Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrata 6 milionë dollarë në SHBA për t’i hequr Berishës non gratën, reagon PD: Paratë, nga patriotët shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kontrata 6 milionë dollarë në SHBA për t’i hequr Berishës non gratën, reagon PD: Paratë, nga patriotët shqiptarë
Lajmi i funditPolitike

Kontrata 6 milionë dollarë në SHBA për t’i hequr Berishës non gratën, reagon PD: Paratë, nga patriotët shqiptarë

Published: April 27, 2025
Shpërndaje

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se selia blu ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh me bashkëpunëtorët e fushatës së Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për llogari të Sali Berishës.

Partia Demokratike shprehet se paratë për realizimin e këtij qëllimi janë marrë përsipër 100 për qind nga patriotët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA dhe nga shqiptarë të tjerë të larguar nga Shqipëria 10 vitet e fundit për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Sakaq, PD sqaron se komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve të PD me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.

- Publicitet -

Sipas selisë blu, synimi i bashkëatdhetarëve në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i Partisë Demokratike

“Në lidhje mbi një informacion të shpërndarë në media për lobimin e PD pranë Qeverisë dhe Kongresit të SHBA dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkëatdhetareve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqiperisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij!

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro – amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në perputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    April 27, 2025 at 6:23 am

    Shumë mirë patriotët, po secili patriot duhet t’i japë paratë (t’i derdhê) te garantuesi Seci kundrejt firmës, siç e kërkon ligji, meqë është lobim për një parti shqiptare. Mirëpo është kundërthënëse të quhen patriotë ata që sponsorizojnë armikun më të madh të demokracisë, Shqipërisë e shqiptarëve të vërtetë, atij që ka shitur Shqipërinë kudo e kurdo që ia ka kërkuar Serbia e Greqia, atij që, për të kryer këto shtije ka vrarë e masakruar mijëra shqiptarë dhe e zhbëri shtetin natë shkallë saqë u desh të vijnë forcat shumëkombëshe për ta shpëtuar nga fundi e për ta nduhmuar të ringrihej pasi u shporr nga pushteti ky antishqiptari…

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    April 27, 2025 at 6:25 am

    Shumë mirë patriotët, po secili patriot duhet t’i japë paratë (t’i derdhê) te garantuesi Seci kundrejt firmës, siç e kërkon ligji, meqë është lobim për një parti shqiptare. Mirëpo është kundërthënëse të quhen patriotë ata që sponsorizojnë armikun më të madh të demokracisë, Shqipërisë e shqiptarëve të vërtetë, atij që ka shitur Shqipërinë kudo e kurdo që ia ka kërkuar Serbia e Greqia, atij që, për të kryer këto shitje ka vrarë e masakruar mijëra shqiptarë dhe e zhbëri shtetin në atë shkallë saqë u desh të vijnë forcat shumëkombëshe për ta shpëtuar nga fundi e për ta ndihmuar të ringrihej pasi u shporr nga pushteti ky antishqiptari…

    Reply
  • Dudumi says:
    April 27, 2025 at 6:53 am

    Edhe nastradini qe shkruan ketu Ka dhene 100 mije$ interneti per te lobuar per Berishet. C’a i kà 100k dollare interneti nastradini, qe Tere diten shullehet ne diell nga azili i pleqve te Amerikes dhe ceplendiset me Wikipedhjane tek komentet e gazetave shqiptare? Me shprese se Berisha do i jape kullotat e Kolonjes qe te shtoje dhente e ti shese Amerikes lesh me dogane 10%.

    Reply
  • Sinqeritet says:
    April 27, 2025 at 2:28 pm

    Perralla me mbret: Izraeliti kur don te blere pyet nese e ke te gjetur apo te mbetur?
    Ne USA ku jetojme cdo $ eshte me djerse:Amerikani ulet ne toke per 1 Penny,shqiptari jo!

    Reply
  • Meriton Agustini says:
    April 27, 2025 at 3:29 pm

    Patriotet shqiptare Nudinet e Berishes jane perfaqsues te agjenturave serbo ruse qe kane financuar Berishen dhe e financojne edhe tani.
    Si ka mundesi Berisha te mbijetoje mbi 30 vjet ne politike ?
    Arsyeja eshte sepse Berisha eshte personi i duhur per te penguar Shqiperine ne BE. Personi i duhur per te penguar shqiptaret te behen europian, njerez te zhvilluar !
    Berisha urren shqiptaret me besoni ! Ai eshte i lumtur qe shqiptaret te jene njerez te eger te pacivilizuar, hajdut,kriminel vrases. Ai eshte i lumtur qe shqiptaret te jene armiq te shqiptareve.
    Nuk beri asnji reform ne jeten e tij.per te permisuar jeten e shqiptareve .perkundrazi ne 1997 vrau 3000 shqiptare. Dhe futi ne lufte veriun kunder jugut !
    Ai stimuloi luften artificiale ne 1997 veri jug
    Familjarisht i korruptuar dhe i pa desherueshem per ShBA dhe Britanine e Madhe
    Ai akoma eshte njeriu me i pasur edhe pse eshte pa pushtet. Ai nuk heq dore nga misioni i ngarkuar nga Serbet e miloshevicit dhe ruset
    6 milion dollar ? Thote se jane prej patrioteve shqiptare ! Kush jane keta patriot spaku duhet ta ndjek keta patriot. Do re shikojme se keta do te jene serb ose ruse qe kerkojne destabilizimin e Shqiperise

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 27, 2025 at 5:09 pm

    Ky LOBIM SKANDSLOZ nuk është I vetmi.Në 2017 LULI LOBOI ME 975.000 $ DHE LISTA ME LOBIST TË PD NË AMERIKË NUK DOLI KURRË,PËRKUNDAZI LULI SHPËROI ME PROÇEDURË SI PËR RR.KOMBIT ME 230 MIL.$,etj.
    SPAK është në provën e 1000.000 PËR SB,LULIN,LIKEN,MULIN,MZINË,VOKSHIN,KALANË,GAZIN PËR VRASJEN NË ELBASAN,etj.
    Boll bëtë SKANDAL ME SICIALISTËT E URTË,SIKURSE ME ERIONIN PA FAKTE BINDËSE,PËR TJA FALUR SALIUT BASHKINË E TIRANËS.! TI MARRI TË KEQEN.!
    Mjaftë e duroi populli Non Gratën fatkeqsi Kombëtare 34 vjeçare..SHQIPËRI-KOSOVË.!
    Kjo çështje duhet të hetomet para zgjedhjeve të 11 Majit 25 dhe jo të shtyhet si GJYQET E SALIUT,LULIT,MEDIUT,LIKES,KËLLIÇIT,DOGJANIT,VOKSHIT,etj.
    Dy rrugë ka SPAK,GJKKO:
    1.OSE SEKUESTRO E ARRESTIM 360 GRADË..OSE..
    2.DORHEQJE PËR FRIKË,PASFTËSI,KORRUPSION..!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    April 27, 2025 at 8:27 pm

    Nuk janë patriote ata qe ndihmojne ne çfarëdo forme a menyre tradhtaret dhe tradhtinë, aleatet e serbit, jugosllavit, grekut, bullgarit, italianit… Te tille “patriote” nga Amerika ndihmuan dhe mbeshteten LDK-ne UDB-ashe te Ibrahim Rugoves…
    O politikane! Kuptoni se kështu po e merrni ne qafe Shqiperine dhe kombin shqiptar… Nuk niset nje udhe, me dy mendje!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 27, 2025 at 8:55 pm

    Me dhan para për ju jo që sjan patriotë por jan antishqiptarë si ju të pd. Juve ju financon greku serbi o pd e falimentume.

    Reply
  • Engjellush says:
    April 28, 2025 at 12:56 am

    Kush jane ata qe paguajne 6 milion dollare per Saliun?
    Mos jane si 3 miljoner e gongut te Nasdaqit qe “pagoi shoqeria “Vatra”?

    Reply
  • ce says:
    April 28, 2025 at 4:58 am

    Pjesen me te madhe te parave per vicidolin do ti jape *patrioti* i madh Damir Fazllic , antar i keshillit te mbrojtjes ne qeverisjen e vicidolit qe bleu gjysmen e Spitalles me 1 euro ne kohen e vicidolit.
    Nje pjese do ti jape djali i Sllobodan Miloshevicit si mirnjohje per furnizimin me nafte te makines luftarake te Milosheviti ne luften Serbo Boshnjake te 1996, nje pjese do ti jape Lul Berisha banditi i Durresit, nje pjese dhe Fevzo kokberdunga bunga bunga, e keshtu me radhe antishqiptari me i madh i planetit Fredi beler barkderri, Rezart Taci , dhendri mafioz me ze gruaje me republike ne koke Al bin laden al abi malltezi, Flamut geringu nga thesi i parave te Lazaratit, e keshtu do behen 6 milion dollare por nongrata nuk do hiqet perseri se nongrata me e madhe eshte ajo e 14 majit 2023 qe perbindeshi i vicidolit te mos vije me kurre ne pushtet do te realizohet me 11 maj 2025, ne votimin spektakolar te popullit Shqiptar per ta nxjerre nga skena politike kesaj radhe per here te fundit perbindeshin e vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?