Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.
Rama theksoi se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjenci, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë në fushën e arsimit.
Sipas Ramës, Kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.
Rama tha se gjuha shqipe, ka ardhur koha që të futet në çdo nivel.
“Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirit. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha, sesa kongresi i Manastirit, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim. Pra Përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi i me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet.
Po nga se do e mbrojmë gjuhën shqipe. Përgjigja është shumë e thjeshtë.
Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën shqipe, çfarë ndodh me shenjat e pikësimit, çfarë ndodh me pikat mbi ë, çfarë ndodh me formulimin e fjalës dhe me ortografinë në përgjithësi. Ndërsa brezi i ri përfshihet në një shpejtësi marramendëse në rrugën e komunikimit përmes telefonave, PC gjuha është më e rrezikuara dhe nga ana tjetër kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë, por të gjitha gjuhëve që janë nën këtë presin të madh, të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe shpejtësia bëhet më marramendëse”, u shpreh Rama.
j.l./ dita

Gjuhen Shqipe, e mbron ligji, dhe jo niveli arsimimit.
Ja, e futem gjuhen ne te gjitha universitet; studentet do te mesojne qe te marrin provimin, mbaroi misioni.
Vetem ligji e mbron gjuhen shqipe.
Per cdo fjale te huaj, te shkruar ose te folur ne institucionet publike, duhet te paguash demin, me paralajmerim me largim nga vendi punes, ne rast perseritje me gjobe, dhe kur e ben rruge, me largim nga vendi punes.
Bravo Jari, per cdo punonjes edhe nje polic gjuhe nga prapa kokes qe ti gjuaje me çoke punonjesit sa here ben ndonje gabim ortografik apo se harron t’i vere pikat “ë”së.
Shume shpejt u kujtuat, pas nje brezi (mbi 30 vjet) qe po bastardohet dhe po rrenohet shqipja e shkrete.
Shqipja po jeton periudhen me regresive ne historine e saj nga Rilindja e ketej. Puna gjigande fjaleformuese e rilindasve tane gjeniale eshte neperkembur dhe po permbytet nga perdorimi i panevojshem i fjaleve te huaj per snobizem, per te treguar se sa te ditur jane politikanet tane TE PADITUR. Kontribut te madh ne kete drejtim keni edhe ju vete, politikanet dhe shume gazetare qe keni manine e perdorimit te barbarizmave (italianizmave, frengjizmave, anglicizmave, etj.). Ju personalisht perdorni fjalen pedonale, kur kemi nje fjale te trasheguar shqipe SHETITORE, ose perdorni italishten lungomare, kur tingellon shume me bukur shqipja BUZEDET ose ANEDET. Perse duhet perdorur barbarizma dakordesim kur kemi shqipen e bukur MARREVESHJE etj. etj. pa fund? Perse u kthyem te fjala publike kur rilindasit na
dhane nje fjale me te bukur shqipe, BOTORE? Pa e tepruar mund te thuhet se jane mbi 700 fjele te krijuar nga rilindasit dhe shkrimtare shqiptare qe po bjerren nga ky vershim i rrezikshem i barbarizmave.
Gjuha shqipe eshte tipari themelor i identitetit tone kombetar dhe demi qe po i behet gjuhes shqipe eshte dem qe i behet identitetit tone kombetar.
Te ishte gjalle i MADHI CABEJ, qe ia kushtoi jeten dhe talentin e tij gjuhes se embel te Naimit do te thoshte: “Perse po e rrenoni dhe gjymtoni gjuhen tone te bukur? Perse e beni kete mekat me gjuhen tone?”
Le te mbajme mend se, pavaresisht se si ishte ai sistem, para 1990 kishte nje komision qendror per PASTERTINE A GJUHES SHQIPE me ne krye nje zv/kryeminister. A nuk ia vlen qe edhe sot ne kete situate seriozisht kercenuese per gjuhen shqipe te ngrihet nje komisio i tille
Ku ka kercenim me te madh se ty per kombin Shqiptar,
Media e shkruar po shkaterron gjuhen shqipe.
Ajo nuk kontrollhet nga ata qe e kane per detyre. Gjobat e renda do detyrojne pronaret e medias te punesojne redaktore re gjuhes shqipe.
Behet fjale per gjuhen zyrtare ne institucione, kryesisht spikerat, gazetaret qe drejtojne emisionin dhe cdo leter zyrtare.
Me konkretisht;
Kryeprokurori i Pergjithshem, i drejtohet Kuvendit me nje kerkese.
Ne kete rast, nuk mund te pranohen fjale qe nuk kane asnje lidhje me gjuhen shqipe, dhe gjuha letrare eshte e detyrueshme
Dikush duhet te pergjigjet.
Ne cdo institucion, duhet te punesohet nje mesues i gjuhes shqipe.
Drejtuesit e emisioneve televizive, duhet te flasin vetem gjuhen letrare.
Une nuk them qe sa here do gaboje, te ndeshkohet, por kur e ben rruge, pse jo, te largohet nga vendi punes.
Nuk po mbarojnë kërcënimet, s’ po pushojnë kërcënimet kibernetike nga armiku Iran që nuk do që ta pësoj si Iraku në kohën e presidentit Bush i riu dhe ka frikë se shqipëtarët (jo Edi Rama) po stërvisin muhaxhedinët që të zbarkojnë në Gjiun e Derrave të bregdetit iranian dhe të rrëzojnë rregjimin islamik të ajatollahut Khomenei me ndihmën e ushtris së SHBA dhe të vendosin regjimin demokratik perëndimor si në Irak ose pse jo, si demokracia shqipëtare e mbështetur fuqimisht nga amerikanët për 30 vjetë rresht që mund të meret si model për Iranin, mbas rrëzimit të rregjimit aktual.
Nashi plasi dhe kërcënimi gjuhësor (jo për faj të Edi Ramës) se po futen fjalë nga njerzit e pa përgjgjshëm nga pikpamja gjuhësore si lungomare, pedonale, marina, fjala e re emblemë KÇK që ka tmerruar , arrestuar, dënuar kushedi sa prokuror e gjykatës të korruptuar, fjala e re PPP nga “shqipja e lashtë” partneritet publik privat, bajpas, ja edhe në postimin që po komentojmë tani ku dikush (jo Edi Rama) flet posaçrisht për pastërtin e gjuhës shqipe ku gjejmë……. prosperitet, presim, distancë, formulim, komunikim….joooo……kryeministri ynë nuk duron më këto deformime gjuhësore nga njerzit me pseudo kulturë që kapardisen duke përdorur fjalë të huaja për të treguar që janë njerëz me mender nivel kur janë injorantë, aq më tepër kur flasin për pastërtin e gjuhës duke përdorur një breshëri fjalësh të huaja në një Kongres të llojit shou mediatik të rilindasve të PS, që krahasohet me “modesti” me Kongresin e Manastirit të rilindasve të para një shekulli.