Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta, nuk mund të provohet se…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta, nuk mund të provohet se…
Lajmi i funditPolitike

KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta, nuk mund të provohet se…

Published: 13 Qershor, 2025
Shpërndaje

Përfundon kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI të përdorur për identifikimin e votuesve përmes shenjave të gishtave dhe kartave të identitetit gjatë votimit të 11 majit. Kryqëzimi i të dhënave të regjistruara u krye në të gjitha qendrat votimit në shkallë vendi, pas ankimimeve dhe pretendimeve të PD-ADSHM për votime të duplikuara.

Sipas informacionit nga ana e KQZ-së, rezulton se vetëm në 43 raste është përdorur ID e njëjtë, ndersa shenja gishti të njëjta janë në total 1798. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht ka pasur votim të shumëfishtë.

Mund të kenë qenë edhe tentativa të ripërsëritura për identifikim ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit, por të suksesshme ose jo, nuk del nga raporti i KQZ. Në çdo rast numri i dublimeve është i papërfillshëm mbi totalin e 1.607.347 votimeve të regjistruara.

- Publicitet -

Korça është qarku me numrin më të lartë ku rezultojnë shenja gishti të njëjta me 531, gati 1/3 e totalit, ndiqet nga Shkodra me 275, Kukës 146, Fieri me 140, Durrësi me 139 shenja gishti të njëjta,Tirana 116 e kështu me radhë sipas tabelës më poshtë.

Rastet e ID të njëjta janë më të pakëta në qarqet e tjera, ku pas Tiranës me 12 raste, vjen Shkodra me 8.

Një fenomen i ngjashëm u regjistrua edhe në zgjedhjet e vitit 2021 dhe zgjedhjet e vitit 2023, por edhe atëherë me shifra të papërfillshme.

Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit u bë në Bashkinë Vorë dhe njësinë nr. 10 në Tiranë.

ID e njëjtë në më shumë se një votues – 43 raste:

  • Tiranë – 12 raste
  • Shkodër – 8 raste
  • Fier – 6 raste
  • Lezhë – 6 raste
  • Korçë – 5 raste
  • Dibër – 2 raste
  • Durrës – 2 raste
  • Kukës – 2 raste

Shenja gishti e njëjtë në qendra të ndryshme – 1.798 raste:

  • Korçë – 531 raste
  • Shkodër – 275 raste
  • Kukës – 146 raste
  • Durrës – 139 raste
  • Fier – 140 raste
  • Dibër – 127 raste
  • Tiranë – 116 raste
  • Elbasan – 93 raste
  • Vlorë – 83 raste
  • Gjirokastër – 63 raste
  • Berat – 67 raste
  • Lezhë – 18 raste
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Komente
  • pilo Lala thotë:
    13 Qershor, 2025 te 3:38 pm

    Me keto konstatime, votimet kane qene perfekte, ky eshte suksesi me i madh i zgjedhjeve, performanca e mire.

    Përgjigjiuni
    • Skrapar thotë:
      13 Qershor, 2025 te 3:57 pm

      Piloo, jepi dhe nje mandat tjeter Celibashit, i takon nga gruaja.

      Përgjigjiuni
      • Gezim Kulufi thotë:
        14 Qershor, 2025 te 8:39 pm

        Nje perfeksion i vertete, ku pa hetim te thelluar gjinden 43 karta identiteti ne dy e me shume votues, si dhe rreth 1800 shenja gishti te njejta ne dy e me shume fleta votimi, qe do te thote se 43 njerez kane votuar dy -e me shume- here, dhe 1800 fleta votimi jane hedhur ne kutite e votimi nga 900 njerez, apo edhe me pak! Kjo ndodh vetem aty ku ka zgjedhje perfekte ose prefekte! Nuk e di si do te quheshin atwhere zgjedhjet ku nuk shihen keto anomali!?! Konkluzioni i Pilos (a nje nipceje te tij) i perngjan zakonit te vjeter lab, ku nuk te jepnin nuse nwse nuk rrembeje diku nje kok bageti, apo zakonit te sot mbare-shqiptar, ku quhesh i zoti nwse ke fallsifikuar, korruptuar dhe rrembyer nje favor, toke e dicka! Rrofte populli shqiptar!

        Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Fillimi i fundit të regjimit të Vladimir Putinit!
  • Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
  • Pse është zhdukur Xi Jinping? Heshtja e medias shtetërore dhe thashethemet e frikshme
  • Hetimet e SPAK dhe historitë e vip-eshave që notojnë në paratë e drogës
  • “Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën?”/ Bamir Topi: S’e vë në punë inteligjencën në këto raste!

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  2. Moisi Golemi në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. Moisi Golemi në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. demo në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?