Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KPP i jep fund “dramës” së IT, rrëzon ankimimet e fundit për internetin dhe fiskalizimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KPP i jep fund “dramës” së IT, rrëzon ankimimet e fundit për internetin dhe fiskalizimin
AktualitetEkonomi

KPP i jep fund “dramës” së IT, rrëzon ankimimet e fundit për internetin dhe fiskalizimin

Published: February 27, 2026
Shpërndaje

Dy procedura prokurimi, njëra e nisur në prill 2025 dhe tjetra në gusht 2025, të lidhura me sistemin e fiskalizimit në Tatime dhe me shërbimin e internetit për institucionet publike, rrezikojnë të thyejnë rekordin e ankimimeve dhe zvarritjeve në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Më 24 dhe 25 shkurt, KPP vendosi të mos pranojë sërish ankimimet e dy operatorëve që kishin paraqitur pretendime për këto procedura, të cilat ishin rrëzuar edhe më herët nga i njëjti Komision.

Në të dy rastet, KPP thekson se nuk pranon kërkesat e operatorëve pretendues dhe se në fazat e mëparshme janë bërë rishikimet e nevojshme në dokumentet standarde të procedurave, në përputhje me legjislacionin për prokurimet publike.

- Publicitet -

Tenderi me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me fond limit 770 milionë lekë (rreth 7.7 milionë euro), nuk po arrin të finalizohet për shkak të ankesave të vazhdueshme që e kanë shoqëruar hap pas hapi.

Për herë të fundit, në mes të shkurtit, KPP hoqi pezullimin, duke i lejuar autoritetit kontraktor të vijojë me hapat e radhës. Sipas Komisionit, autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, që zhvillon procedurën për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kishte reflektuar kërkesat e bëra më herët nga KPP.

Tenderi tjetër, që ka në objekt ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për institucionet e administratës publike, me fond limit 486 milionë lekë (rreth 4.8 milionë euro), ka ndjekur një trajektore të ngjashme përgjatë muajve: herë i ankimuar dhe i pezulluar, e herë duke vijuar me fazën pasuese që më pas është kundërshtuar sërish. Edhe pse KPP i dha dritën jeshile pak javë më parë, procedura është ankimuar sërish.

Tenderët që lidhen me sistemet e IT në vend janë ankimuar në mënyrë të përsëritur pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke rrezikuar sigurimin e shërbimeve për institucionet.

Një rast i tillë ishte sistemi Self Care i Tatimeve, që shkaktoi ndërprerje dhe paqartësi për disa javë rresht, në një periudhë kur qeveria u kërkoi institucioneve që, për shpenzimet e investimeve, të merrnin konfirmim nga Thesari. Kjo ndodhi në një kohë kur edhe sistemi AFMIS i Financave nuk funksiononte, ndërsa procedura për kontratën përkatëse ishte edhe ajo më herët e ankimuar po që me pas u dha ok.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?