Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane
KosovëLajmi i fundit

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.

Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara.

- Publicitet -

Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se në katër vjetët e fundit, marrëdhëniet me SHBA-në kanë arritur transformim substancial, çka, sipas saj, ka ndikuar në forcim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomaci.

“Këtë vendim e shohim si vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në forcimin e miqësisë, por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti të mirëfilltë, me një shtet që ka qenë gjithmonë përkrahës ndaj shtetësisë sonë”.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në X iu drejtua presidentit amerikan, Donald Trump, dhe popullit amerikan, duke iu thënë se Kosova “është partnerja juaj e besueshme në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj të fuqishme, të sigurt dhe më prosperuese”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga odat ekonomike në Kosovë.

Oda Ekonomike Amerikane tha se muaj më parë kishte bërë thirrje për heqjen e kësaj tarife.

“Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës”, ka thënë Oda amerikane, duke shtuar se ky vendim hap rrugën për rritjen e flukseve tregtare dhe investimet në sektorët kyç.

Ndërkaq, Oda Ekonomike e Kosovës tha se vendimi do të mundësojë rritjen e shëmbimeve tregtare.

“Ky vendim, i marrë sot, do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e më shumë investimeve amerikane në Kosovë dhe anasjelltas, por mbi të gjitha, dëshmon miqësinë e sinqertë dhe të përhershme që ekziston mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kërkojmë që hapi i radhës të jetë njohja e statusit të privilegjuar për çdo investitor amerikan në Kosovë”.

Tarifat e reja të Trumpit

Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit.

Në atë urdhër, Kosova ishte goditur me tarifë reciproke prej 10 për qind, ashtu sikurse Shqipëria dhe Mali i Zi.

Me vendimin e ri për tarifat, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  2. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  3. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  4. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. iverteti on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?