Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KQZ ndryshon vendim për Bushatin: I lejohet të shkojë në inaugurimin e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > KQZ ndryshon vendim për Bushatin: I lejohet të shkojë në inaugurimin e Trump
Lajmi i funditPolitike

KQZ ndryshon vendim për Bushatin: I lejohet të shkojë në inaugurimin e Trump

Published: January 19, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit në inaugurimin e Presidentit Donald Trump më datë 20 janar.

Pasi fillimisht vendosën se pjesëmarrja e Bushatit nuk duhet që të lejohej, pasi nuk u raportua në afatin e duhur, por dy ditë më vonesë, KQZ ka lejuar që Bushati të marr pjesë në inaugurim.

Reagimi i KQZ:

Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj. Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar.

Fillimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndaloi ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati që të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Donald Trump. Ditën e djeshme u raportua se fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington. Fjalimi, i presidentit dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së dhe jo jashtë ndërtesës.

- Publicitet -

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se ai nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë mes temperaturave të ulëta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • HAJRO LIMAJ says:
    January 19, 2025 at 9:10 am

    I THIRREN TRURIT PER KETE SKANDAL QE KERKONIN TE BENIN.

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2025 at 10:18 am

    Po plas Debili,se nuk eshte i ftuar dhe kerkon te zevendesoje Ambasadorin,ashtu si zevendson Bajram Ramazanin.

    Reply
  • Humoristi says:
    January 19, 2025 at 10:43 am

    O pike zeze!Ne Shqiperi bishti peshon me shyme bishti se sqepari!?Kjo eshte arsyeja qe ky ven po zhbehet!Iku rinija e mirearsimuar.

    Reply
  • amerikanino says:
    January 19, 2025 at 10:45 am

    Sa u gezua e u ngazellye Ervini i Bushatlllinjve i emeruar Rilindas me dekret te posacem nga Surreli per kete ndryshim vendimi nga KQZ! Mbetet me shpresen qe te jete diku aty rrotull Trump e te kete mundesine kesisoj ti rrefeje edhe per bujarine e Rames per ti falur Sazanin atij dhenderrit te tij…

    Reply
  • capi says:
    January 19, 2025 at 12:47 pm

    He pra se na bet merak. Sikur Trump te kishte marre mungesat ku do futeshit. Po ka protokolle nderkombetare, do beheni shtet. Ky ne rradhe te pare perfaqeson shtetin shqiptar, me kete status eshte dhe thirur ne ceremoni, jo per fushat te PS. Kushedi ca cepi do e rrasin.
    Kjo KQZ po te ishte serioze te thirte shefin e ketij ambasadorit dhe ti kerkonte llogari per gjithe ato turne me sazexhinj ku u kerkonte voten emigranteve. Ajo eshte fushate e paster duke perdorur makinen shteterore.

    Reply
  • Deda says:
    January 19, 2025 at 1:42 pm

    Ikë o capi se na çave bythën . Në çdo gjë do përpiqesh të gjesh gabime e faje të qeverisë ti , kërkon gjilpërën në kashtë . Kushedi di në ç’qoshe do t’a rrasin , thotë hajvani . Jo mo do t’a venë në krah të djathtë të Trumpit . Sa për “shefin e këtij ambasadorit” që kërkon vota tek emigrantët , si thua ti të mos bëjë fushatë , të mos kërkojë vota ? Epo , ai nuk është non grata si ky shpellari që nuk kalon dot kufijtë e vendit . Mbani në krye të opozitës një kriminel , që nuk takon dot asnjë të huaj e që nuk ja jep dorën as ambasadori i Zimbabves .

    Reply
  • capi says:
    January 19, 2025 at 2:22 pm

    O Dede nga patosi eshte kot te besh debat me ty dhe sorropin tuaj. Te bej fushate se eshte krytar i partise por jo te perdori taksat e shtetit dhe poziten shteterore. Mund te me pergjigjesh ku i gjen parate qe financion keto turne?.

    Sa per ate kryetarin e opozites do te duhej te ishte me kohe ne burg. Por e mbani ju jashte se ju duhet nje gogol te trembni votuesit. Dhe duhet te kuptosh ate jane nje kope barbaresh qe vetem opozine nuk mund qe quhen. Duhet te dish se opozita e vertet dhe konstruktive jane komentuesit e kesaj gazete qe kritikojne veprimet e qeverise.

    Nje pyetje si semundje profesionale qe e kame. Besoj me kod pune te takon sufllaqja me dopjo qepe, derisa punon ne fundjave. Apo e ben kete pune “pro bono”. Nese eshte kjo e dyta, njerze idealist si ty pa mend ne koke i duhen partise, por jo vendit.

    Reply
  • Deda says:
    January 19, 2025 at 3:16 pm

    Unë të dhjes mu në suflaqet tuaja , kam 29 vjet që jetoj në një nga vëndet më të mëdha e të pasura të Evropës dhe nuk jam as nga Patosi e as nga veriu .

    Reply
  • Deda says:
    January 19, 2025 at 3:31 pm

    Ku i gjen fondet që bën fushatë kryetari i PS-së ? As Sali non grata , as Çim Peka e as Mul Noka nuk e kanë bërë kurrë këtë pyetje , sepse e dinë mirë se sa fonde marrin partitë nga shteti , sidomos dy partitë e mëdha , që i dalin e i teprojnë të bëjnë turne e propagandë sa të duan . Sipas teje , kryeministri duhet të dorëzojë kryeministrinë dhe të mbetet vetëm kryetar i partisë , që të ketë të drejtë të bëjë fushatë elektorale ? Ku ndodh kjo , në cilin shtet evropian ? Gjermania është në fushatë elektorale dhe Kancelari natë e ditë bën fushatë për të fituar zgjedhjet , ndonëse shumë të vështirë e ka . Sa për atë o capi , që ju komentuesit jini opozita e vërtetë , kjo është vërtet qesharake . Ju dini vetëm të shani , të shpifni e të ofendoni kryeministrin e qeverinë dhe të lexosh komentet tuaja , mëson se sa kulturë , dinjitet e tru ka populli shqiptar .

    Reply
  • Dashi says:
    January 19, 2025 at 3:46 pm

    Ore demo , cili debil po plas , që nuk e ftuan në ceremoninë e betimit të Trumpit , Rama ? Së pari , debili i satëme . Së dyti , atje nuk është ftuar asnjë president dhe kryeministër nga Evropa , përveç Melonit dhe kryeministrit të Hungarisë .
    Në fakt , nga Evropa donin të ftonin Albin Kurtin , po pastaj u kujtuan që ai e kishte të ndaluar hyrjen në SHBA e BE .

    Reply
  • TIRANA says:
    January 19, 2025 at 4:15 pm

    Albin Kurti nuk e ka te ndaluar hyrjen ne SHBA e as me shume ne BE, sic duan te besojne larot e Vucicit ne Serbi e ca palaco ketej ne Shqiperi.

    Reply
  • Pop says:
    January 19, 2025 at 8:41 pm

    Kemi KQZ inteligjente.

    Reply
  • flase says:
    January 19, 2025 at 9:53 pm

    Kemi KQZ inteligjente dhe komentues me edukate dhe kulture. Keshtu do ecim perpara, per se ku, nuk e dime. Lume edet per keta njerez por dhe median e gazeten qe e quan liri te banalizosh gazeten dhe njeriun dhe nuk e ngaterron dot qe sot s’ka liri as ne .jtore . Po, s’ka gje , do durojme dhe ca vjet sa te na marre vete. Vetem ne Shqiperi ka ligje absurde, ku bishti eshte me i rende se sqepari. Turp ky diskutim. Ky djali perfaqeson Ramen apo shtetin shqiptar. KJo ishte pyetja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?