Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari në Dibër dhe doganieri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari në Dibër dhe doganieri
AktualitetKronike

Kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari në Dibër dhe doganieri

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Skaneri”, duke arrestuar një 42-vjeçar nga Maqellara që transportonte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, si dhe një doganier të degës Bllatë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në hetim është vënë edhe një tjetër punonjës dogane.

Gjatë kontrollit u sekuestruan mallrat, automjeti dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë

Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”.

U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari.

Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.

Sekuestrohen mallrat, automjeti me të cilin transportoheshin, si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një rast të kontrabandimit nëpërmjet PKK Bllatë, të mallrave të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Skaneri”.

Në kuadër të operacionit:

-u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”;

-u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjentë dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  • ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  • Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  • Normalizimi i inkompetencës

Komentet e Fundit

  1. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  2. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  3. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. demo on Normalizimi i inkompetencës
  5. Dashi on Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?