Koreja e Veriut po ngre sërish termometrin diplomatik pasi lëshoi një raketë balistike drejt Detit Lindor, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.
Më herët u raportua se Pheniani testoi dy raketa lundrimi strategjike me rreze të gjatë, me liderin e vendit Kim Jong-un duke shprehur kënaqësinë për demonstrimin e suksesshëm të aftësisë së forcave të tij të armatosura për të kryer sulme me armë bërthamore, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, raporton KCNA.
Lëshimi i raketës shtoi një numër rekord të testeve të armëve këtë vit që kanë rritur tensionet në gadishullin Korean dhe kanë nxitur shqetësimet se Pheniani mund të vazhdojë me testin e tij të parë të armës bërthamore që nga viti 2017 dhe i shtati në përgjithësi.
a.m/dita
