Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
opinion

Kostoja e përuljes dhe korrupsionit

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Në faqet 6-7 të numrit të sotëm është botuar një ​analizë nga Uashingtoni që nxjerr në pah një realitet të hidhur politiko-diplomatik për hapësirën shqiptare në raport me politiken e jashtme të SHBA-së.

​Pavarësisht përpjekjeve, nënshtrimit dhe mbështetjes pa rezerva që udhëheqësit shqiptarë (si në Tiranë me projekte luksoze si ato të familjes Trump, ashtu edhe në Prishtinë) i ofrojnë Uashingtonit, shqiptarët po e humbasin terrenin strategjik.

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, Serbia — me gjithë qëndrimet e saj të hapura filoruse, blerjen e armatimeve kineze dhe glorifikimin e figurave kontroverse të së kaluarës — po ripozicionohet nga Shtëpia e Bardhë si një “partner i preferuar” strategjik.

Ky ndryshim në gjeopolitikën rajonale dhe zhvendosja e vëmendjes apo “favorizimi” pragmatik i Serbisë nga ana e SHBA-së nuk është absolutisht vetëm faj i amerikanëve. Uashingtoni udhëhiqet gjithmonë nga realpolitika, interesi kombëtar, biznesi, dhe gjeostrategjia e çastit.

​Një pjesë mjaft të madhe të përgjegjësisë – ndoshta kryesoren në afatgjatë – e mbajnë vetë liderët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Mbi të gjitha, mungesa e koordinimit dhe strategjisë së përbashkët Tiranë-Prishtinë e ka lënë faktorin shqiptar të fragmentuar.

Korrupsioni i lartë në Tiranë ka një ndikim shkatërrues dhe të drejtpërdrejtë. Një shtet i korruptuar ka ushtri të dobët, drejtësi të kapur, ekonomi informale dhe eksod masiv të popullsisë. Një shtet që zbrazet nga rinia dhe nuk prodhon dot ekonomikisht, nuk mund të jetë partner i fortë gjeopolitik.

Amerikanët po ndjekin interesin e tyre pragmatik. Ne shqiptarët e morëm mbështetjen e SHBA-së si një dhuratë të përhershme falas, ndërsa vetë e katandisëm shtetin në një sistem korruptiv, pa prodhim, pa vizion ushtarak e diplomatik, dhe me një diplomaci servile që shet pasuritë kombëtare për të blerë buzëqeshje politike në Uashington.

Për sa kohë politika shqiptare do bazohet te korrupsioni dhe servilizmi, Serbia, edhe si filoruse, do të vijojë të lexohet si faktori me të cilin duhet të “bëhet biznes”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?