Policia ka reaguar pas kontrolleve të kryera në banesën e Ervis Martinajt.
Në një njoftim bëhet me dije se gjatë kontrolleve, të fshehura në koshere bletësh, janë gjetur 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe.
Kontrollet, në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.
Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:
• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.
Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.










I zhdukur ( a vetzhdukur) qe ne 9 gusht ky Cubi Martinaj dhe policia ne fund te Dhjetorit i shkon ne fortese! Atij Drejtor Rrumbullakes te Policise kryeministri i dha 100 dite afat te dilte e te sqaronte kete ceshtje, por duket se Rrumbullakes nuk i mjaftojne as 100 muaj te dale e te thote se – E kane vrare apo eshte zhdukur me deshiren e tij.
Policia nuk ka bere asnje arrestim edhe Pse gjetet arme zjarri dhe fisheye. Pse ?
Cdo familje ka arme ne ato zona. Paskan zbulu Ameriken
VO:1Elvis Martinaj është i gjallë dhe mund të fshihet në VILAT PA MBARIM TË NON GRARTËS & ALEATËVE TË TIJ si & LikeSpiunit me Aleatët..!
-Në Ato vila nuk është futur askush pasi mbrohen me 10-15 bodiguard që paguhen me paret e popullit,Oligarkëve të krijuar që në 92 me qeverinë e parë “demokratike” të PD bandë e tipit ISIS.
2.Familja e E.Martinaj njoftoi që në gusht largimin e tij pasi ka shkuar në destonacion në vënd të sigurt dhe duhet shumë kohë për ta kapur.
3.Shoqëruesi tij i arrestuar di se ku është padroni tij.Ai duhet detyruar të tregoi me metoda speciale..!
4.Dihet se kush e ka futur në krim E.Martinaj & shokët e tij,kush e mbron dhe kush kërkon me insistim gjetjen e tij gjallë a vdekur.
5.Dihet kush e përhapi drogën e parë në Shqipëri,Lojrat e fatit,Prostitucionin,Gjaj marrjen,Vjedhjen e pasurisë,Vrasjet..!
-BARDHYL RESO ish deputet i PD në 92 sot në Amerikë në DRITARE.NET TREGON:
▪︎ Droga u fut për herë të parë nga PD në zonën e Beratit.Në Urën Vajgurire banda e A.Hajdarit vrau 7 vet dhe sot janë në KANADA.
▪︎PD u krijua nga Ramiz Alia dhe jo Sb.Ajo u plotësua me KOMUNISTE & SIGURIMSA.Kryetar i PD u emërua nga R.Alia me mbi 434 antar që sot ka mbetur vetëm Sb.
-Po kështu F.Nano u rekomandua në PS.
▪︎ Shkatërrimin e ekonomisë e bëri S.Berisha me ndihmën e agjenturave të huaja të cilave Sb u shërben si agjent i shumfusht..Thot BARDHYL RESO.
-DITA GËZUAR FUNDVITIN PËR TË GJITHË PERSONELIN TUAJ TË NDERUAR.
U cmenden te gjithe rreth Martinajt! Shikoni jeten tuaj! Apo shikoni edhe politiken! Me vjen turp qe PD eshte parti e vendit tim! Me vjen turp qe akoma Saliu dhe Likja jane ne politike! Me vjen turp te lexoj nje interviste te Zj. Cupi, “deputete” e PD si shume “deputete” te tjere tip Sali apo tip luli! Jane pa vlere jane zero! Dua bashkim thote kjo truthare! Bashkim therret kjo truthare! Me ke me kriminelin Sali! Rama duke si engjell para jush dhe Saliut! Po nuk u larguan berishistet e sindromes se Stokholmit nuk ka me PD!