Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korçë/ Bashkëshortët nuk lanë trashëgimtar, sulmohet me granatë vila, shkak dyshohen konfliktet e pronësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Korçë/ Bashkëshortët nuk lanë trashëgimtar, sulmohet me granatë vila, shkak dyshohen konfliktet e pronësisë
Kronike

Korçë/ Bashkëshortët nuk lanë trashëgimtar, sulmohet me granatë vila, shkak dyshohen konfliktet e pronësisë

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Një tjetër shpërthim ka ndodhur ditën e djeshme në të zbardhur, por këtë herë në Korçë. Në oborrin e një vile të pabanuar në Bulgarec, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë dore, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Shtëpia ishte e pabanuar prej 4 vitesh, pasi pronari Qazim Leshnja dhe bashkëshortja e tij, kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë lënë fëmijë. Fqinjët tregojnë se për mirëmbajtjen e vilës kujdesej motra e të ndjerit, ndaj edhe motivet mbeten të panjohura, megjithëse dyshohet tek konfliktet e trashëgimisë mes të afërmve të bashkëshortëve të ndjerë.

“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia. Pista kryesore e hetimeve është konflikti i pronësisë, pasi të afërmit e Leshnjes nuk bien dakord për ndarjen e pasurisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes me sekuestrimin e kamerave të bizneseve dhe pyetjen e familjarëve.

Nipi i familjes në ndërtesën e të cilëve shpërtheu një granatë dore thotë se janë të tronditur nga ngjarja. Ai shprehet se familja e tij nuk ka asnjë konflikt. “Po kaloja për në punë dhe pashë polici këtu. Pashë çfarë ka ndodhur. Nuk di gjë kush e ka bërë. Jemi të tronditur. S’kemi konflikt me asnjërin”, tha ai. Policia shpjegoi se ka pasur vetëm dëme të vogla materiale dhe se janë shumë afër zbardhjes së ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar disa persona të dyshuar të të dy familjeve në konflikt, që u morën në pyetje dhe më tej u lanë të lirë.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?