Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro
AktualitetKronike

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Prokurorja e Tiranës, Deniona Katro konfirmohet në detyrë nga KPK.

Prokurorja Katro e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë – gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.

- Publicitet -

Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brouwer.

 

 

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Relatori Ilia pohoi se KPK nuk ka gjetur probleme për një apartament në Durrës që i është dhuruar Katros prej prindërve. Ai sqaroi se apatamenti është blerë nga prindërit rreth 20 vite më parë, shumë kohë para se subjekti të fillonte detyrën. Po ashtu, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prindërit e Katros nuk kanë krijuar pasuri tjetër veç apartamentit që i kanë dhuruar vajzës së tyre, ku sipas saj aty jetojnë prej dy dekadash.

Pa probleme kanë rezultuar edhe blerja e një automjeti tip “Hyundai” në vitin 2016 për çmimin 4000 euro; një depozitë rreth 380 mijë lekë; gjendje cash në shumën 1 milion lekë dhe gjendja në llogarinë rjedhëse të pagës, të krijuara prej subjektit me burime nga paga dhe mësimdhënia.

E vetmja pasuri për të cilën Katros i është kaluar barrë prove për pamjafuteshmëri, është një automjet tip “Mercedes Benz”, i blerë në vitin 2010 për shumën rreth 270 mijë lekë.

Megjithatë, Ilia deklaroi se analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2008-2016 rezulton me balancë pozitive.

Prokurorja Deniona Katro shprehu akordësi për hetimin administrativ të kryer nga KPK. Ajo u ndal tek barra e provës për mungesën e burimeve në shumën 256 mijë lekë për blerjen e “Benz-it” në vitin 2010. Katro shpjegoi se nuk i kujtohej mirë se cilat burime kishin shërbyer për blerjen e këtij mjeti pasi kishin kaluar 12 vjet, por shtoi se bazuar në verifikimin e dokumentacionit mendonte se ishin përdorur kursimet, që sipas saj ishin zëvendësuar me të ardhurat e siguruara nga shitja e një makine tjetër tip “Ford”.

Prokurorja Katro mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia vërejti se ndaj saj nuk është kryer asnjë ankesë apo denoncimin pranë Komisionit, si dhe nuk ka rezultuar të ketë kryer shkelje apo t’i jetë dhënë ndonjë masë në të kaluarën.

Në përfundim, prokurorja Deniona Katro falënderoi Komisionin për procesin e rivlerësimit të kryer ndaj saj dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 12 tetor, në orën 09:45.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu vetëvrasje brenda automjetit, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit socialist
  • Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
  • Media franceze: Biznesmeni i kërkuar nga autoritetet shqiptare synon të qëndrojë në Francë
  • “Ku është babi im?”, ky është 46-vjeçari që u gjet i vdekur me një plumb në kokë brenda makinës
  • Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares

Komentet e Fundit

  1. Mapo on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  2. Emigranti on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  3. Hysa on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  4. Hera e fundit te dita on Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
  5. Bibi on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?