Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin
AnalizaEkonomi

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Published: October 29, 2026
Shpërndaje

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e një shkalle të re tatimi prej 30% për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj dhe rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%. Shqipëria do të vijojë të ketë tatimfitim më të lartë se Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe shumica e bizneseve në Mal të Zi, ndërsa do të mbetet në të njëjtin nivel me Serbinë. Përfaqësuesit e biznesit kanë paralajmëruar zhvendosjen e aktivitetit dhe investimeve drejt vendeve fqinje.

“Monitor” ka krahasuar normat kryesore tatimore në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe në Slloveni, Kroaci, Hungari, Rumani, Greqi, Turqi dhe Moldavi, ekonomi që aplikojnë modele të ndryshme të taksimit të fitimit, të ardhurave personale dhe konsumit.

Krahasimi tregon se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina aplikojnë një normë standarde tatimfitimi prej 10%, ndërsa Mali i Zi e nis tatimin nga 9%, duke e rritur në mënyrë progresive deri në 15%. Serbia aplikon një normë prej 15%, të njëjtë me Shqipërinë, pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen në 17%.

- Publicitet -

Në vendet e tjera të përfshira në krahasim, Hungaria ka normën më të ulët të tatimit mbi fitimin, prej 9%, ndërsa Moldavia aplikon 12% dhe Rumania 16%. Kroacia ka dy norma, 10% dhe 18%, sipas të ardhurave të biznesit. Sllovenia dhe Greqia aplikojnë nga 22%, ndërsa Turqia 25%, me normë më të lartë për sektorin financiar.

Diferenca është edhe më e madhe në tatimin mbi të ardhurat personale. Shqipëria aktualisht aplikon një sistem progresiv, me norma 13% dhe 23% për pjesën e të ardhurave të tatueshme mbi pragjet përkatëse, ndërsa paketa e re parashikon një shkallë të tretë prej 30% për pjesën e pagës bruto që tejkalon 700 mijë lekë në muaj. Në draftin fillestar ishte propozuar norma 32%, por ajo u rishikua në prezantimin e paketës më 28 tetor.

Në Kosovë, norma më e lartë e tatimit mbi të ardhurat personale është 10%, po aq sa në Maqedoninë e Veriut. Në Bosnjë-Hercegovinë, tatimi mbi pagat është 10% në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe në Distriktin e Bërçkos, ndërsa në Republikën Srpska është 8%. Mali i Zi aplikon norma prej 0%, 9% dhe 15%, ndërsa Serbia taton pagat me 10%, krahas një tatimi vjetor shtesë për individët që tejkalojnë kufijtë e përcaktuar të të ardhurave.

Në vendet e tjera të krahasuara, Sllovenia aplikon norma progresive të tatimit personal nga 16% në 50%, Greqia nga 9% në 44% dhe Kroacia norma të diferencuara sipas bashkive. Turqia ka norma progresive deri në 40%, ndërsa Hungaria aplikon normë të sheshtë prej 15%, Moldavia 12% dhe Rumania 10%.

Tatimfitimi mbetet 15%, dividendi 15%, pagat e larta deri në 30%

Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon ndryshime në taksat mbi të ardhurat dhe fitimet, megjithëse qeveria është tërhequr nga rritja e tatimfitimit e përfshirë në draftin fillestar.

Drafti fillestar parashikonte rritjen me 2 pikë përqindjeje të tatimit mbi fitimin e korporatave, nga 15% në 17%, një masë nga e cila priteshin rreth 5 miliardë lekë të ardhura shtesë. Por më 28 tetor kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria nuk do ta rrisë tatimfitimin për biznesin e madh, duke e lënë normën në 15%.

Ndërkohë, tatimi mbi dividendin propozohet të rritet nga 8% në 15%, duke sjellë sipas përllogaritjeve fillestare të Ministrisë së Financave rreth 3 miliardë lekë të ardhura shtesë. Qeveria nuk është tërhequr nga kjo masë.

Kjo do ta çonte tatimin mbi dividendin në Shqipëri në të njëjtin nivel me atë të Serbisë, Malit të Zi dhe Hungarisë, kur krahasohen normat e përgjithshme për individët rezidentë.

Në Kosovë, dividendët janë të përjashtuar nga tatimi. Maqedonia e Veriut aplikon normën 10%. Në Bosnjë-Hercegovinë, trajtimi i dividendëve ndryshon sipas entitetit dhe rezidencës së përfituesit; për pagesat ndaj kompanive jorezidente, norma e përgjithshme e mbajtjes në burim është 5% në Federatë dhe 10% në Republikën Srpska, me mundësi ndryshimi sipas marrëveshjeve tatimore.

Në vendet e tjera të krahasuara, Greqia ka normë prej 5% mbi dividendët, Moldavia 6%, Kroacia 12%, Rumania 16% dhe Sllovenia 25%.

Në Shqipëri, ndryshimi i propozuar për tatimin mbi pagat përmban dy masa me efekte të kundërta. Rritja nga 200 mijë në 300 mijë lekë në muaj e pragut mbi të cilin zbatohet norma 23% do të ulë barrën tatimore për një pjesë të punëmarrësve, me një kosto të vlerësuar buxhetore prej 1.98 miliardë lekësh.

Por për pagat mbi 700 mijë lekë bruto në muaj është njoftuar vendosja e një norme të re marxhinale prej 30%, në vend të 32% të draftit fillestar. Kjo normë do të zbatohet vetëm mbi pjesën e pagës që tejkalon pragun përkatës. Relacioni fillestar parashikonte rreth 970 milionë lekë të ardhura shtesë në vit nga norma 32%; ky efekt kërkon rivlerësim.

Norma e re maksimale prej 30% do të ishte dukshëm më e lartë se normat e zakonshme të tatimit mbi pagat në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndonëse ajo prek vetëm një pjesë të kufizuar punëmarrësish.

Krahasimi i TVSH-së

Ndryshimet e propozuara në Shqipëri prekin edhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

Për herë të parë, paketa parashikon vendosjen e një norme të reduktuar prej 6% për produktet ushqimore bazë, nga 20% që aplikohet aktualisht. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kjo masë do të kishte një kosto prej 12.8 miliardë lekësh në buxhet.

Por paralelisht, norma standarde e TVSH-së propozohet të rritet nga 20% në 21%, me një efekt të pritshëm prej 10.6 miliardë lekësh të ardhura shtesë, me një diferencë prej rreth 2.2 miliardë lekësh midis dy masave.

Paketa parashikon gjithashtu uljen e pragut të regjistrimit në TVSH në 5 milionë lekë xhiro vjetore, masë nga e cila priten 4.5 miliardë lekë të ardhura shtesë, si edhe rritjen e propozuar të TVSH-së për hotelerinë nga 6% në 10%, me përjashtim të agroturizmit, me efekt të vlerësuar fillimisht rreth 600 milionë lekë.

Në këtë mënyrë, lehtësimi i propozuar për produktet ushqimore shoqërohet me zgjerimin e bazës së TVSH-së dhe rritjen e normës standarde për mallrat e shërbimet e tjera.

Në vendet e rajonit, TVSH-ja e reduktuar për ushqimet aplikohet prej kohësh, megjithëse produktet që përfitojnë ndryshojnë sipas legjislacionit kombëtar.

Serbia ka një normë standarde prej 20% dhe normë të reduktuar prej 10% për produktet bazë. Kosova aplikon 18% dhe 8%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka normë standarde 18% dhe normë të reduktuar 5% për kategori ushqimore të përcaktuara.

Në Mal të Zi, norma standarde është 21%, ndërsa për produkte të caktuara ushqimore zbatohet norma 7%. Bosnjë-Hercegovina ka një normë të vetme prej 17%, pa TVSH të reduktuar për ushqimet.

Kroacia aplikon normë standarde të TVSH-së prej 25% dhe norma të reduktuara prej 5% dhe 13%. Sllovenia ka normë standarde prej 22%, si edhe norma të reduktuara prej 9.5% dhe 5%. Greqia aplikon normë standarde 24%, me norma të reduktuara 6% dhe 13%; Turqia ka normë standarde 20%, ndërsa Moldavia 20%, me norma të reduktuara për kategori të caktuara.

Edhe Rumania e rriti normën standarde të TVSH-së nga 19% në 21% në gusht 2025, por aplikon normë të reduktuar 11% për shumicën e produkteve ushqimore, me përjashtime të përcaktuara me ligj.

Hungaria, ndonëse ka normën standarde më të lartë, prej 27%, aplikon norma të reduktuara prej 5% dhe 18% për kategori të caktuara ushqimore.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vl says:
    October 29, 2026 at 10:57 am

    Per te tilla kryesime nuk mbahemi kemi start te pa par.

    Reply
  • nastradini says:
    October 29, 2026 at 12:15 pm

    Gazeta MONITOR ka flakur Bullgarine jashte Ballkanit, por ka futur Sllovenine, Kroacine dhe Hungarine, qe kurre historikisht nuk kane qene ne Ballkan. Pse duhet permendur Bullgaria kur fjala eshte per sistemin e taksimit ne shtet? Sepse Bullgaria ndryshe nga vendet e tjera te Ballkanit ka zgjedhur nje sistem taksimi fare te thjeshte, sipas rekomandimit te ekonomistit amerikan Jeffrey D Sachs pas krizes financiare me inflacion galopant, ne vitin 1997:

    1. Tatim – fitimi per te gjitha firmat (shoqerite) apo kompanite 10 %
    2. Tatim – fitimi per personat fizike 10 %
    3. Tatim – dividenti per shoqerite aksionere 5 %
    4. Tatim – dividenti per shoqerite aksionere, qe reinvestojne fitimin 0 %
    5. TVSH per te gjitha mallrat dhe sherbimet 20 %

    Ekonomisti Jeffrey D Sachs, qe shpetoi Bullgarine nga spiralja e inflacionit galopant ne 1997, rekomandoi sipas teorise se tij ekonomike per vendet ish komuniste ne zhvillim drejt tregut te lire:

    SA ME I THJESHTE TE JETE SISTEMI I TAKSIMIT, AQ ME SHUME TE ARDHURA MBLIDHEN NE BUXHET, SEPSE NE FUND TE FUNDIT SUKSESI NUK MATET ME % POR ME TE ARDHURA REALE NE BUXHET.

    Dhe propozoi TAKSEN E SHESHTE. Per sistemet e taksimit progresiv vendet ish komuniste te Evropes Lindore duhet te gjejne nje ushtri ekonomistesh me pervoje, qe per cdo biznes te llogarisin taksat dhe tatimet koke per koke dhe pervec kesaj pas llogaritjeve duhet te krijohet nje ushtri taksidaresh TASK FORCE permbarues, qe te mbledhin taksat ne buxhetin e shtetit. Ky do te ishte nje mision i pamundur per vendet e Lindjes Komuniste te papergatitur ne infrastrukturen financiare dhe rezultatet per buxhetin e shtetit do te ishin alarmuese nese liderat e ketyre vendeve do te genjeheshin nga perrallat e bukura me % premtuese ne aparance.

    BULLGARIA ESHTE NJE VEND QE GRUMBULLON ME SHUME TAKSA DHE TATIME REALE PER FRYME TE POPULLSISE SE TE GJITHA VENDET E RAJONIT DHE KA NJE BORXH TE JASHTEM TE KONTROLLUAR, QE I SJELL STABILITET EKONOMIK.

    Nga ana tjeter te ngresh taksat dhe tatimet pa asnje spjegim pse duhet kjo rritje si gilotine per biznesin dhe popullaten, kjo eshte sikur te nxjerresh parate nga njeri xhep per t’i futur ne xhepin tjeter. Ata pak prodhues ushqimesh apo manifakturat me rritjen e TVSH me 1% do te ngrene cmimet, qe te mbajne fitimin e tyre te vjeter, kjo do te fuse vendin ne spiralen e inflacionit, sic ka ndodhur ne Greqi. Nga ana tjeter rritja e tatim – fitimit do te akvizoje ekonomistat kontabel te zerojne fitimet me finte alla Bankers Petroleum&Co, po keshtu me tatim – dividentin, askush nuk do te deklaroje ndarje te fitimit midis aksionereve dhe jo ne vend te fundit:

    KU DO TE GJEJE EDI RAMA USHTRINE E TAKSIDAREVE EKONOMISTE ME PERVOJE NE SITUATEN TRAGJIKE, QE NDODHET SHQYPNIA E ZBRAZUR NGA INTELEKTUALET E MIREFILLTE?

    Reply
  • nastradini says:
    October 29, 2026 at 12:59 pm

    Pse Edi Rama e ka kycur gojen dhe nuk publikon sa taksa dhe kontribute mbledh ne buxhetin e shtetit per siguracionet shendetesore dhe te pensioneve, per per persona juridike (firma dhe shoqeri biznesi) apo per persona fizike (aktivitete individuale) dhe ASKUSH nga media nuk kujtohet te beje krahasim me vendet e tjera te rajonit?

    sepse:

    Pernga kujdesi shendetesor dhe niveli i pensioneve Shqypnia e Rilindjes eshte ne fund te listes evropiane dhe ballkanike, nderkohe qe niveli i taksimit eshte nga me te lartet ne Bote,

    atehere:

    PSE MBURRET DHE LEVDOHET EDI RAMA ME €10 MILIARDAT NE BUXHET, KUR SHRYLLAT KRYESORE TE EKONOMISE SE SHTETIT I KA SI NE VENDE DHE POPUJ, NE AFRIKE?

    Reply
  • nastradini says:
    October 29, 2026 at 2:50 pm

    KRAHASIMI I TAKSAVE TE EDVINIT ME EVROPEN LINDORE SI KRAHASIMET E ENVERIT ME KOOPERATAVIAT E PARTISE SE PUNES

    Kur Enveri nuk kishte me se me te levdohej ne Kongreset e tij perdorte tezen: “Kooperativa malore e nivelit te larte te filan fisteku socialist prodhonte ne te kaluaren vetem 10 tranguj, kete vit heroik ne baze te ndihmes se Partise prodhoi 1000 % me shume dmth 10 + 1000 % = 110 tranguj, me tregoni nje vend tjeter kur rritja e prodhimit eshte me 1000 % si te filan fisteku i Shqypnise” dhe dalla mbushej me ovacione: “Parti Enver jemi gadi kurdohere”

    prandaj:

    AMAN ME KRAHASIME PERQINDJESH % DALLKAUKE!

    sepse:

    Me tregoni nje vend te Evropel Lindore ku nga buxheti humbasin $400 milione dollare per inceneratore fantazem, qe nuk ekzistojne

    Me tregoni nje vend te Evropes Lindore me kompani 5D brenda ne Bashki, qe grabisin qytetaret, i perzene nga banesat per te ndertuar pallate ne emer te tyre dhe askush nuk i ndeshkon

    Me tregoni nje vend te Evropes Lindore, ku rruget dhe autostradat kushtojne nga 20 – 30 milione €/km dhe askujt nuk i ben pershtypje kjo hajduteri qeveritare me parate e buxhetit

    Me tregoni nje shtet te Evropes Lindore, ku nje palo tuneli i shtohet vlera afrofe me telefon me $50 milione dollare dhe askush nuk bibezin per kete hajduteri te papare

    Me tregoni nje vend te Evropes Lindore, apo Perendimore, apo te Botes, qe asgjeson portin me te madh te mallrave per te ndertuar Alabari i Edi Rames pallate per shitje

    Me tregoni nje vend te Evropes Lindore, qe nuk prodhon kurgje per ta shitur me fitim ne tregun nderkombetar, por i fal kengetarit rap bythzi fashist $5 milione dollare nga buxheti i shtetit, sepse nuk shiste dot biletat per koncertin e tij ne Tirane

    Me tregoni nje vend te Evropes Lindore, ku shefja e SHIK rezulton se eshte nje kurve ordinere prej bordello kosovare, qe ja ka shitur dafllakun dhe Sigurine Kombetare krimit te organizuar ne Shqypni dhe askush nuk heton kush e solli nga Kosova dhe e emeroi ne krye te SHIK

    Me tregoni nje vend te Ballkanit apo te Evropes Lindore, ku kryeministri ka paguar nje spiun te Sigurimit Komunist per te korruptuar FBI

    Me tregoni nje vend te Botes Demokratike ku kryeministri e ka babane KILLER te Enverit dhe jo vetem nuk ka kerkuar falje per krimet e familjareve te tij, por as per krimet e komunizmit, te kryera nga xhelatet e Partise se tij.

    Reply
  • https://sex.xxxxlulu.com/ says:
    October 29, 2026 at 4:36 pm

    If you are going forr finest cotents like me, only pay a quick visit this
    site daily foor thhe reason that it provides feature contents, thanks xnxx

    Reply
  • Mos u bëni qesharakë says:
    October 29, 2026 at 9:16 pm

    Nuk patët drita kur bëtë këtë hartë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë kemi menduar për të varfërit”: Çfarë thonë shifrat e raporteve të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. L on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  2. demo on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Vlora 97 on VIDEO: “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027, PD largohet nga salla
  4. Albatros on VIDEO: A është normale?
  5. Jimi on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?