Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korniza e investimeve për Ballkanin, kualifikohen dy projekte 93 mln euro për gazin natyror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Korniza e investimeve për Ballkanin, kualifikohen dy projekte 93 mln euro për gazin natyror
EkonomiLajmi i fundit

Korniza e investimeve për Ballkanin, kualifikohen dy projekte 93 mln euro për gazin natyror

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka kualifikuar dy projekte në sektorin e gazit për financim nga donatorët dhe bankat ndërkombëtare të Zhvillimit. Bëhet fjalë për projektet “Depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre” me kosto 75.3 milionë euro dhe Linja e Transmetimit të Gazit Fier -Vlorë 17.4 milionë euro.

Projektet synohet të zhvillohen përgjatë 4 viteve në vijim me synimin për tu përmbyllur rreth vitit 2030 dhe aktualisht janë në fazën e përgatitjes.

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë të lidhura me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit. Sektori i gazit në Shqipëri ka qenë në rënie të vazhdueshme. Prodhimi vendas i gazit  nga 1 miliardë metra kub në vitin 1982  në vitet e fundit është vetëm 0.01 miliardë metra kub. Shumica e tubacioneve ekzistuese të gazit janë të vjetra në gjendje të keqe, ndaj lind nevoja për një sistem transmetimi dhe shpërndarjeje gazi krejtësisht i ri. Me përjashtim të tubacionit të rinovuar nga fusha e gazit Delvinë në rafinerinë në Ballsh, infrastruktura e gazit është jo funksionale dhe do të kërkonte rehabilitim përpara se të vihej në funksion.

- Publicitet -

Sipas informacionit zyrtar të  Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor objektivi i depozitimi nëntokësor i gazit natyror në Dumre do të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të sistemit të gazit të Shqipërisë, duke përmirësuar furnizimin me gaz për vendin, nëpërmjet ndërtimit dhe funksionimit të magazinimit nëntokësor.

Këto investime do të plotësojnë furnizimin me gaz që buron nga Lindja e Mesme dhe Rajoni Kaspik nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të përfitonte nga shtimi i një kapacitetit gjenerimi jashtë orarit të pikut dhe do të plotësonte prodhimin hidroenergjetik në periudha me kushte të pafavorshme hidrologjike.

Depozita e gazit në Dumre mundëson ndërtimin dhe funksionin e HEC-ve me gaz. Nëse kjo do të arrihet në afate duke filluar nga viti 2030, importet e energjisë elektrike nuk janë më të nevojshme dhe Shqipëria do të ketë kapacitet të tepërt për eksportimin e energjisë elektrike.

Mirëpo çështja kryesore është nëse do të ketë investime të mjaftueshme në infrastrukturë për të sjellë gazin në treg dhe qëndrueshmëria ekonomike e investimeve të tilla. Projekti i parë i transmetimit të kualifikuar nga donatorët është Fier -Vlorë me rreth 17.4 milionë euro.

Gazi që do të kalojë përmes TAP dhe më pas një rrjeti shqiptar dhe do të mbushë kapacitetin e magazinimit mund të vijë nga pellgu i Kaspikut. Projekti përfshin konkretisht ndërtimin e një tubacioni gazi natyror rreth 40 km, i cili do të lidhë TEC-in e Vlorës me TAP-in. Përveç kësaj, TEC-i i Vlorës do të konvertohet për të përdorur gaz natyror si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike në vend të naftës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?