Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsioni, 50% e bizneseve në Shqipëri, japin ryshfet në administratë! Tendenca në rritje të fortë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Korrupsioni, 50% e bizneseve në Shqipëri, japin ryshfet në administratë! Tendenca në rritje të fortë
EkonomiLajmi i fundit

Korrupsioni, 50% e bizneseve në Shqipëri, japin ryshfet në administratë! Tendenca në rritje të fortë

Published: December 15, 2025
Shpërndaje

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.

Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Në vitin 2024, një pjesë më e madhe e bizneseve shprehnin hapur “jo-dakord” me këtë pohim, ndërsa në 2025 pesha e atyre që “nuk janë aspak dakord” apo që “kanë tendencë të mos jenë dakord” bie, duke treguar se rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit po dobësohet. ( shiko grafikun e mëposhtëm).

- Publicitet -

Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga 2024 në 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që “priren të pajtohen” ose janë “plotësisht dakord” se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41% në vitin 2024 në 47% në 2025, pra një rritje prej afërsisht 6 pikë përqindje. Në Shqipëri, kjo rritje është më e fortë me 9 pikë përqindje.

Bosnja kryeson Rajonin me 67 % të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 % dhe Shqipëria me 50%. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30%.

Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.

Rritja më e fortë e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri po shkaktohet edhe barra administrative dhe paqartësia rregullatore. Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i pa-unifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar apo siguruar zgjidhje.

Bizneset që operojnë në mënyrë formale shpesh ndihen më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti tolerohet në mënyrë selektive./MONITOR

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • cuf dabjoni says:
    December 15, 2025 at 10:48 am

    Është krejtësishtë e pasaktë…… Gjithshka bahet me ryshfet… jo bakshish/.. edhe një çertifikat në kadastrën e Tiranës do mijra evro po nuk pate mik… T’tan nepunsit kan apartamente e vila .. jo nga rroga

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    December 15, 2025 at 12:25 pm

    Administrata civile do nje spastrim rrenjesor.Ne vend te japin sherbimet per qytetaret dhe biznesin privat,vetem pengojne per te marre rryshfet.Kjo e kthen Administraten ne kancer vdekjeprures per sherbimin civil.

    Reply
  • Skypion says:
    December 15, 2025 at 12:35 pm

    Nje shprehje e vjeter angleze thote: statistikat jane si bikinit, nxjerrin ne pah pjeset impresionuese te trupit, dhe fshehin pjeset vitale.
    Mendojeni tani se c’ndodh me statistikat ne Shqiperi. Sado serioze dhe profesionale te jete organizmat nderkombetare qe merren me kete zeje, ato mbeshteten mbi te dhenat qe i marrin nga institucionet zyrtare.
    Keshtu, shifra 50% eshte rasti me i mire per regjimin; shifra duhet te jete ku e ku mem lart.
    Do te ben shtet monstra!
    Ne bejme shtet- thoshte monstra!
    Aq i pacipe eshte sa e thote edhe tani qe i ka bere mune cdo institucioni te shtetit; qe i ka bere mune vete shtetit.
    Nuk e di sesa kohe do te nevojitet qe shteti shqiptar te arrije nivelin e konsolidimit, qe a pati, ate qe e pati, perpara se te vinte ne pushtet monstra Rama.
    Vite?!, Absolutisht jo; dekada, dekada te tera.

    Reply
  • Berati says:
    December 15, 2025 at 1:04 pm

    50% e pranojne 50% nuk ja mban.

    Reply
  • Remo says:
    December 15, 2025 at 1:15 pm

    Njejte me fjalen “rryshfet” te ngelur nga turku,
    edhe mentaliteti, po i tille turkoshak. Ashtu lindi, gjysmake ai shtet, dhe po ashtu zvarritet, se ate kulture trasheguam. Me kete 50 perqinshin, jme kot jeni munduar t’a zbukuroni. Realiteti, eshte krejt tjeter, me shifra alarmante.
    Si thote @Skypion me larte:”Nuk e di sesa kohe do na nevojitet qe shteti shqiptar te arrije nivelin e konsolidimit, qe e pati perpara se te vinte ne pushtet monstra Rama”! Skypioni, e ka fjalen per
    Zululandin ne kohen e Lexhendes, te Shab Memise, Mul Nokeve tej…Ne mos qofte vete Salehu, atehere, mund te jete “qyetari” dixhital i tij,
    qe na ben thirrje, jo te kerkojme te zbresim nga pema, por te rrisim bishtin dhe te ngjitemi akoma disa dege me larte. Skypion, mos ngelte Qen endacak, pa u permjere ne koke, ty dhe Ethemerise!

    Reply
  • info analitike says:
    December 15, 2025 at 4:57 pm

    Ju kujtohet intervista e Rames ne emisionin e BBC Hardtalk me Sara Montague ku shmangte cdo pyetje nen refrenin ” fajin e ka sistemi”. Ja pra sistemi Rama I korrupsionit pas mese 12 vitesh. Hajde gëzuar shokë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Agimi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. Vezhguesi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kot per gallate on Telegrami i rrallë i Wilson, kur në Paris vendosej fati i Shqipërisë
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?