Orgen Peci – DITA
Mbi 7 milionë euro kanë përfituar 140 deputetë gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar më shumë se 453 milionë lekë apo rreth 4.6 milionë euro. Shtatori, pasuar nga tetori, nëntori e dhjetori rezultojnë muajt me shpenzimet më të larta për rrogat e “përfaqësuesve të popullit”.
Ndërkohë për udhëtime brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në komisionet parlamente apo rimbursim të telefonit e pagesave të fjetjes në hotele, deputet shqiptarë kanë përfituar më shumë se 241 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në linjë me rrogat, edhe shpërblimet më të mëdha janë dhënë në muajt e fundit të vitit.
Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se shpenzimet për pagat përbëjnë 54 për qind të totalit të parave të paguara për 140 ligjvënësist shqiptarë gjatë vitit të shkuar, ndërsa pjesa tjetër janë shpërblime dhe rimbursime.
Në drejtim të honorarëve, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me 24 për qind, ndjekur nga shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, telefoni, qiratë dhe hotelet.
Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023.
Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për të votuar projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.
Kohët e fundit është hedhur ideja që numri o deputetëve të kalojë nga 140.në 100. Por propozuesit bëjnë sikur harrojnë se “më pak” nuk do të thotë detyrimisht “më mirë”, por “më cilësorë” do të thoshte ndryshim epokal.
Opinioni publik e di mirë që 140 veta në atë sallë shpesh shërbejnë thjesht si “makina kartonësh” që ngrenë dorën sipas urdhrit të kryetarit që i ka zgjedhur, pa e lexuar as ligjin që po votojnë.
Shqipëria ka një popullsi që është zvogëluar ndjeshëm nga emigracioni. Mbajtja e 140 deputetëve (një numër i vendosur kur ishim rreth 3 milionë banorë brenda kufijve) duket si një luks i tepërt për një buxhet të varfër.
Megjithatë, problemi mbetet cilësia.
Dhe cilësia nuk vjen nga numri, por nga mënyra si zgjidhen. Derisa deputeti t’i bëjë hyzmetin Kryetarit për të qenë i sigurt në listë, ai nuk do jetë kurrë përfaqësues i popullit, siç quhen zyrtarisht.
Një parlament me 100 veta të zgjedhur me konkurrencë reale dhe integritet do të peshonte 10 herë më shumë se ky aktuali me 140.
Një deputet na kushton miliona lekë në muaj (rrogë, dieta, karburant, zyra, sekretarë). Nëse do të kishim më pak deputetë, por ato para do të investoheshin në shërbime këshillimore profesionale (ekspertë ligjorë, ekonomistë, mjekë) që ndihmojnë deputetin të bëjë amendamente serioze, cilësia e ligjeve do të rritej ndjeshëm.
Ndryshe ideja mbetet thjesht populizëm bosh.
o.p. / dita

Shqiperia duhet te pergjysmoje numrin e deputeteve ,nga 140 ne 70,te ule pagesen nga 3 vjet ne 1 vit per ish deputetet.Shpenzimet per nje vend si Shqiperia jane shume te larta dhe te pajustifikuara.Nje vend me 2.5 milion banore nuk ka pse te kete 140 deputete.70 jane mjaft dhe cilesia e tyre patjeter rritet.Ish deputetet mund te arsyetohet qe per nje vit te marrin nje pjese te ish rroges se deputetit por jo 3 vjet.Abuzimi i pushtetit duket qartazi ne trajtimin qe i kane bere vetes.
Shqiperise i mjafton ti rrise rrogen Rames dhe ta shperndaje fare parlamentin e te pergjysmoje qeverine sepse deri tani ai eshte ai qe i ben te gjitha .
Ky popull meriton qeverin qe ka pasur, ka, dhe do te kete.
Injoranca e nje populli, eshte FATKEQESI e madhe per kombin.
Cfare thoni 140 deputete. Te pyes cfare bejne keta deputete, vec se ngrohin kariken asnje gje tjeter
Në aradhen e deputetëve që kanë patur në këto 35 vjet të pakten një mandat deputeti, në ka njeri që më duket se u ka ngrënë shqiptarëve bukën kot, me i shpifur prej tyre është Fate Mediu. Rroftë “drejtësia e reformuar” që e lejon atë zvarranike, te hajë atë nga taksapaguesit shqiptare edhe pas shtatorit 2025, në vend që të hante çorbën e burgut. Turp!
Ps: Për komentin me provokoi foto e ketij shkrimi.
Beni mire qe ne foto jepni deputetet e opozites! Se vetem ata i kushtojne shqiptareve nga rroga tek karburanti, telefoni, dietat per udhetime e qira shtepie!
Krejt ndryshe jane keta deputetet e Vobeget te Partise Rama ”prane shtresave ne nevoje” qe karburant nuk harxhojne fare, as per telefona, dieta e qera shtepie. Shume-shume i kane kushtuar me disa qindra milione Euro te avulluara neper koncesione e tendera por keto jane bere vetem nisur nga qellime te mira ne funksion te Rilindjes aq fort te premtuar.
Sistemi Parlamentar duhet zhdukur plotesisht. Eshte thjesht nje fasade me parazite, per te kamufluar Diktaturen. Vetem sistem referendumesh nga Populli per Popullin. Kjo eshte demokracia e vertete, jo travestia e Cromwell qe quhet parlamentarizem.
Me këtë popullsi të vogël është luks që Shqipëria të mbaj e të paguaj nga taksat e qytetarëve shqiptar 140 deputet.Shumica e tyre nuk janë aktiv dhe nuk kanë diskutuar asnjëherë në seancat parlamentare.Pse i ka zgjedhur “partia” dhe elektorati këta parazit e ushtar të bindur që dijnë vetëm të ngrejnë kartonin pro.Për mua 100 deputet do ishin të mjaftueshëm,sepse do kishte cilësi midis tyre dhe kështu do largoheshin 40 depulesh që marrin përveç pagës 3000 euro edhe nja 1000 Euro honorare të pamerituara.Qytetarit të punësuar si në shtet apo privat nuk i paguan kush karburantin e makinës apo qiranë e shtëpisë.Edhe këta birbo e parazit që nuk i shërbejnë aspak popullit nga rroga e madhe që marrin le ta paguajnë vet karburantin,telefonin dhe shërbimet e tjera,sepse edhe ata punëtor shteti janë.Mos i ka pjellë zagare beut ata pisa të padobishëm që luftojnë për të vjedhur e për tu siguruar të afërmëve të tyre punë të mira në shtet e privilegje të pamerituara !?Këto ditë u diskutua për një reformë për pagesat e njerëzve disejbëll (të sëmurë e të paaftë për punë) ku ministrja e financave dhe ministrja e DWP(Departamenti për punë e pensione) në qeverinë britanike kërkonin t’i shkurtonin pagesat e disa t’ua hiqnin fare,por nuk u eci,sepse 120 deputet laburist të pozitës,e paralajmëruan qeverinë se do të votonin kundër projektlugjit të qeverisë,dmth nuk do të kalinte projektligji.U detyrua qeveria të bënte një kthesë 180 gradë duke bër lëshime e duke premtuar se ata që kanë qënë në skemën e ndihmës nuk do të prekeshin,pra kështu kaloi projektligji.Po aty a ndodh që të kundërshtohet nga deputetët e PS apo PD nqse qeveria hedh për votim një projektligj apo reformë ?Kurrën e kurrës,të gjithë vihen në rresht e votojnë si skllever pa bër zë.Vetëm ndonjëherë Erion Braçja çoku kundërshton me të drejtë,por pranvera nuk vjen me një lule….
Per komentusat qe kerkojn uljen e numrit te karave dhe karakurvave:
Nuk esht halli te sasia
Por te CILESIA
Keto shifra tregojne se ne Shqiperi duhet te behen urgjetisht zgjedhjet te reja: me 100 deputete dhe me lista te hapura; pas mbarimit te mandatit asnje dite rroge me tej. Nese nuk doni ndryshime . mbajeni Salih Berishen ne krye te Opozites, se po iku ai, populli do t’ju vare ne litare.
Nuk jam dakord me kritiken e Mentor Kikise ne adrese te Zegjinese.Mentor Kikia pretendon se Zegjineja eshte tallur me vuajtjet e Klevis Balliut pas sulmit me sprait ne Demostrate.Ai nuk e kuptonn humorin e Zegjinese.Zeqineja eshte tregetarja me pakice e Pazarit te Roskovecit ne Parlament.Perfaqeson popullin me te mirat dhe te ligat.Une shoh parlamentin vetem kur flet Zegjineja,si shitsja e zarzavateve i therret shitsit ambulant te peshkut,qe i ka zene vendin.
Zegjineja eshte monument i Kultures popullore,qe nuk mund te zevendesohet.Eshte krejt natyrale.Edi Rama mund te fshije nga lista Spiropalin,Bracen,por Jo Zegjinene.Qekur ne Parlament Pazari Roskovecit solli perfaqesuese Zegjinene,u mbyll Portokallia,Big Brother,Ferma Vip,.Po zbrazen edhe stadiumet.Sikur Edi Rama ti beje nje Reverance tip Meloni,,Zegjinese,do kete shikueshmeri te madhe,Rritje te numrit te votave.Le ta shfrytezoje kete Aset.