Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konkurrimi për specializimet në mjekësi, dalin pikët e provimit dhe mesatares, kush zgjedh i pari   
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konkurrimi për specializimet në mjekësi, dalin pikët e provimit dhe mesatares, kush zgjedh i pari   
AktualitetShoqëri

Konkurrimi për specializimet në mjekësi, dalin pikët e provimit dhe mesatares, kush zgjedh i pari   

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

 

Zbardhet lista paraprake e renditjes së kandidatëve që janë në garë për kuotat e pranimeve të reja të 2023 në programet e ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në mjekësi.

Fakulteti i Mjekësisë, ka konfirmuar pikët që çdo kandidat ka marrë nga dhënia e provimit të informatizuar gjatë javës së shkuar, si dhe pikët e fituara nga vlerësimi i mesatares së studimeve universitare. Renditja nis me kandidatët që kanë nivelin më të lartë të pikëve, e vijon në rend zbritës deri tek kandidati që ka edhe më pak pikë.

- Publicitet -

“Vlerësimi i kandidatëve që konkurruan për kuotat e pranimit për këtë vit akademik bëhet me një sistem prej 1000 pikësh maksimumi. Këto pikë konvertohen në 30 për qind (300 pikë) me të cilat vlerësohet nota mesatare e ponderuar e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore, si dhe 70 për qind (700 pikë) që kandidati i siguron në testimin e informatizuar që u zhvillua në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në mbyllje të javës së shkuar”, bëjnë me dije autoritetet e këtij fakulteti në lidhje me skemën e vlerësimit.

Kështu, kandidatët që kanë pikët më të larta do të ftohen të parët për të zgjedhur programin në të cilin duan të vijojnë studimet e ciklit të tretë të specializimeve afatgjata.

Zgjedhja e programit të specializimit bëhet nga vetë kandidati brenda dy ditëve nga shpallja e rezultateve finale. Vetëm kandidatët që kanë grumbulluar jo më pak se 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuara (maksimumi 1000 pikë, kualifikohen për procesin e përzgjedhjes së programit të specializimit sipas sistemit të meritës.

Për garën e pranimeve të reja të këtij viti, programet e studimeve të specializimeve afatgjatë janë miratuar kuota pranimi për specialitete të tilla si: Alergologji, Anatomi patologjike, Anestezi-reanimacion, Dermatologji, Endokrinologji, Gastrohepatologji, Hematologji, Diagnozë me imazhe, Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Kirurgji maksilo-faciale, Laborator klinik-biokimik, Mikrobiologji, Mjek familjeje, Mjekësi interne, Mjekësi ligjore, Nefrologji, Neurologji, Neurokirurgji, ORL, Obstetrikë-gjinekologji, Okulistikë, Onkologji, Ortopedi-traumatologji, Pediatri, Pedodonti, Pneumonologji, Psikiatri, Psikiatri e fëmijëve dhe e adoleshentëve, Reumatologji, Sëmundje infektive, Shëndet publik, Terapi stomatologjike, Toksikologji klinike, si dhe stomatologji (kirurgji orale, kirurgji maksilo- faciale, protetika fikse, protetika të lëvizshme, protetika kirurgjikale, ortodonci periodontologji).

 

Lista paraprake përmbledhëse e meritës me rezultatet kumulative të testimit të informatizuar dhe notës mesatare për specializimet afatgjata në mjekësi për vitin akademik 2022-2023

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  3. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  4. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. toni mavrija on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?