Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kongresmenët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kongresmenët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
AktualitetRajoni

Kongresmenët amerikanë vizitojnë Preshevën mes shqetësimeve për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, do të qëndrojnë sot në Preshevë, ku pritet të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Vizita në këtë qytet në jug të Serbisë, të banuar me shumicë shqiptare, vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Keith Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

- Publicitet -

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e vlerësoi vizitën e kongresistëve amerikanë si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Një ditë më parë, ata qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë.

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Nje shqiptar on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  3. Ppsh on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. NJE I INDINJUAR. on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?