Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata jonë e suksesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata jonë e suksesit
Lajmi i fundit

Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata jonë e suksesit

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, Kopshti Zoologjik i Tiranës ka patur një numër rekord vizitorësh. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky fluks i madh i frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se, “janë shifrat e mijëra vizitorëve certifikata jonë e suksesit”.

“Sapo kemi përuruar Kopshtin Zoologjik dhe kemi pasur shifra rekord të vizitorëve, që tregojnë qartazi se ishte diçka që i mungonte Tiranës. Edhe unë besoj që i kemi dhënë zonës jo vetëm një hapësirë shtesë parkingu dhe shtimin e vlerës së pronës, por edhe një tjetër hapësirë çlodhëse dhe sigurisht të jashtëzakonshme për të rinjtë dhe fëmijët e kryeqytetit”, theksoi Veliaj.

Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas këtij investimi një vëmendje e madhe do t’i kushtohet mirëmbajtjes së Kopshtit të ri Zoologjik. “Sapo kemi sjellë edhe çiftet e reja të kafshëve. Një çift i ri luanësh dhe një çift i ri tigrash. Që kopshti ynë zoologjik të certifikohet si pjesë e rrjetit të kopshteve zoologjike në Europë, nuk mund t’i blejmë kafshët, që do të thotë se ato vetëm shkëmbehen mes kopshteve zoologjike. Kështu që më në fund kemi marrë të gjithë kontingjentin dhe presim kafshë të tjera”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -

Në vijim të mirëmenaxhimit të hapësirave ndihmëse brenda Kopshtit të ri Zoologjik do të mundohet hapja e disa klasave për qëllime didaktike. “Për të gjithë ata që na kritikojnë dhe që përfaqësojnë atë forcë politike kur luani rrëshqiste në pllaka manjelike dhe hante patate, sigurisht do t’u duhet të reflektojnë që është dita me natën dhe si filozofi e trajtimit të asaj hapësirë. Siç e kemi parë hapësirat janë më të mëdha për kafshët. Dhe ishin ata kur menaxhonin ish-Komunën e Farkës që i kishin ardhur kafshëve duke zënë hapësira me lokalet. Sot situata është dita me natën. Më kanë mbushur me indinjatë pamjet që kemi parë ku njeriu i gjuante kafshës me gurë. Në një moment mendova tigri do thotë: Hajde ndërrojmë vendet, futu ti brenda të dal unë. Sigurisht kjo nuk shkon pa gjithë histeritë mediatike: A i ka mbushur gjithë dhëmbët tigri?; A i ka proteza? Apo i ka të vëna? Këto janë çudira shqiptare.”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë siguroi se asnjë prej këtyre veprimeve ndaj kafshëve nuk do të dekurajojë misionin për Kopshtin e ri Zoologjik. “Do të mundohemi që kolegëve europianë të kopshteve zoologjike mos t’u flasim në anglisht as për ata që qëllojnë kafshët me gurë edhe as për kolegët tanë të politikës apo portalet përkatëse që duan të bëjnë dentistin e tigrit. Ne nuk do lejojmë një portal gjobash apo një sjellje të papërgjegjshme të një individi që mendon se është më i egër se kafshët e egra të na dekurajojnë nga misioni ynë,” përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?