Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i Autoritetit të Konkurrencës gjen mënyrën për të kufizuar abuzimet në tregje: Të përgjohen telefonat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i Autoritetit të Konkurrencës gjen mënyrën për të kufizuar abuzimet në tregje: Të përgjohen telefonat
AktualitetPolitike

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës gjen mënyrën për të kufizuar abuzimet në tregje: Të përgjohen telefonat

Published: October 24, 2025
Shpërndaje

Kreu i Autoriteti të Konkurrencës, Denar Biba ka raportuar pothuajse për 4 orë në Komisionin e Ekonomisë.

Përpara deputetëve, Biba kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në disa tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasteve është i pamundur, dhe si rezultat edhe masa apo ndëshkime nuk ka.

Kështu, në një tentativë për të justifikuar rezultatet e Autoritetit, Biba deklaroi me një seriozitet të admirueshëm se “homologët tanë ju marrin celularët”, dhe se, edhe ai do të donte t’i kishte këto “hapësira ligjore”, për të hetuar më mirë tregjet problematike.

- Publicitet -

E meqë “celulari është tradhtari më i madh”, sipas tij, ndoshta në emër të konkurrencës së ndershme do të na duhej t’i dorëzonim telefonat bashkë me kodin PIN… për çdo rast.

“Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse do realisht të bësh punë skrupuloze hetimore, kjo është. Edhe ata zotërinjtë e SPAK-ut apo të prokurorisë në Shqipëri shumicën e sukseseve të tyre e kanë pasur nga sky nga Encrochat. Ne nuk e kemi këtë mundësi. Polakët e kanë, turqit e kanë, italianët, gjermane, të gjithë vendet e BE-së i kanë”, tha Denar Biba.

Biba harron që Autoriteti i Konkurrencës nuk është as prokurori, as polici, as agjenci inteligjente. Hetimet që ky institucion kryen mbeten në kuadër dhe në kufijtë e kompetencave të këtij institucioni.

Ligji shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale e ndalon qartësisht ndërhyrjen në komunikimet elektronike, përveç rasteve të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale, ku përgjimi mund të kryhet vetëm me urdhër gjykate dhe për hetime penale.

Asnjë rregullore e BE-së apo direktivë e saj nuk lejon mbledhjen e të dhënave private pa autorizim gjyqësor dhe sidomos një përgjim masiv të Kompanive. Përndryshe, flasim për shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, e jo për hetim të tregut të qumështit.

Në vend që të kërkojë më shumë kompetenca për të përgjuar telefonat, ndoshta Autoriteti i Konkurrencës duhet të përmirësojë mënyrën se si i mbledh provat, si i monitoron çmimet, ndëshkon subjektet dhe parandalon abuzimet që çdo qytetar i ndjen në faturën e përditshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?