Pas arrestimit të katër eurodeputetëve, përfshirë edhe nënkryetaren greke të Parlamentit Evropian, Eva Kaili, për korrupsion, ka reaguar presidentja e këtij institucionini, Roberta Metsola.
Zyrtarja e lartë e Strasburgut deklaroi se parlamenti është i angazhuar të bashkëpunojë me drejtësinë për të luftuar korrupsionin.
“Parlamenti Europian qëndron fort kundër korrupsionit. Në këtë fazë, ne nuk mund të komentojmë për hetimet që janë ende në vazhdim, përveçse të konfirmojmë se do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet përkatëse ligj zbatuese dhe gjyqësore. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar drejtësinë.”
Një ditë më parë zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës njoftoi se katër persona, të cilësuar si mjaft “aktivë në Parlamentin Evropian” janë arrestuar mes dyshimeve për korrupsion në një vend të Gjirit Persik.
Eurodeputetja socialiste greke, Eva Kaili, e cila është edhe një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, është marrë në pyetje në Bruksel të premten në mbrëmje.
Median thonë se ajo po hetohet si e dyshuar për një çështje të madhe korrupsioni lidhur me Botërorin e Katarit 2022.
Me njëherë pas publikimit të lajmit, kreu i Pasok-ut Nikos Androulakis, njëkohësisht eurodeputet, ka reaguar menjëherë dhe e ka përjashtuar atë nga radhët e Partisë Socialiste të Greqisë.
Tre të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili.
Siç theksojnë mediat belge e vetmja mënyrë për të arrestuar një eurodeputet që mbrohet nga imuniteti i tij është arrestimi në flagrancë. Referuar burimeve të mediave europiane, zyrtarët e Katarit ishin përpjekur të korruptonin një eurodeputet socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në 2019. Hetuesit dyshojnë se një shtet i Gjirit tentoi të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata u janë shpërndarë europarlamentarëve me pozicione politike ose strategjike.
Gjatë kontrolleve të policisë janë kryer kontrolle në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.
a.m/dita

E kuptoni thelbin? “E vetmja menyre per te arestuar nje eurodeputet qe mbrohet nga imuniteti i tij eshte arestimi ne flagrance.”.Deri sa e bene belget pse te mos e beje prokuroria shqiptare te arestoje Sali Berishen?Besoj se ka ardhur momenti.
Thua ka ardhur momenti o mali? Apo ka ikur
Në ditët tona kukullat në politikë, si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera, madje në institucione të larta ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Europian janë fasada për të mbuluar mungesën e liderave, politikanëve të besueshëm e të aftë, për më tepër në kohë krizash e lufte.
Pa mohuar rolin e gruas në politikë, ajo që bie në sy është se të zgjedhurat janë pa karrierë politike, pa përvojë në administrim, por thjesht si në “Portokalli”, pra “bukurane”.
Modeli i politikanes se tipit Thecer apo Merkel i tremb burrat e kohëve “moderne” …
Këta prokurorët e BE le të hetojnë vetëm 80 miljon euro subvencione dhën në dorë të Krifcës, ish drejtoreshës së Edi Ramës në AZHBR ton për bujqësinë, graduar për merita si ministreshë e bujqësisë dhe do të binden që asnjë bujk i mirfilltë shqipëtar nuk ka përfituar asnjë cent nga këto subvencione që thuhet që kanë vajtur miljarda dhën Shqipërisë edhe në fusha të tjera nga BE, dhe kanë vajtur në trastat e hajdutëve që sundojnë Shqipërin por edhe Zorrekët e BE kan mar pjesën e majme të tyre.