Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i eurodeputetëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i eurodeputetëve
Lajmi i funditPolitike

Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i eurodeputetëve

Published: June 13, 2025
Shpërndaje

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) miratoi javën e kaluar raportin për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje mes rreshtave ndërhyrjet keqdashëse në vend, specifikisht nga Kremlini.

“Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënon institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit në BE”, shkruhet në dokumentin zyrtar të AFET-it.

Por, Albanian Post ka mësuar “formulimin e saktë” të raportit lidhur me ndërhyrjet e huaja keqdashëse, i cili nxjerr në pah dhe gjurmën e shtetit kinez në Shqipëri.

- Publicitet -

Ai njeh fillimisht “kërcënimin në rritje të ndikimit të huaj keqdashës” dhe “ndërhyrjes hibride” në institucionet demokratike të vendit.

AFET-i thekson se narrativat e lidhura me Kremlin-in kanë kërkuar “të gërryejnë besimin e publikut në institucionet demokratike dhe të nxisin ndjenjat anti-perëndimore”, mëson Albanian Post.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë “të rrisë qëndrueshmërinë institucionale kundër financimit të fshehtë politik, manipulimit të medias dhe kërcënimeve kibernetike” që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e saj të pranimit në BE.

Sakaq, ata kërkojnë gjithashtu që “institucionet evropiane të monitorojnë nga afër ekspozimin e Shqipërisë ndaj ndikimit të huaj keqdashës”.

Komisioni për Punët e Jashtme mirëpret po ashtu bllokimin e domeneve ruse të dezinformimit nga autoritetet shqiptare, por thekson nevojën për “një mekanizëm të koordinuar të reagimit ndaj dezinformimit BE-Shqipëri”, për të demaskuar dhe kundërshtuar me shpejtësi narrativat e Kremlin-it.

AFET-i avokon në vijim për rritjen e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji të përbashkëta në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Raporti paralajmëron gjithashtu për gjurmën në rritje të mediave të mbështetura nga shteti kinez në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Evropaiqi eleniqia says:
    June 13, 2025 at 9:43 am

    Kina per ne nuk do ishte kaq negative, nje
    pordhe te beje ne ngrihemi ekonomikisht.
    Kujtoj sa e sa fabrika ndertoi Kina ne kohen
    e enverit, (te squtet do thone ishin te vjetra
    e shikojne kalin nga dhembret). Deri sa UE
    te talli bythen me ne , Kina do te ishte
    drejtimi kryesor, se eshte larg dhe ska
    pretendime territoriale. Vetem strategjike,
    e
    chi se ne frega” thote italiani. Ndersa
    Rusia ka qene historikisht dhe eshte armike e interesave tona ne rajon.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 13, 2025 at 10:55 am

    BE deklaron në mënyrë DIPPLOMATIKE për ndërhyrjet RUSE-Sidomos në Shqipëri.Por më konkretisht do të ishte:
    1.Proçsganda e haptë e SALIUT KUNDËR SHBA+BE PËR REFORMËN NË DREJTËSI..A NUK ËSHTË PËRKRAHJE E KREMLINIT NË SHQIPËRI.?
    2.Lobimi RUS i LULIT(SALIUT) 2017-2019..me 975.000 $ a nuk ishte një faktë kuptimplot.?
    3.Fakti që 99 % e MEDJEVE(TV,GAZETAVE,PORTALEVE)SHPIFIN PRO BERISHIZMIT..A E TREGON KËTË.?
    4.Mos njohja si Shtet i pavarur të Kosovës nga SHTETI GREK..ashtu si Beogradi e Rusia..A tregon se këto shtete janë kundër Shqiptarizmës.?
    5.Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që SALIU NË 35 VITE TË KUNDËRSHTOI NDËRHYRJET E HUAJA NË SHQIPËRI,PËRKUNDRAZI..në 2011 VOTOI NË KiE REZOLUTËN E DOK MARTY KUNDËR UÇK-KOSOVËS.!

    Reply
  • NATO says:
    June 13, 2025 at 11:54 am

    Lajmi tjeter Boten tundi
    Shoke foli Mao Ce Duni
    Shqiperin e kam me bese
    Nje fij floku kush ta preke
    Do t`ja bej kembet direke.
    Dhe kinezet kane nje te mire shume te mire.Korruprsionistat si Sali Berisha,Edi Rama,ilir Metja,nuk i plakin ec e jake neper Gjykata deri sa te mbushin 100 vjec.,po i fusin plumbin prapa koke.

    Reply
  • Simbad says:
    June 13, 2025 at 1:37 pm

    Me politikat e fundit tarifore agresive proteksioniste te USA kundrejt Europes, gjithe shtetet Europiane (dhe Kanadaja) po drejtohen nga Kina si partner tregeter i besueshem dhe ne shume mundesira per zhvillim. Keta europianet e shteteve elite (te pasura) qe keshillojne Shqiperine e verfer te rrije larg nga Kina, ne nje kohe qe per vehte nuk lene rast pa u shkerdhyer me Kinen dhe Rusine, jane kokrra e demagogeve hipokrite. Turp e faqja e zeze.

    Reply
  • qesh e ngjesh says:
    June 13, 2025 at 2:56 pm

    Kremlini e Pekini me Tiranen ne radare,
    si qendra nevralgjike e kesaj bote mbare,

    Rusia edhe Kina hic fare gjume nuk po flejne,
    bejne plane se si Tiranen BE-se t’ja rrembejne,

    atje ne BE ne alarm si asnje here tjeter me pare,
    nga halli madh per Tiranen qe e paskan ne radare,

    kujtuam se bota rrotullohej rreth Tiranes deri ne 1990,
    por qenka serish Tirana ne fokus te radareve te botes ..
    …po e deklarojne ne 2025 ca Eurodeputete !

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    June 13, 2025 at 6:00 pm

    Ofertat e fundit nga BE per Shqiperine, duhen pare si kunderpergjigje te luftes ne Ukraine! Pra, jo çdo e keqe vjen vetem si e keqe! Kisha krijuar pershtypjen se Shqiperia, Kosovs dhe Bosnja do te beheshin anetare te BE pas vitit 2040, mirpo rrethanat nderkombetare po favorizojne!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?