kamp pune si dhe shkollimi, ku u internuan familjet e diversantëve dhe të grupeve kriminele nga Veriu, me trajtim të njëllojtë si gjithë qytetarët e atij qyteti, pa gjerdhe, që u krijuan edhe në kalanë e Beratit si dhe të Krujës, për familjet e diversantëve nga Jugu i Shqipërisë? Prandaj me të drejtë reagoi ashpër poeti brilant Arben Duka me vargjet:

“Një ditë prej ditësh doli në një ekran një zagar / dhe Kampin e Tepelenës e pagëzoi: “Aushvici Shqiptar”!

Ai kot më së koti, s’do të delte kurrën e kurrës / po kish marrë fondet, nga Ministrja idiote e kulturës!

Nga Kumbarua kish marrë bekimin, ajo shpurë me psikopatë / po dhe ajo kish marrë pëlqimin e Shefit të saj të Gjatë!”

Në kampin e Krujës u internuan kryesisht familjet e diversantëve nga Jugu, kur dihet që një pjesë e diversantve ishin ish-ushtarë të Ballit Kombëtar, kurse në Berat familjet e diversantëve pjestarë të Legalitetit. Kjo masë paraprake mbrojtëse u  muar nga Qeveria e kryesuar nga Enver Hoxha  si masë sigurie, duke shfrytëzuar përvojën e SHBA, filluar në shkurt të vitit 1942 deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, duke izoluar “120.000 shtetas të vetë me origjinë japoneze e gjermane, të lindur në SHBA, në 10 kampe internimi, madje, të rrethuan edhe me tela me gjëmba, e njohur me emërin: akti i intolerancës. Dhe vetëm më 1983, qeveria e SHBA pranoi publikisht padrejtësinë lidhur me internimin.”(Shih “Historia e SHBA”, Tiranë, 2010, f.379-380).

Duke u shpallur vetëm Tepelena “Kamp Aushvic”, ndërkohë që “kamp” i tillë u ngrit edhe në Berat e Krujë, natyrshëm na jepet e drejta të dyshojmë se qëllimi i këtij vendimi qeveritar ka qenë për t’i thënë popullit të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut: “Urrejeni jugun e Shqipërisë, veçanërisht Labërinë!”

Ky përfundim lind edhe për vetë faktin se qarqet shoviniste greke janë shprehur shpesh herë, me gojën e kryeministrave të tyre, që Edvin Rama i ngriti monument në Dropull: “Shqipëri le të ketë, por Labëri të mos ketë!”

Nuk është rastësi që shpallja e Tepelenës “kamp Aushvic”, ndërkohë që nuk nderohen Heronjtë e Popullit dhe Dëshmorët, nuk festohen përvjetorët e Kongresit të Përmetit, edhe pse 24 maji 1944 ka hyrë në histori si dita e lindjes së shtetit të ri demokratik popullor në Shqipëri. Këtë mosnderim të kësaj date historike Kryeministri Rama e ka shpjeguar para 7 viteve, në Ditën e Dëshmorëve, më 5 maj 2019, në drekën e shtruar nga vetë ai për  veteranët: “Nuk e ndryshoj qëndrimin ndaj Mit’hat Frashërit”; “Historia ndahet në dy periudha, para dhe pas 29 nëntorit 1944”, duke mos pëlqyer asnjë nga këto dy periudha; si dhe “Nuk i besoj historisë që kanë shkruar fitimtarët…”

Madje, z.Rama e ka përsëritur nderimin e tij ndaj kryekolaboracionistit: “Veteranët të ulin kokën para Mitat Frashërit”. Besoj se cilido në Shqipëri e merr vesh pse nuk nderohet nga PS-ja dhe PD-ja Kongresi i Përmetit si dhe përvjetorët e çlirimit të  Shqipërisë, dhe nuk mirëmbahen varrezat e dëshmorëve në të gjithë qytetet e tjerë.

*    *    *

Nëse deri në vitin 2013, PS-ja mbante një qëndrim as mish as peshk për vlerat dhe heronjtë e LANÇ-it, dhe heshtte kur PD-ja i anatemonte ata dhe vetë LANÇ-in, shumëkush mendonte se  PS-ja vepronte kështu ngaqë ngatëronte luftën me pasluftën. Por jo. Pas rimarrjes së pushtetit më 2013, PS-ja me veprimet e saj ka treguar se po ecën në vijim të idesë së hershme të kryetarit të saj, z.Rama, e shkruar në librin e tij “Refleksione”, viti 1991, (f.180-181): “Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.”

Duke qenë se z.Rama ka këtë bindje, si dhe Berisha dhe gjithë udhëheqja e PD-së, po ashtu të Ballit e të Legalitetit, prandaj janë shpallur pothuajse të gjithë heronjtë e popullit, përfshi dhe Enver Hoxhën, tradhëtarë e terroristë! Dhe ky qëndrim pse ata kanë qenë në krye të formacioneve partizane dhe që dëbuan nazi-fashizmin nga Shqipëria, si dhe i ri-kthyen asaj pavarësinë, dhe nuk pranuan të bëhej pjesë e Federatës Jugosllave, prandaj dhe kanë dale me “Ballkanin e Hapur”!

*    *    *

Natyrisht, për këtë arsye duhet të jetë marrë edhe vendimi për krijimin e “Instituti i krimeve të komunizmit në Shqipëri, 1944-1990”, se nuk ka mundësi se si të shpjegohet ndryshe.

Po ashtu, edhe Akademia e  Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Shkencave, në vitin 2021, me angazhimin e 46 studjuesve nga Tirana, Prishtina, Tetova e Diaspora promovuan vëllimin V të “Historisë së Shqipërisë gjatë shekullit XX”, duke e shpallur Luftën Nacionalçlirimtare “luftë civile”! (Shih: gazeta “Zëri”, 30 tetor 2023). Prandaj dhe janë njohur ligjërisht dhe financohen dy Organizata Veteranësh, (OV-LANÇ dhe OBVL), për të na bindur se gjoja gjatë viteve 1939-1944 kemi pas dy ushtri që luftonin mes veti për pushtet, dhe jo se luftohej për t’u çliruar nga pushtuesit nazi-fashistë!

*    *     *

Pas Kongresit të Përmetit UNÇSH filloi nga lufta për çlirimin e qyteteve. Atëherë dhe armiku, ditën që mbaroi Kongresi i Përmetit, më 28 maj 1944, filloi operacionin e Qershorit 1944, për eleminimin e UNÇSH, duke mundur të futeshin në pjesën më të madhe të bazave partizane në Shqipërinë e Jugut. Por nuk mundën të qëndronin aty veçse një kohë të shkurtër, pasi  më 14 Qershor Komandanti i Përgjithshëm lëshoi një urdhër-dite drejtuar gjithë Forcave të UNÇSH për t’u hedhur në Kundërmësymje. Në këtë mënyrë Operacioni Armik i Qershorit, sikundër ai i Dimrit,  dështoi krejt me krijimin e Divizionit II Sulmues i LANÇ-it, në gusht 1944.

*    *     *

Cilat ishin masa urgjente që mori Kongresi I Përmetit?

1.Shndërrimi i Ushtrisë Partizane në Ushtri të Rregullt dhe të bëhej çlirimi i gjithë vendit sa më shpejt  me forcat tona.

2.Të bëhej legjitimimi i pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare në zonat e çliruara e të paçliruara dhe forcimi i tyre, duke i paraprirë krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare brenda apo jashtë vendit.

Me realizimin e këtyre dy detyrave më të rëndësishme, Shqipëria rifitonte pavarësinë, të humbur prej 7 prillit 1939. Por që të realizoheshin këto detyra duhej krijimi i strukturave shtetërore të ligjshme, të zgjedhura nga populli që të ishin të pranueshme edhe nga aleatët. Për këtë lypej një kuvend i zgjedhur nga populli. Për këto çështje fondamentale Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të PKSH,  u thirr kjo Asamble Popullore, që njihet me emrin Kongresi i Përmetit. Ky Kongres përcaktoi legjitimitetin e Këshillave Nacionalçlirimtare, si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar; rikrijoi shtetin sovran e të pavarur me Qeverinë e vetë Demokratike; si dhe e shndërroi Ushtrinë Partizane në ushtri të rregullt. Nga kjo Asamble doli Kuvendi Popullor, të cilin Kongresi i Përmetit e quajti Këshilli Nacionalçlirimtar, dhe që ishte Kuvendi i parë Popullor në Shqipëri.

Nga ky Kuvend Popullor do të krijohej Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e Qeverisë së Përkohëshme, e cila është Qeveria e parë Demokratike e Shqipërisë.

*    *    *

Në Kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë: 18 delegatë ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e të Këshillit Nacionalçlirimtar; 25 delegatë nga Korça, 48 nga zona e I Operative Vlorë-Gjirokastër, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasanit, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegatë nga Durrësi. Të tjerët ishin: 10 delegatë nga Rinia antifashiste, 5 nga Gruaja antifashiste, 6 nga Brigada e I, 4 nga Brigada II, 4 nga Brigada III, 4 nga e IV, 7 nga Brigada e V, 5 nga Brigada VI, 6 nga Brigada VII, 3 nga Brigada VIII dhe 5 delegatë nga Brigada XII. Shumica e tyre ishin anëtarë të PKSH.

Krahas rëndësive të tjera, vlen të theksohet, se për herë të parë në historinë e Shqipërisë gratë marrin pjesë në votime për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, madje do të zgjidheshin edhe vetë për herë të parë si përfaqësuese të popullit; ndërkohë që në SHBA gratë e fituan këtë të drejtë vetëm në vitin 1964. (shih “Historiae SHBA”, Tiranë, 2010, f.450).

Gjithashtu, për herë të parë përfaqësuesit e popullit nuk do të zgjidheshin në bazë të shkallës fisnore dhe pasurisë, sikundër bëhej në periudhën e Zogut e që bëhet edhe sot, por në bazë të meritave të luftës kundër armiqve të atdheut.

* * *

Kongresi i zhvilloi punimet në qytetin e lirë të Përmetit, në datat 24-28 maj 1944, i cili, përveç që sanksionoi përfundimisht pavarësinë e Shqipërisë, i parapriu edhe mos krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare me ndihmën e të huajve apo reaksionit antishqiptar.

Kongresi i Përmetit, duke u nisur nga gjendja politike e brendshme dhe ndërkombëtare, nuk e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore” ose ndonjë formë tjetër regjimi. Ai kongres iu përmbajt platformës politike të Konferencës së Pezës, sipas së cilës forma e regjimit do të vendosej nga populli pas çlirimit të vendit. Dhe nuk është ashtu sikundër shkruan z.Edi Rama, te libri i tij i vitit 1991, (f.184-185): “Për ata që mund ta kenë harruar historinë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit, me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike… Kongresi i Përmetit, me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike të përcaktuar në Konferencën e Pezës”.

Kujtojmë se Kongresi i Përmetit u mbajt kur ende edhe Shqipëria e Jugut nuk ishte çliruar plotësisht, e jo më e gjithë Shqipëria. Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944, kur u çlirua edhe qyteti i fundit, Shkodra, si dhe u larguan të gjithë kolaboracionistët, të cilët erdhën më pas diversantë nga toka, deti dhe ajri, deri në fund të vitit 1953, duke na vrarë 1.479 ushtarë, oficerë, arsimtarë e nëpunës, si dhe invalidizuan 339 të tjerë. Nga ajo armatë  kriminele gati 40-mijëshe, gjatë asaj lufte 10-vjeçare u vranë 1.452 banditë, u kapën të gjallë 1.523 dhe u vetëdorëzuan 1.617 vetë.

Ndërsa, i kujtojmë z.Rama se në Konferencën e Pezës u vendos që çështja e regjimit t’i lihej në dorë vetë popullit shqiptar, por pasi të ishte çliruar përfundimisht. Prandaj, më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare dhe ajo e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore më 11 janar 1946.

*    *    *

Edhe pas Kongresit të Përmetit anglezët nuk hoqën dorë për ndarjen e Shqipërisë veri dhe jug. Ata, duke parë se ditën e fundit të Kongresit të Përmetit, më 28 maj 1944, u dha urdhëri për krijimin e Divizionit I Sulmues dhe kalimi i tij në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, anglezët, nëpërmjet Komandës Aleate të Mesdheut i bënë presion SHP të UNÇSH, për mos kalimin në Veri, “ndryshe do të ndërpriteshin ndihmat”.

Por mësymja vijoi. Ndërkohë, më 5 tetor 1944 forcat e ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë me Kosovën, në Dukagjin dhe në afërsi të Prizrenit, të pasuara  pas disa ditësh nga kalimi i Divizionit VI e të V, 20 mijë partizanë.

Atëherë, më 9 tetor 1944, kur anglezët e panë se forcat po afroheshin jo vetëm për çlirimin e Tiranës por edhe të Kosovës, ata, nëpërmjet majorit të tyre Palmer pranë SHP, (i ndodhur në Odriçan), kërkuan që të hidhnin desant ajror “në rajonin Pezë, Ishëm e Darsi”, (bregu jugor i lumit Shkumbin). Por edhe kjo kërkesë u refuzua nga  SHP i UNÇSH.

*    *    *

Në fillim të viteve ’90, kur ishte shembur shteti shqiptar socialist, ndarjen e Shqipërisë në Gegëri e Toskëri e mori përsipër Sali Berisha, i cili u përpoq ta realizonte në vitin 1997, por ishte populli ai që ia bëri të pamundur, dhe jo PS-ja.

Megjithatë, nga ajo ide anglezët nuk hoqën dorë. Këtë gjë na e dëshmon ish-ministri ynë i Punëve të Jashtme, z. Paskal Milo në librin e tij “Ditari i një ministri të Jashtëm”, 2009, f.265-266: “9 nëntor 1999. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Piter Xheineri, sot erdhi në zyrën time. Më solli mesazhin përshëndetës të R. Kuk, për emërimin tim të tretë si ministër i Jashtëm. Letra ishte e ngrohtë dhe vlerësuese për qeverinë. Por qëllimi kryesor për të cilin kishte ardhur ambasadori ishte tjetër. Ai kishte marrë nga drejtori politik në Forien Ofis, Çarls Krauford, një informacion, që më habiti. Në një takim jozyrtar me ekspertë ballkanikë, që kryesohej nga Karl Bild, ish-kryeministri konservator i Suedisë, ku Kraufordi kishte qenë i pranishëm, ishte diskutuar ideja e një “Kosove të Madhe”, e cila do të përfshinte vetë territorin e Kosovës, por edhe Shqipërinë e Veriut e Maqedoninë Perëndimore….”.

Vini re: vënia në jetë e këtij plani antokombëtar aktivizohet 4 muaj pasi ka mbaruar lufta në Kosovë! Por, me sa dimë, kjo ide nuk u pranua të shtrohej për diskutim.

Botuar në Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • Patrioti i Neperkembur says:
    May 24, 2026 at 5:23 pm

    Ky eshte nje interpretim komunisto-enverist i nje kongresi shqiptaresh pro-jugosllave, o Dyl!

    Reply
  • Katiu says:
    May 24, 2026 at 6:24 pm

    Dilaver !
    Të pergëzoj per shkrimet .
    Historia e Luftës NAÇL , natyrisht , nuk trajtohet dot ne një shkrim gazete por edhe keto shkrime kanë rol pozitiv për t’i thyer hundet fashizmit te ditëve tona që është ngjitur perpjete ngado te hedhesh sytë, dhe veçanerisht kryeministrit që është edhe kryefashisti gjenetik në Shqiperi Edvin Kristaq Rama .
    Në parantezë : Ne PS imoralin Rama e quajne komunist se e dinë nip të Spiro Kolekes ….
    Në PS kanjerëz te ndershem , por më shumë ka debilë . Për Spiron ndoshta do kem takat të them nja dy fjale se , e kam njohur gjatë Luftes kur isha femije.

    Pse PPSH ( PKSH )degjeneroi e u bë e urryer për popullin , në radhe te parë , por edhe për vete komunistet ?!
    Sepse nuk ishte komuniste , sepse ra në dorë të injoranteve e kriminelëve ( kujtoni ç’ka thenë Malëshova në plenumin në Berat , në nentor 1944 .

    Rama që me qumeshtin e nenes ka thithur urrejtjen per Luftën e pas Luften . Gjyshi I tij nga nena , Petro Koleka ka qene një allçak , psihopat dhe antikomunist i terbuar . Një gjyshe ky , siç ka thene vetë , ka qëne nga ato mondanet perendimore.
    Spiro Koleka është nga antifashistet dhe komunistet e fundit.

    Gjatë luftes , në kasollen tonë në mal ( fshati ishte djegur ) kanë hyre e kanë dale qindra partizane . Po dy unë I mbaj mend — Hasan Reçin dhe Spiro Koleken .
    Hasan Reçi edhe në femijve na beri per vete , Spirua ishte egersirë !

    Enver Hoxha , Mehmet Shehu , Hysni Kapo dhe te tjeret në vitin 1960 u shkeputën nga 81 partite komuniste boterore dhe nga vendet socialiste jo se mbronin Stalinin , ata mbronin krimet e tmerrshme që kishin berë , nga populli ynë pule ata ata nuk çanin kokën- jemi frikacake ,si dje dhe sot.
    Per keto punë do shkruhen shume volume !

    Reply
    • Anonymous says:
      May 25, 2026 at 2:44 pm

      ty “patrioti i neperkembur” derisa shkruan me pseudonim, dukesh qe je agjent i serbit o i grekut, se po te ishe shqiptar safi, do te vendosje emrin, si dhe autori i shkrimit. JU “atdhetaret” fillo serbe e greke duhet te jeni mbjellje te pushtuesve. Pyesni nenat

      Reply
  • Gim says:
    May 24, 2026 at 7:14 pm

    Kudos

    Reply
  • Orthodoksizmi mallkimi i Shqiperis,myslymanizmi vari i shqiptaris says:
    May 24, 2026 at 7:49 pm

    24 maj feston partia kriminalokomuniste shqiptare,saktesisht partia e pakicave jo shqiptare, plus shtresen me vulgare shqiptare. Sot ne krye eshte bija e saj, partia orthosocialiste plus ballat-berishat e shqiptarise.Mbas 45 vjetesh hoqem yllin sllav nga flamuri por nuk hoqem sllavizmin nga shqiptaria.Shqiptaria do behet si komb mbas groposies se idealeve sllavokomuniste.

    Reply
  • Ana says:
    May 24, 2026 at 8:30 pm

    Eshte e tmerrshme te kuptosh se cdo kohe ka njerezit e saj driteshkurter,te pandershem dhe te vegjel qe per fat te keq drejtojne ceshtje madhore te nje kombi dhe,per shkak se historia ka tedencen te perseritet,le te nxjerrim mesimet tona,megjithese duket e cuditshme se si mund te besosh dhe te besh cdo lloj marreveshje serioze me nje vend qe kerkon te coptoje territorin tend,eshte e denuar paraprakisht te deshtoje.Cfare mendje dhe shpirtra te erret te atyre qe duhet te mbronin dhe te mbrojne intersat e vendit,qe preferojne te jene shtojce dhe skllaverine ndaj lirise,ne gjithnje e meritonim dhe e meritojme bashkimin dhe pavaresine se ne thelb te shpirtit tone jeton bashkejetesa,toleranca dhe jo urrejtja,kjo duhet te jete fuqia jone dhe jo dobesia.

    Reply
    • EMIGRIM -SHPËTIM says:
      May 25, 2026 at 9:24 am

      Si ishin shqiptarët në Ballkan gjatë sundimit të monarkive asaj shqiptare dhe jugosllave si çenë gjatë sundimit komunist dhe si janë gjatë sundimit demokratik flasin statistikat lëvizjet në aeroportet Tiranë Shkup Prishtinë dhe vend kalimet kufitare në Ballkan shkurt turpi i Europës mbretëritë dhe demokracitë shqiptare dhe jugosllave si të vetmen zgjidhje kishin dhe kanë emigrimet e shqiptarve nga trojet e tyre

      Reply
  • nastradini says:
    May 24, 2026 at 8:37 pm

    O koloneli i Partise se Punes Dilaver Goxhaj, o BAJGA e Enverit, o krimineli i Sigurimit te Shtetit dhe ushtaraku dru me pre qe justifikon nate e dite bunkeret e injorances ne drejtimin e shtetit, o patriotiku fals enverist qe e mesove pjellen tende Dritan Goxhaj si te dekonspiroje deshmitaret e krimeve te Hashim Thacit ne Kosove:

    KONGRESI FAMEKEQ I PERMETIT I DHA URDHER LANC – IT KRIMINAL JUGOSLLAV TE ENVERIT PER TE KALUAR KUFIRIN DHE PER TE VRARE DHE MASAKRUAR KOSOVARET NE TIVAR, DUKE BASHKEPUNUAR ME KASAPIN E TITOS ALEKSANDER RANKOVIQ, ME PAS U VRANE DHE U MASAKRUAN EDHE ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT TE GJITHA KETO KRIME U BENE ME URDHER NGA BEOGRADI DHE MOSKA,

    prandaj:

    Kujt ja tregon ti o kriminel fanatik enverist historite me genjeshtrat dhe mashtrimet e ulta enveriste, duke na e paraqitur ENVER HOXHEN si HERO kombetar, si kumandar i LANC – it kriminal, qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe Kosove dhe shkoi dhe vrau aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe genjeu ne HAGE duke deklaruar se minat ishin gjermane si Stalini ne Katyn te Polonise, kujt ja tregon ti o edepsez perrallat me mbret per Kongresin Famekeq te Permetit, kur Enveri megjithe Nexhmije Fashisten e oreve te para e jetoi gjithe L2B ne vilen e kunatit te tij kryefashist Bahri Omari, per cfare Lufte Antifashiste flet ti o fanatik i semure menderisht?

    PER CFARE CLIRIMI NGA PUSHTUESI FLET TI O FANATIK, KUR PAS KONGRESIT TE PERMETIT SHQYPNIA U PUSHTUA NGA MORRI I KUQ SOVJETIK I STALINIT, QE FALIMENTOI EKONOMINE TOLLONA DHE BUNKERE IDIOTE DHE I BERI SHQYPTARET SI SKLLEVER ME PUNE TE DETYRUAR NE VENDIN E VET?

    Shko o BAJGE fanatike dhe thuaj djalit tend dudum te dorrezohet ne Hage dhe te mos dale me surratin e te kerkuarit nga Drejtesia Nderkombetare ne cdo emision TV, ne menyre qe t’i spjegoje Hages pse dekonspiroi deshmitaret e krimeve te Hashim Thacit duke i meshuar patriotizmit fals, sic ben edhe ti me kete dacibao turpi dhe rezili, ne nje kohe kur Shqypnia po kerkon te hyje ne BE dhe jo te Rusia e Putinit, apoKorea e Veriut e Kimit.

    Reply
  • demo says:
    May 24, 2026 at 9:33 pm

    O Dilaver!E di qe nuk e paska pasur keq Ay kryeministri Suedise per krijimin e Kasoves se Madhe me Maqedoni e Shqipri ?
    Shteti nuk fillon nga kembet,Fillon nga koka.Ishin 30 mije kosovare qe cliruan Shkupin dhe perzune Turqine nga Viset shqiptare. Jane kosovaret qe nuk falin pellembe toke dhe kete serbet e dijne me mire se kushdo tjeter,PRANDAJ BEJNE PAZAR ME ESAD TOPTANIN,ENVER HOXHEN,EDI RAMEN.. Sali Berisha,Edi Rama e falin detin,falin varreza greke,falin assocoiacione,greke,falin minoritete greke,Falin Sazan, Durres,Vlore,,,Kosovari nuk fal.
    Zemra e kombit rreh ne Prishtine,jo ne Tirane.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 25, 2026 at 2:36 pm

      Ti nastradin,deria s shkruan me pseudonim, te bind qe do te jesh o filo serb o filo grek, o bir ballisti a legalisti, se u ngjan baballareve dhe gjysherve tradhetare. Te tille trima keni qene dhe jini, o te mallkuarit e njerezimit. Ku ishe ty nastradin efendi te vije ne Kosove dhe te pengoje mua per ato qe thua? Ty je tipik spiun e kaluar antishqiptarizmit, derisa shkeuan me pseudonime, si “trim” qe je.

      O Demo, pse nuk erdfhe edhe ty me mua ne Kosove, derisa e dije qe nuk falin tokë?

      Reply
    • Aldrin says:
      May 26, 2026 at 2:48 pm

      Oo demo, ca thua?
      Kosovaret si Ramushi e Thaci falen Bjeshket e Nemuna.
      E degjon cfare thote Ramushi, apo jo?
      Te bashkohet Shqiperia e Serbia, dhe KOsova, pasi te njifet Kosova si shtet!!
      E kupton absurditetin e tradhetise?
      Ja pse Luftohet Albini qe vije ne pushtet Zullapi Ramush.
      Zullapi Ramush te bej sic ben kurva Ramut
      COpa tradhetaresh te ndyre
      Duhet dora e Enver Hoxhes ta mbledhi kete popull.
      Asnje tjter nuk e ben dot

      Reply
  • Xen Bolja says:
    May 24, 2026 at 11:29 pm

    I ka pire ilaçet ky haleja rusofile????
    Ik ne Moske ha rublat qe te jep Putanua

    Reply
    • Aldrin says:
      May 26, 2026 at 2:50 pm

      Mos shko aq Larg o Xen Ramuti.
      I sjell Rublat ne Tirone Putini.
      E ka bere Aeroport per Putinin Vloren. Dhe Aeroport per Vucicin ne Kukes
      I jep vete Rama territoret.
      Balleshin per Deripasken
      Per shqipot drurin, dhe he, jashte
      Le te vijne Aziatike e afrikane.
      Keshtu e do shqiptari, me dru si gomari

      Reply
  • demo says:
    May 25, 2026 at 3:44 am

    Shiko sa bukur u organizua Toskeria ne Kongresin e Permetit per ti rene Veriut dhe Kosoves..Perse sot nuk mblidhen keta per ti rene Edi Rames dhe Sali Berishes,kur shesin Detin e Sarandes dhe kanalin e Otrantos.Perse nuk e rrethojne kryeministrine kur Tradhtari fal Sazan e Zvernec,Durres e Butrint ?Me kokrra jane Atdhetaret toske si Zace Islami,Pano Hallko,Myslym Pashai,por populli i thjeshte nuk i ndjek.Populli i thjeshte kerkon parcela hashashi,,copa plazhi,.shezlongje.Per keto vriten.
    U hedh Rama karamele dhe vriten e kacafuten.Nuk shikojne se greku po avancon perdite si uji qe gerryen token.
    Sot vjen nje bajloz vunjoot me grek se kreku qe ka shkerdh,..emrin e tija e ka bere Dendias.Sot vjen nje qen bir qeni te urdheroje Ramen te firmose dorzimin e Detit,.Asnje PROTESTE NUK ESHTE PROGRAMUAR.Do ta presin me lule.
    Sepse banoret e Toskerise nuk e duan Atdheun.As cametr nuk e duan Camerine.Shoqata Cameria nuk do prese sot Bajlozin Dendias ashtu si e meriton.

    Reply
    • Dashi says:
      May 25, 2026 at 12:42 pm

      Lidheni demon se sot paska shkalluar fare .

      Reply
  • Zdromsi says:
    May 25, 2026 at 7:55 am

    Artikull si ne jerm i autorit i cili diku e permend thelbin e kasaj lufte shqiptaro-shqiptare por nuk ka gjetur qetesine e duhur te kuptoje dhe t’i thote: “Stop ketij trajtimi te historise!”
    Ose vazhdon lojen… Jugosllave…
    “Lufte per pushtet me nderhyrje te huaj”, ku spikat si gjithmone ajo britanike (si fuqi e madhe), eshte emeruesi i perbashket i ngjarjeve qe permend autori e qe kulminon ne menyre me te strukturuar me operacionin “Valuable Fiend” ku shqiptaret u hodhen me parashuta te luftonin kunder shqiptareve te tjere dhe kjo solli carjen perfundimtare e cila nisi ne L2B.
    Luftrat per pushtet midis grupimeve te ndryshme krahinore, fetare apo ideologjike jane normale ne cdo vend te botes.
    A ka shqiptare qe te minimizojne keto nderhyrjet e huaja te cilat e ngulin gozhden aty ku kemi pika ndarje (krahina, feja) dhe i gjuajne fort ?!
    Nuk ka akoma ose nuk iu degjohet zeri se iu mbytet nga te bertiturat e “patrioteve” te te dy kraheve.
    Do te ishte fillim i mire te mos vazhdonte kjo perralla e te dy kraheve me tradhtare e me patriote apo se kush e do me shume Shqiperine.
    Autori deshtoi bindshem me kete artikull.

    Reply
  • Berlin says:
    May 25, 2026 at 10:06 am

    goxhaj jep vazhdimisht intervju neper studio ne televizione te ndryshme ne tiran.
    qysh kur i futen djalin ne burg eshte bere shume i thekur anti anglo amerikan dhe pro bolshevik.
    faktin qe anglo amerikanet shkatrruan jugosllavin duke na dale ne shqiptarve krah per krah nuk e gelltit dot, i eshte bere si nje lemsh ne gurrmaz kam pershtypjen. Ky artikuj ka shume zik-zage qe vetem ata qe kane jetuar ne ate kohe i dine si jane.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 25, 2026 at 2:39 pm

      ZDROMS, derisa shkruan me pseudonim, do te thote se je shume i “ndershem” dhe shume “patriot” e “trim”. Mjere shqiperia me “trima” te tille si ty

      Reply
      • Zdromsi says:
        May 25, 2026 at 4:08 pm

        Sa gjynah që je a i zi!
        Ti do jesh nga ata që ke bo tatuazh shqiponjën me yll te gjoksi me lesh ma ha mendja.
        O trongull patriotik, lufta shqiptaro-shqiptare që vazhdon edhe sot pas 80 vjetësh, eshte ne interes te atyre qe duan toka. Sot s’ka toka por ka parcela ekonomike.
        Je budalla që s’e kupton ose ke gëlltit nai luge diku neper Ballkan.

        Reply
        • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
          May 27, 2026 at 10:30 am

          Ja nje hap pozitiv. Agjentit I UDB “intelektuali”, ka ndryshuar pseudonimin, eshte bere “Nastradini”. Eshte fat I madh qe per gjithecka qe shkruan z. Goxhaj, ka dokumenta te shkruara, kujtime, dritare, arkivat, qe vertetojne gjithecka qe shkruhe:platform Engleze E konfederates ballkanike flet qarte per autore, qellimi dhe pasojat per Shqiperine, sepse per kombi shqiptar kishte marre fund, I ndare ne 4 Shtetet ballkanike qe ne 1913.kjo platformen kish nisur zbatimin qe me kohe, qe pas luftes se pare boterore. Ne ballkanin e zbaton in mbreti I ish Jugosllavise dhe agjentit I sherbim it sekrete Engleze, JBTito, rekrutuar ne vitin 1935.Eshte nje liber, botim I vitit 1951 Ne rusisht, me autori Gribanov. Kete e mbeshteta edhe J. Amery ne librino bijt e shqipes, kujtime, ku mes te tjerash, flet per takim in Tito curcillet Ne 2 grusht 1944 ne Napoli, ku thote se Titoja I premtoi curcillet se… ne Balkan nuk do te vendoset sistm Stalinit. Pra flet ne emer te Ballkanit, jo te jugosllavise. Amery flet per te gjitha keto qe shkruan z. Goxhaj madje edhe per kuvendin e Lures, organizuar nga Englezet, edhe per takim in e Tufines me perfaqsues te abverit gjerman, per te penguar me cdo kusht deprtimin e UNC mbi lumin Drin.. Per TE gjitha keto eshte shkruara qe ne ate kohe, dokumenta Jane ne arkivat dhe veprimet luftarake Ne terren Jane te njohur a me kohe. Cfare ndodh sot? Nuk Jane te rastit. Ecuria eshte e qarte, qe nga thirjet “komunistet ne litar”, per rrafshimi e shqiperise ne kuoten zero se ishin “veprat komuniste”, me zhduken e monument eve te herojve TE LANC dhe zevendesi in me bustet e bashkepuntor eve e nazifashizmit. Ne syte e bijve te Tyre ndertohen dhe ndertohen. Dhe ASNJE nuk flet. E si mund te presesh te nderohet kongres I permetti, kur nuk kuptohet thelb I, LANC eshte pozicionimi histori me I lavdishem ne histori e e popullit shqiptar, qe shpetoi Shqiperine nga planet per zhduken e Saj edhe nga harta ballkanike.

          Reply
  • Anonymous says:
    May 25, 2026 at 2:41 pm

    edhe ty “BERLIN” safi nazist tregohesh. Armiqt e se vertetes historike gjithmone shkruajn me pseudonime

    Reply
  • Komitet says:
    May 25, 2026 at 3:06 pm

    Viti tani eshte 2026.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    May 25, 2026 at 3:37 pm

    Keta qe anatemojne socializmin medemek si demokrate, ta fillojne me ballistozogistopseudopatriotet se te qe per ta do kishim gjuhe zyrtare serbole-greqiren, te pakten socializmi ndertoi per popullin ndonse bllokade nonstop ndersa keta te shitur qe Rama I nderon me buste, bene duvane e serboles e greqires, PD iku per lesh se nuk ka me keq se antikomunisti anetar partie e tani po iken PS per lesh se eshte kapur nga te majte antimajtista

    Reply
  • SHQIP says:
    May 25, 2026 at 3:54 pm

    Komente boshe, shtrëmbime historike sipas orekseve antikombëtare por që nuk trembin njeri.
    Ju të gjithë e të gjitha në komente, treguat deri sa poshtë mund të bjerë njeriu kur humbet fytyrën e vet.
    Populli shqiptar ka luftuar i vetëm, dhe kur Kosova nuk iu bashkua Gjergjit kundër turqve !!!!
    E njejta gjë, kur populli shqiptar zgjodhi qeverinë e vet më 24 maj 1844, antishqiptarët punonin kundër pavarësisē dhe Republikës Popullore.
    Kosova bëri të njejtën punë me kampin e përqëndrimit në Prishtinë, me 4 shkurtin 1944 në Tiranën e Kuqe dhe mbi të gjitha me divisionnin SS që i shebeu Wehrmachtit katërcipërisht.
    Ndërkohë ASNJËHERË Prishtina apo Prizreni nuk u sollën apo nuk sillen si shqiptarë. Këtë e trigonométrie numéro i xhamive dhe tjetërsimi që po heq në kurriz shqiptaria jashtē kufojve shtetëror.
    Fakt kurioz është që Pasi vdiq Wilson (!!!) u vra dhe Ismail Qemali .
    Kur vdiq Ataturqi pak muaj më vonë u zbua dhe turkoshaku zogoll nga trojet shqiptare !!!!
    Gjithashtu :Enver Hixha bëri epokë 🌟🌟🌟🌟🌟
    Populli shqiptar nuk urrejti kurrë PPSH, ishte mirëqënia e masave dhe gjithë popullit që nuk u koordinua me të njejtin hap me zhvillimin ekonomik.
    Sa për krahadimet mes epokave, as mos u lodhni
    P.I.B. ose PBB e tregon më së miri, po ashtu numri i nxhinjerëve, i lindjeve, i vaksinave, i eksporteve, i industrisë së makinave që bën një shtet dhe shpëton një popull.
    Prandaj thoni të vërtetën matanë urrejtjes suaj.

    Reply
  • nastradini says:
    May 25, 2026 at 4:09 pm

    Ore ti @Anonimi BAJGA e Enverit:

    PO ME TE GJITHE KOMENTUESIT DO KRUHESH TI O BAJGE FANATIKE E ENVER BYTHARIT ME BATUTA BUDALLI SI TE GJITHE SPIUNET E SIGURIMIT TE PARTISE?

    Na trego adresen o trim se vijme ne cast te gjejme ne brimen e miut nga shkruan pacavuret e tua si Dilaver Bunkeri me avokatine e tij te Morrit te Kuq Bolshevik duke e shpallur Ballistin Pederast te Bahri Omarit, kopilin e Gjylos dhe Bimbashit si HERO kombetar, shko dhe pyet Luan Omarin, cunin e madh te Bahriut si ja conte kafen Qazim Mulletit cdo sabah Enver Hoxha, se eshte akoma gjalle ne moshen 110 vjec, por pyet edhe cunin e Kristaqit, KILLERIT te Enverit se cfare kafshe antishqyptare ishte LANC- i jugosllav qe vrau me pabesi mbi 4000 mije djem kosovare ne Tivar dhe masakroi Aleatet Antifashiste angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, ne e pyetem Edi Ramen ketu ne SHBA: “Cfare ishte LANC-i i Enverit per ty o cuni i Kristaqit?” dhe ai u pergjegj: “LANC – i i Enverit ishte nje lufte civile vellavrasese antikombetare ne dem te Shqypnise me urdher nga Beogradi dhe Moska” kete e verteton edhe BAJGA Dilaver Goxhaj qe i ka rene morali poshte brekeve dhe i ben propagande Putinit dhe KILLERAVE komuniste

    Reply
  • Arratisur says:
    May 26, 2026 at 4:52 am

    dita njemij Dilaver Goxhaj

    Reply
  • nastradini says:
    May 26, 2026 at 7:16 am

    @Anonimi BAJGA e Enverit:

    Leri llogjet e budallit qe kruhet me te gjithe ne kete forum me ballistet e Bahri Omarit dhe partizanet e Titos dhe Baba Stalinit te Putinit, se ti duket qe je nje spiun i Sigurimit te Enverit qe nga larg

    Reply
  • Aldrin says:
    May 26, 2026 at 2:54 pm

    E verteta u vret syte tradhetareve dhe maskarenjve te ketij Kombi.
    E verteta e Djeshme eshte provuar nga E verteta e Sotme.
    Tradhetaret qe Denoi Hoxha jane ata qe frymezuan tradhetaret qe nuk po i denon dot sot populli shqiptar.
    Gjithe Esadiste e Mitatiste jane ne gare per te shitur e per te ndare Shqiperine.
    Kolaboracioniste, Balliste Zogiste e fashiste, jane ne radhe te marrin llokmat e tradhetise.
    Lavdi LANCL dhe Komandantit Legjendar Enver Hoxha.
    Ajo Shqiperi qe beri Enver Hoxha nuk ka per te ardhur me sa te jene balliste e zogiste ne krye.
    Poshte kurvat tradhetare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri
  • Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
  • Mblidhet Kuvendi, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje
  • Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë
  • Tymnaja e “patriotëve”

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Moment Serioz on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Gani USA on Tymnaja e “patriotëve”
  4. K R on Tymnaja e “patriotëve”
  5. K R on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?