Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konsullatë serbe në Shkodër?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Konsullatë serbe në Shkodër?!
KryesoreLajmi i funditopinion

Konsullatë serbe në Shkodër?!

Published: July 30, 2026
Shpërndaje

Letër në redaksi:

Sapo lexova tek gazeta SOT dy deklarata nga ish kryetari i Bashkisë së Shkodrës  dhe një deputete, se sipas ministrit te Jashtëm te Serbisë antishqiptarit Gjuriq, dy qeveritë, ajo shqiptare dhe e ajo serbe, kanë rënë dakord te hapin një konsullatë serbe në Shkodër dhe ajo shqiptare një konsullatë shqiptare në Bujanoc.

Po ju drejtohem Ju si redaksi e Gazetës Dita, tashmë e konfirmuar për qëndrimin e saj në favor të çështjes kombëtare dhe me një bosht të mirëpercaktuar në demaskimin e paudhesive të qeverisjeve të të gjitha krahëve.

- Publicitet -

Ndermarrja e këtij veprimi të padenjë dhe antikombëtar, në një kohë kaq të zymtë për vendin tonë te cilit po ia merr frymën krimi i organizuar, vrasjet, rrembimi nga mafia në bashkëpunim me pjestarë të të gjith rangjeve të qeverisjes, shperdorimi i fondeve publike në mënyrë të frikshme, të përzënies së brezit të ri nga Atdheu në kërkim të mbijetesës, në kulmin e protestave të hapesh konsullatë sot në Shkodrën e harruar nga kujdesi i qeverisjeve, është një thikë pas shpine ndaj Shkodrës e ghith Shqiperise.

Po te jetë e vertete, ky është një sherbim i ndyrë ndaj çeshtjes kombetare. Si mund të hapet një konsullatë për një grusht njerëzish, diku 50 persona me origjinë serbe? Këtë nund ta bëjnë vetem qeveritarë që mund të kenë detyrime të panjohura ndaj Serbisë e Vuçiçit këtij bastardi antishqiptar.

E dyta ç’ punë ka Shqiperia të hapë konsullatë në Bujanoc? Bujanoci ka qënë pjesë e Kosovës dhe në se duhej kjo, këtë konsullatë duhet ta hapë Kosova.

Por kjo që tentojnë të bëjnë qeveritarët shqiptarë eshtë një thikë pas shpine ndaj Republikës se Kosovës. Në se qeveritaret e Shqiperisë nuk e ndjejnë kështu, atëhere Kosova i bie të ketë dy dashakeqë perballë, shtetin e Serbisë dhe Qeverinë e Shqiperisë (por jo Shtetin Shqiptar e shqiptarët).

A është konsultuar qeveria shqiptare me atë të Kosovës? Mendoj se jo. Dhe ky mund të jetë urdhër i Beogradit. Një konsullatë serbe në Shkodër, eshtë një dhuratë për ” vëllaun e mikun” e qeveritarëve tanë ndaj Vuçiçit, i cili realizon ëndrrën shekullore për të shtënë në dorë Shkodren tonë të dashtun.

E nëse është e vertetë, pas hapjes së konsullatës, vazhdojnë hapjet e kishave serbe, shkollave serbe, qendrave kulturore serbe, e gradualisht, rekurtimin e disa shqiptarëve për ti sherbyer zbulimit e pra shtetit serb. Konsullatat kudo nëpër botë, kryejnë funksione legale konsullore por në thelb janë qendra spiunazhi që punojnë në interes të zbulimeve përkatës.

Megjithëse një lajm i tillë po qarkullon në të tjera media dhe askush nga mazhoranca nuk po e pergenjeshtron, atehere ky lajm makabër mund të jetë i vertetë.

Unë e kam votuar këtë qeveri dhe do te doja që të mos ishte e vërtetë, por shoh se nuk ka asnjë reagim, e pra nuk mund të heshtë!

Ju lutem bëni çmos ta sensibilizoni këtë çeshtje me synimin për të pamundesohet realizimi i këtij veprimi skandaloz. Në se rezulton i vertetë, atëherë ministri i jashtëm e kryeministri i vendit duhet të përballen ashpër me opinionin publik dhe me ligjin.

Si shkodran jam i bindur që qytetarët shkodranë kurrë nuk do e pranojnë një gjë të tillë dhe nuk ka pushtet që mund t’i detyronte shkodranët të tërhiqeshin mbrapa. Jo kurrë.

Me respekt, Enver Zeneli,

ish diplomat në pension.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Detari says:
    July 30, 2026 at 9:27 pm

    Rama ben cfare ti doje palla, cfare ben populli? Mire jeni? Flini gjume.

    Reply
    • Shqiperia ka qene dhe eshte nje says:
      July 31, 2026 at 5:10 pm

      Po Kosova eshte e Shqiperise or ti shoq i letres! Cfare mendimi eshte ky, qe nuk duhet ta hapte Shqiperia konsullaten ne Bujanovc!? Kosova le ti bashkohet konsullates se Shqiperise si ne shume vende te tjera. Ne Luginen e Presheves dhe Bujanovc ka shqiptare ore zoteri qe kane nevoje te ndihmohen. Serbet po pergjijgen ndajn hapjes se konsullates ne Bujanovc, kjo eshte e gjitha. Le ta hapin. Nese ka 50 serbe, stafi i konsullates do shullohet ne diel ose ne shi. Por, serbet zakonisht i perdorin konsullatat per sherbime spiunazhi dhe rekrutim agjentesh te paguar. Dhe ne nje popull qe eshte i varfer rekrutimi mund te behet shume lehte, mjafton ca para te qelbura. Ky eshte aspekti kryesor.

      Reply
      • Aldrin says:
        August 1, 2026 at 1:03 pm

        Po si do e ndihmosh Presheven ti, kurve e Vucicit, duke Hapur Serbine ne Shqiperi?

        Reply
  • 1thundrak says:
    July 30, 2026 at 10:00 pm

    Po ky i joni pse rri sikur e ka ne bythe, se ky evgjiti serb duket i lumtur.

    Reply
  • ¿? says:
    July 30, 2026 at 10:20 pm

    Or zotri, po pse nuk u mendove pak me gjate para se t’ia jepje voten kesaj qeverie? Çdo popull ka qeverine qe meriton.

    Reply
  • Durrësi says:
    July 30, 2026 at 10:31 pm

    Te mallkuarit! A ka kush qe e ndale kete pushtet te poshter, o shqiptar?

    Reply
  • ANA says:
    July 30, 2026 at 10:41 pm

    U bashkangjitem shqetesimeve dhe pikepamjeve te zoterise ne lidhje me kete ceshtje te ndjeshme kombetare dhe,mbi te gjitha,mendoj se ceshtje kaq te rendesishme nuk duhen ngritur nga nje qeveri kur perballet me mungesen e besimit dhe nje sere problemesh te tjera te brendshme qe kerkojne zgjidhje.Ceshtjet e politikes se jashtme nuk kane te bejne vetem me nje individ,nje kryeminister apo nje minister,kerkojne unitet kombetar dhe nje strategji te mencur,gjakftohte,largpamese te bazuar ne interesin kombetar,te drejten nderkombetare dhe ne te drejten ne pergjithesi.Shqiptaret,si brenda dhe jashte kufijve,nuk duhet te mendojne ne menyre te izoluar dhe largimit nga njeri-tjetri-me llogjiken-secili ne shtepine e vet-por si nje trup i vetem me te njejtat nevoja dhe pritshmeri lidhur me ceshtjet e perbashketa.Asnje marreveshje nuk duhet dhe nuk mund te arrihet me Serbine apo ndonje vend tjeter,nese nuk eshte arritur nje dakordesi mes nesh,per ate qe duam dhe synojme.Koha e vetmise per ne ka mbaruar dhe kete fakt duhet ta perfshijme ne realitetin tone;kjo kerkon koordinim jo vetem me Kosoven,por edhe me shqiptaret e Maqedonise,Malit te zi dhe Lugines se Presheves.

    Reply
  • tonka says:
    July 31, 2026 at 1:31 am

    ku ka sherbyer diplomati Zeneli?

    Reply
    • TOMASOV says:
      August 2, 2026 at 9:40 pm

      Te rroni vete z. Zeneli, se mendja te paska lene.
      Jeni totalisht jashte loje dhe jashte logjikes.

      Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    July 31, 2026 at 5:07 am

    …iku ai BURRË që të vinte “kufirin tek thana,,…

    Reply
  • Katiu says:
    July 31, 2026 at 6:03 am

    O zoti, shoku Enver Zeneli !
    Ç’bëre ti në 97-ën kur shqipetarët hodhen në erë shtetin shqipëtar – asnjë s’u denua për këtë krim mbi krimet, ata banditë janë edhe sot në krye .
    Ndodh keshtu sepse ne shqipetaret e kemi dhurate shtetin.
    Ne kemi patur patriote, por me shumë kemi patur dhe kemi tradhetare .

    ( vazhdimi më von )

    Reply
  • realisti says:
    July 31, 2026 at 7:14 am

    Po perse nuk e hap Kosova ose me mire Albin Kurti konsullaten ne Bujanoc?!!! A e kemi ne prembulen e kushtetutes qe duhet te kujdesemi per shqiptaret kudo qe jane? Ku eshte e keqja e hapjes se konsullates ne Bujanoc? Por kuptohet se ne mardheniet dypaleshe nuk ka vetem te marresh duhet edhe te japesh. A mundet ky ish diplomati te na e sqarojne çfar rreziku paraqet per shkodranet hapja e konsullates serbe? Po lere more se shkodranet dhe jo vetem shkodranet, me posdravin jane argetuar vazhdimisht edhe sot madje.

    Reply
    • Kohë says:
      July 31, 2026 at 8:45 am

      Jo “realist” injorant,
      Sipas te gjitha konventave relevante nderkombetate, hapja e nje ambasade ne nje shtet fqinje (apo kudo tjeter) duhet te arsyetohet me numrin e popullsisë te shtetit qe hap ambasden. Duhet te ekzistojnë nje popullesi substanciale.
      Ne Shkodër ka malazez, jo serb. Kurse, serb te vet deklaruar jane ma pak se 20. Shqiperise i takon te hap ambasade, por jo shkinise pa popullsi prezent aty ky synon hapjen e kesaj ambasade. Kjo eshte kaq e thjesht.
      Ramuti nuk mundet te hap dyert e Shkodrës per nje ambasade shkavelle qe do te perfaqesonte shkijet e paqene.
      Shkijet aty do te gjejnë vetem Bajrat-kriminelet gjaksllav.
      Shkodra nuk duhet ta ëejoj kete.
      Le ta hap ramuti kete ne oborrin e tij ne Shurrel. Jo ne Shkodër!

      Reply
  • Shkoder locja says:
    July 31, 2026 at 9:02 am

    Shkodra me shkodran,,,,
    jan nje mrekulli,,,
    Shekujt n’krye t, vendi e lane,,,
    se e bekoj e madhje Perendi…
    Mysliman e katolik,,,,
    gjithmon jan bashke,,,
    sa t’jetoj njaj Velecik,,,
    nje i kemi Bajram e Pashke…
    Shkoder locja nadja e mire,,,
    me bejta,humor jem rrit,,,
    Drini ,Vraka e i bukuri Kir,,,,
    istikam ne kemi ngrit,…
    Shoh dikush qe han m… t..,,,
    e mundohet me pjerdh,,,
    Shkoder loce kurr nuk u tut,,,
    n’ujra t’zeza i kem hjedh…
    Ne e hapim konsullaten,,,
    nese ne na leverdis,,,
    por t’drejten me gallaten,,,
    dim mire me e betis….
    Trimat thrrasin nga perjetsia,,,
    pushka n’krah e n’sofer buka,,,
    Gjeg Gega e djelmnija,,,,
    n’Vranin Oso Kuka…
    N’male t’Hotit therret Cun Mula,,,,
    Abaz Bekteshi shkrep jataganin,,,
    n’Prizren prin njaj Mark Lula,,,
    Shkodra therret Jakup Ramadanin

    Reply
  • Katiu says:
    July 31, 2026 at 1:44 pm

    ( vazhdim )

    Ne shqipetarët kemi një difekt serioz- e zbukurojme historinë tonë me gënjeshtra- sa me shumë genjen, zbukuron , aq me patriot je , po u permende te verteten te shpallin tradhetar …
    Vur kapakun asaj e kesaj dhe kur shperthen një ditë e verteta, qelb dynjanë .

    Per ilustrim — Ti ke pas kene një zonje e rane
    Burrat e dheut te kjushin nanë …..
    Kur ka qenë kjo, kur shqiperia nuk ekzistonte si shtet ?
    Dhe ketë e thotë Vaso Pasha , që ma ka gjoksin plot me dekoratat si patkonj kali nga sulltani , per njerezit që varte shtyllave në Liban , në sherbim te turkut !
    Ose poeti ynë I madh Naimi e bën Shqiperine parajse, Shqiperinë e Legjendes te Misrit , te malarjes e të urise….

    Më pas punet ecën edhe më për lumë , siç jemi rrokullisur deri e sot !

    Reply
  • Ndue Sanaj says:
    July 31, 2026 at 4:12 pm

    Zotërinj një shqetësim i drejte! Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar, madje dhe Ambasada Serbe në Tiranë duhet të ketë një status tepër të kufizuar, përderisa Serbi nuk njeh Kosovën shtet të Pavarur.
    Por të lutem ju shkodrani pa emër, që bëni ketë artikull, pse nuk ngrini në këmbë shkodranet anti turk, për të rrezuar Memorialin e Hasan Riza Pashës në qendër të Shkodrës dhe çudi të ishte në tere Shqipërinë?!
    Pse nuk ngritët zërin, që Përkujtimorja e Luftës së Çanakalasë ose beteja e Gallipolit mori pjesë nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi, që ne ketë beteje rreth 2500 mercenar shqiptare u vranë. Dhe pranë memorialit te Hasan Riza Pashës u ngrit Flamuri turk, u bene homazhe, u dha himni turk dhe u mbajt një koncert, pas fjalës se Ambasadorit turk?!?!?!
    Vërtettë një qëndrim tepër absurd i shtetit tone dhe ne optimistëve, me gene mercenar!
    E pa denje!

    Reply
  • reshit lala says:
    July 31, 2026 at 4:25 pm

    Hapja e konsulatës për 584 serbë në shkodër përbën akt tradhëtie kombëtare. Ne shqiptarët kemi me miliona shquoitarë jashtë kufijëve-në të gjithë Ballkanin, sa që edhe bota do të na mbledhë në një shtet-(deklarata Merkel): U në.pyes k/ministri Shqiotzar Edi rama: Ju që kërkoni të hapni kunsullatë përserbët,që kanë masakruar Kosovën SA KONSULLATA SHQIPTARE KENI HAPUR NË TË GJITHË BALLKANIN, KU JANË MASAKRUAR ME DHJETRA MIJËR SHQIOTARË? Ne kemi me dhjetra fshatra serbe,që kanë disa fishin e serbëve në Shkodër: Në këto fshatra do të hapen konsullata? Zoti k/ministër! Ne shqiptarët nuk do të lejojmë asnjë lëshim politik, nëqoftëse kundërshtari përballë ka bërë masakra dhe nuk ka një kunsullatë shqiptare!

    Reply
  • Anonymous says:
    August 1, 2026 at 12:35 pm

    Meruni pak he burra me ate qe eshte Ministri i Jashtem dhe keni me pa se nuk keni me u cudit

    Shqipnia nuk qeveriset nga shqiptar tashma prandaj vidhet e shitet me male, detm toke, ishuj,

    Pa fut ne burg tradhtaret qe kan shit detin e vendin, nuk ka me pas SHQIPNI

    Reply
  • Aldrin says:
    August 1, 2026 at 1:08 pm

    Popole qiptare,
    Rama po e shkaterron deri ne Qelize Shqiperine
    Rrini dhe beni karshillek nga Kafenete, derisa te dali dhe KOmuniteti i zgjeruar Serb, qe tju fshije deri ne Shkumbin
    Kane mall shqiptaret si te therren dhe si te digjen te gjalle.
    Ju ka marre malli o copa idiotesh tju djegi serbi e greku?
    Shkoni e lehni si qente per Berishen
    dhe lehni si buce per Ramen
    Mbajeni saterin ne koke, se keni deshire te shihni femijet tuaj te therren si delet
    Bedelet e Ballkanit
    Shellehen neper kafene si qafire,, dhe si kurva

    Reply
  • Valbona says:
    August 1, 2026 at 3:18 pm

    Mund te duronte Ramaxhiu deri sa Shqiperia te hynte ne Bashkimin Europian; por tradhtia s’ka durim!

    Reply
    • Vlora Vlora says:
      August 2, 2026 at 6:28 pm

      ca kuptimi ka kjo, o Valbona?
      Cfare lidhje ka Shqiperia me Serbine dhe BEne?
      Problemi i shqiptarit eshte se akoma nuk po kupton qe Rama eshte Esat Pasha i sotem, qe po angazhon Serbine ne lufte kunder popullit shqiptar.
      I ka shpallur Lufte Rama Shqiperise.
      O popull idiot shqiptar. Nuk po kuptoni akoma..
      Nuk ka fare asnje objektiv per ta futur Shqiperine ne BE
      Shqiperia ne BE i prish pune Rames dhe Serbise
      Rama po mobilizon Ushtrine Serbe kunder Popullit shqiptar.
      E kuptoni rrjedhen e ngjarjeve o popull?
      Do keni jo policine e Rames perballe, por Ushtrine serbe..
      Merreni vesh, o matufet e Ballkanit
      Ushtrine serbe, ajo do u marri para

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?