Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konsumi i dobët, turistët dorështrënguar nuk i ‘zëvendësojnë’ dot shqiptarët e ikur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Konsumi i dobët, turistët dorështrënguar nuk i ‘zëvendësojnë’ dot shqiptarët e ikur
EkonomiLajmi i fundit

Konsumi i dobët, turistët dorështrënguar nuk i ‘zëvendësojnë’ dot shqiptarët e ikur

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Ndonëse në vend has turistë pothuajse gjithandej dhe numri i tyre është shtuar me mbi 40% në krahasim me vitin e kaluar, konsumi vijon të mbetet i dobët.

INSTAT raportoi në treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) se konsumi final i popullatës u rrit me 3.59% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vendit, nga 3.75% që ishte rritja në tremujorin e fundit dhe më e ulët se në tremujorin e dytë 2023, kur zgjerimi arriti në 4.7%.

Ritmet e rritjes së konsumit janë më të ngadalta se në periudhën e para pandemisë.

- Publicitet -

Ndonëse në vend, në tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitI më parë, konsumi nuk ka shënuar ndonjë gjallërim të dukshëm.

E njëjta tendencë u konstatua dhe vitin e kaluar. Konsumi u rrit me 3.8% në 2023, niveli më i ulët që nga pandemia.

Ecuria e dobët e konsumit lidhet me dy faktorë:

-Së pari ikja e popullsisë vendase. INSTAT gjeri në Censin e fundit se popullsia vendase është 2.4 milionë banorë, nga rreth 2.78 që ishte vlerësimi i mëparshëm. Në krahasim me Censin e 10 viteve më parë, janë rreth 400 mijë persona më pak në vend, kryesisht për shkak të emigrimit. Pjesa më e madhe e të ikurve janë të rinj, largimi i të cilëve ka ndikuar konsumin e produkteve si brumërat, sheqernat, produktet e përpunuara të mishit, frekuentimin e bareve etj.

-Së dyti, Shqipëria është marketuar si vend i lirë dhe turistët që vijnë priren të shpenzojnë pak. Sipas operatorëve të tregut, frekuentimet kanë qenë më tepër nga turistë me të ardhura mesatare e të ulëta, ku deri 70% e tyre janë turistë të aventurës, “me çanta shpine”, që priren të shpenzojnë pak.

Për më tepër që turistët qëndrojnë pak dhe nuk arrijnë të zëvendësojnë konsumin e qëndrueshëm të banorëve të përhershëm.

Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim

Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.

Mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Mbështetur te kjo e dhënë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar.

Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.

“Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”, pohon Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Golem says:
    July 11, 2024 at 7:17 am

    Da i sakte mundet te jet ky informacion. Dalin kembet e tregtarit?

    Reply
  • merhumi says:
    July 11, 2024 at 8:12 am

    epo te huajt ja dine vleren parase. Vetem shqiptaret mendojne “ta djegim sot pa neser shohme e bejme” prandaj edhe cmimet skane me kufi ne shqiperi

    Reply
  • Gim says:
    July 11, 2024 at 8:14 am

    Nuk i plasi asnjeriu oer olazhey e shqiperise. Vetem shqiptaret pordhace kujtojne se cfare kane

    Reply
  • demo says:
    July 11, 2024 at 8:37 am

    Keta jane turiste mer lale! Si jane shqiptaret,jane edhe turistet,.Cadren me vete,buken me vete,Nje Paspaq me qera,Bridh gjithe Shqiprine me panine me qofte.
    Ruje Mihal peshkun e qelbur ne zgare.Ti Rame turistiku numuroi mire,se te duhen tu marresh shurren per chek up.
    Po keta bira kurvash dhjesin e shurrojne ne byth te ullirit!

    Reply
  • Ppsh says:
    July 11, 2024 at 9:40 am

    Tani qe doli muti sheshit po kerkoni shkakun cfardolloj shkaku pervec te vertetit
    Harroi qeveria qe vitin qe kaloi ne qershor ku tiristet i kishin bere prenotimet zhvlersuat euron ne menyre arbitrare me 20%?
    Pra i vodhet
    Kete vit euro u zhvlersua me 30% dhe qeveria me tellallet e saj trumbeton se leku i gorte rrit ekonomine
    Po tani?
    Ka vetem nje shkak
    Pazaret e pista qe ben bsh ne emer te qeverise vjedhin ekonomine e popullit me kembim arbitrar per te justifikuar apo sheshuar deshtimet e veta ne qeverisje
    Nqs dikush llogarit sa milion ero hyjne ne vit ne shqiperi i hiqni 20% fiktiv dhe do kuptoni sa pi vidhet pa llogaritur sa dem i shkaktohet ekonomise me nje kembim fiktiv

    Reply
  • Arben says:
    July 11, 2024 at 9:45 am

    cfare mbjell korr.

    Reply
  • capi says:
    July 11, 2024 at 11:59 am

    Nuk e kuptoj, as pas 30 e ca vitesh, keta bisnessmenat nuk kane vene mend si te trajtojne klientet. Mo se shiko si placke per ta rrjepur, se nuk te vjen vitin tjeter. Dhe nese ul cmimet eshte nje investim per te ardhmen qe do te kthehet shumefish.
    Nga cfare kame degjuar te gjithe mburrin ushqimin cilesor dhe cmimet e ulta. Furnizoheni me guzhinen me prodhime vendi, shko merr me makine tek fshatari mos perto. Keshtu ndihmon dhe fshataret. Nese e furnizon me plera serbi ose maqedonasi normal qe do te mbetet i pa kenaqur. Risni cmimet si makuter qe jeni, dhe mbivlersimi i lekut, normal qe do shtrengojne dore, dhe milioner te jene.
    Merrni pershtypjet, jo qe te krekoseni, po te shikoni ku mund te permisohet sherbimi. Njerzit nga natyra me shume besojne nje pershtypje te dikujt qe ka qene me para ose si i thone “word of mouth” sesa ato reklamat-guidat lajle lule, qe ndonjehere del dhe ky shtatlarti une dhe ben ne media,
    He se harrova, sukses i madh ne fushen e turizmit Nje jaht i madh u furnizua me karburant. Nuk di nese shkarkoi dhe ujrat e zeza, Sa di ka rregull te mos i hedhi ne det. Nje fitore dhe kjo besoj dhe gazeta ka harruar ta permendi.

    Reply
  • posi-posi says:
    July 11, 2024 at 12:27 pm

    Posi-posi

    Pronaret shqiptare, mendojne per rjepje te klienteve, duke menduar se ne biznes ka rregulla dhe ligje kerkese oferte, kur oferta (cmimet, sherbimet,) ngrihen larte kerkesa bie ! Pse budallenje jane turistet ?!! Mund tja fusesh heren e pare. Por ne heren e dyta ta fusin ata (turistet) dhe nuk te vijne me 2 here sic mendojne “biznesmanet” te paarsyeshem bizneset shqiptare ne turizem , ”
    E dyta turizmi masiv ne Shqiperi nuk eshte i mire sepse este ne dem te shqiptareve te thjeshte atyre qe nuk perballojne koston e jeteses qe nuk mund te blejne shtepi sepse ato mund te shtrenjtohen nga blerja e te huajve !

    Posi- posi bythe e zgjuar biznesi shqiptar, duan te pasurohen fet e fet me nje shrbim “5 aspra”
    –
    Ne Spanje ne dekadat e fundt ka qene super vend turistikm ka probleme me ekonomine e njerzeve te thjeshe spanjole dhe keta kerkojne protestojne kunder turizmit masiv, sepse ai rrit koston e jetese te njerzeve te thjeshte !

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 11, 2024 at 4:00 pm

    Turizmi elitar mund ta permiresoje situaten.

    Reply
  • demo says:
    July 11, 2024 at 7:31 pm

    Jalla i rente dy jave shi e bresher,qe tja dhjesi mu ne turizem ketij torobellit qe fluturon me pras ne bythe,.
    Edhe Elitarin,edhe ate me canta.
    Nuk mbahet shtepia me karamele,cokollata..Te rrofte endrra Dubait
    Po Ay Dubai nuk do ishte bere sikur Fellahet e arabiswe te vidhnin veten e vet,,te jepjin fushat e naftes me koncesion korruptiv Te jepnin tokat per hajdeutet anglo-amerikane.
    Karavan me deve e gomare do ishen edhe sot.
    Oooo Hajdut,
    Shtepi e hajdutit,Troke mbetet!

    Reply
  • Nezir Tolaj says:
    July 12, 2024 at 8:14 am

    A mundet dikush me me tregu pse qeshdron ky flamur ne ket foto dhe i kuj eshte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…
  • “Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses
  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?