Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sali Berisha lirohet nga masa “arrest në shtëpi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sali Berisha lirohet nga masa “arrest në shtëpi”
Lajmi i funditPolitike

Sali Berisha lirohet nga masa “arrest në shtëpi”

Published: November 27, 2024
Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në “arrest shtëpie”.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

- Publicitet -

Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen për ju, por gjykata konstatoi se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën. Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën”, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën “arrest shtëpie”) për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • demo says:
    November 27, 2024 at 9:57 am

    Ju hengerte mortja!Po ka hajdut qe te pranoje Vjedhjen? Do ja jepni fitoren ne tavoline malokeve?
    Keta keshtu,po ju rrahin policat,lere sikur te vine ne pushtet?!,Gjej vrime e futu edvin,se do te kercasi koka,.Burgun ta lepish,se burgu eshte shpetim.

    Reply
    • pilo Lala says:
      November 27, 2024 at 1:14 pm

      Lirimi nga arresti i Sali Berishes eshte bere per ti hapur rrugen arrestit te Flamur Nokes.
      Keto dite arrestohet Flamur Noka.

      Reply
      • Aldrinp says:
        November 27, 2024 at 3:20 pm

        mire e ke, ca muaj arrestojme Berishen, ne shtepi, dhe ca muaj te tjere Noken.
        Pune turnesh.
        E bejne me radhe, sa ti dali lezeti dhe arrestimeve, dhe vazhdojne me koncesionet dhe grabitjet e hoteleve te Ushtrise.
        Keshtu ka lezet kur Vidhet Ushtria, dhe lirohet Berisha. Se nuk ka me ca ti kerkoje llogari Berishes, kur vete Rama ben kerdine me pronat Publike

        Reply
  • K R says:
    November 27, 2024 at 10:26 am

    Pazar i ri Rama Berisha
    U duk qe me dhenien e vulës.
    Rama nuk i thot me as “non grats”.
    Kush ka para blen cdo gje

    Reply
  • spata says:
    November 27, 2024 at 10:27 am

    Demo meso nga historija e popullit shqiptate.Kur maloket jane ne pushtet ata kontrollojne cdo gje.Mendon ti se kjo loje e nisur, ndaj kriminelit Sali ,nuk eshte marveshje Rama-Berisha per te kontrolluar gjithcka nga ata? Debilat qe rrethojne Ramen e Berishen as e vrasin mendjej se cfare kurdiset ne kurriz te se arthnes se shqiptarve.Shqiptaret do e kuptojne kur te bllokohet nga BE kapitulli i Drejtesise.Nese Saliu lihet i lire,nuk denohet per krimet e bera e Rames nuk i futet gjembi Shqiperija do mbetet satelit i Sh.B.A e izoluar nga Evropa.

    Reply
    • Aldrinp says:
      November 27, 2024 at 3:25 pm

      Shqiperise asnjehere nuk i jane hapur dyert e Kampit BE, as me Ramen. BE e mban larg shtetin mafioz te Rames, qe tani qahet se e ka fajin Berisha.
      GJermania e denoncoi hapur Pashiqin Shqiptar si sherbetor mafioz qe shet trojet shqiptare per kredo politike.
      Ca pret ti nga BE, dhe per nja 100 vjet, sa te jete kjo rrace ndyresirash ne pushtet, nuk ka BE
      Me nje popull qe ka marre arratine nga tmerri i shtetit te korruptuar, nuk ka BE
      Lere Berishen se ka 14 vjet qe nuk ka pushtet, po shiko Ramen qe e ka kthyer shtetin ne mafie me parlament personal, gjykate personale, dhe prokurori personale
      Te tjeret jane aktore dytesore

      Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    November 27, 2024 at 10:32 am

    Duhet te na kuptojne drejte te hidheruarit Rilindas tane sa ne administrate sa neper media – Ceshtja Sali vajti ne Strasburg e sa ta lironte Strasburgu me pare e lirojme vete NE.

    Reply
  • Humoristi says:
    November 27, 2024 at 10:35 am

    Tani pritet qe Lulbraves ti rikthet vula!?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 27, 2024 at 11:05 am

    VO:
    -Mos u nxitoni militant Berishist:
    1.Sb u IZOLUA në shtëpi pasi nuk ju bind GJKO për detyrim paraqitje për të dhën ID e gjyshit që kishte vrarë PRIFTIN E FSHATIT BERISHË-Pukë,ndaj u internua në VIÇIDOL.
    -Nëse Sb do paraqitej në gjykatë rregullisht nuk do izolohej.
    -Por MARRZIT E SB nuk kan mbaruar:
    1.Sb do thirret si dëshmitar për DOSJEN PARTIZANI dhe nuk do të shkoi përsëri,do ndëshkohet më rëndë.Ndaj Sb është në PROVË..!
    2.Sb do thirret si i akuzuar për DOSjEN E 21 JABARIT 2011 me 4 të vrarë me urdhërin e tij.NËSE SPAK trëmbet nga frika,duhet të përgjigjet para GJL & GJ.NDËRKOMBËTARE që e detyrojnë SPAK që të hetoi & dërgoi dosjen në GJKKO.Nëse kjo nuk bëhet..ATHERE SPAK+GJKKO..DUHET TË KAPITULLOJNË & TË SHKRIHEN PËRFUNDIMISHT..!
    -Deklarimet e shpejta të Gaz Bardhit & J.Topallit për izolimin e BABIT të tyre politikë pa pritur ZVARDHJEN E VENDIMIT TË GJYKATËS,ËSHTË NJË SERVILIZËM,MILITABTIZMË,B..LËPIRJE NË KATROR..!

    Reply
  • Problemi është ligjor! says:
    November 27, 2024 at 11:07 am

    Problemi nuk është politik, por është Ligjor. Në Shtetin Ligjor, të gjithë janë të barabartë para ligjit, por ja që nuk qënka kështu! Ligji mund të anashkalohet për ata që mbrohen me politikën! Politikanët kanë të « drejtë » që të mos e zbatojnë ligjin të cilin e kanë miratuar vetë në Parlament! Kanë të « drejtë » të bllokojnë rrugët, të rrahin policët, të shkatërojnë, të kërcënojnë, të vjedhin,etj, sepse ata janë sunduesit e vëndit! Ligjet që miratojnë në Parlament nuk janë për ata vetë, por për të tjerët. Vijmë tek pyetja përse largohen shqiptarët?! Mos e bëni këtë pyetje, kur nuk jeni në gjëndje t’u vëni fre këtyre politikanëve 35 vjeçarè. Gjithkund politikanët ndrohen, vetëm në Shqipëri politikani është deri sa të vdesë!!! Për çfarë merite ?! Asnjë meritë, vetëm në se e vlerëson se ka vila të panumërta brënda dhe jashtë Shqipërisë! Keq, shumë keq o popull shqiptarë që nuk je në gjëndje të pastrosh politikanët e korruptuar!

    Reply
  • Ppsh says:
    November 27, 2024 at 11:15 am

    E thene ndryshe
    Nqs berisha do denohej per nje vkm ramen e priste burg i perjetshem per te njejten gje
    Pra kjo tregon qe spak eshte ngritur per gje tjeter jo per te denuar politikane
    Psh ne itali politikanet e pushtetshem si berlusconi dhe andreoti e kaluan jeten gjyqeve por pa u denuar thjeshte per ti patur nen kontroll ky eshte celsi
    ” nen kontroll”
    Mos pritni drejtsi

    Reply
  • Artan says:
    November 27, 2024 at 11:19 am

    Sa qenkan gezuar bythelepiresit e Doktor Mortjes

    Reply
  • Andon says:
    November 27, 2024 at 11:36 am

    Eshte ndikimi i fitores se te keqes Tramp,

    Reply
  • Iso says:
    November 27, 2024 at 11:43 am

    Duke ndjekur shkerdhatellekun politikar Shqiptare mendoj qe duke i hequr arrestin shtepiak sali vuk monstres,kane vendosur t’ja japin baxhellen pd lulit! Mos qofsha i gabuar.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    November 27, 2024 at 11:51 am

    Gjykatë plehrash, pa pikë ndjeshmërie kundër krimit, në mos qoftë e rreshtuar krah tij.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 27, 2024 at 12:05 pm

    Shyqyr, shpetuan dhe nga Berisha se qe bere si Hoxha maj Minarese. Te pakten do bjere ne qetesi pallati ku jeton, se sa per “drejtesi” burgje e denime, ajo eshte aty vetem per ju, por jo per ata.

    Reply
  • ATSH says:
    November 27, 2024 at 12:13 pm

    Jam kurioz te shoh si e justifikon kete lirim Gjykata. Saliu nuk ishte ne arest shpie per ceshtjen “Partizani” e aq me pak per arsye politike por sepse nuk pranoi te shkonte ne Spak kur e thiren per detyrim paraqitje. Ose Saliu ka premtuar qe nuk e ben me ate gabim ( apo eshte ceshtje afatesh)ose ky eshte nje sulm i drejtperdrejt ndaj Spak . Ne te dyja rastet vetem drejtesi nuk eshte , e sigurisht qe Saliu nuk e ka forcen ti impononohet Spak.

    Reply
  • Bermuda says:
    November 27, 2024 at 12:34 pm

    Heu bre… Na paska dal goxilla nga “arresti shtëpiak” (lexo hoteli me pesë yje). Largoni urgjentisht fëmijët nga ekrani se do i zërë tmerri po u doli para sysh. Prisni nashi bedrinjtë e partisë kur të shprehin indinjatën e thellë për këtë akt banditesk të dreqësisë liqore në mirëkuptim tre palësh.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 27, 2024 at 12:43 pm

    Shijoji ditët e FUNDIT të lirisë,Sali.
    Së shpejti në burg për Gërdecin e 21 Janarin.
    Rroftë Lulzim Basha!

    Reply
  • mali says:
    November 27, 2024 at 1:21 pm

    Akuza ndaj Berishes eshte vetem shperdorim detyre me pasoja pasurim te familjareve te vet,pra dosja ” Partizani”.
    Europa keshtu e njeh ” arest shtepie” te Berishes ,prandaj keshillon lirimin e tij.
    Tani Berisha si deputet e kemi ne parlament dhe kur te vije koha e gjykimit e kemi ne sallen e gjykates.
    Me tutje nuk dime se si eshte bere pazari Rama-Berisha.
    Hamendje ka sa te duash perpara zgjedhjeve te 2025–es.
    Cudira shqiptare.
    Pra tregon qe komuniste-mafioze nuk leshojne pushtetin duke sfiduar demokracine.
    Deri ne zgjedhjet vetem dy emra do te degjoni per te trullosur popullin ,Edi Rama dhe Sali Berisha.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 27, 2024 at 1:40 pm

    O Ethem Lalaj,

    Mos u merzit nga lirimi i Berishës se është loja e Ramës që të ketë konkurrent Berishën dhe ti fitojë zgjedhjet e mandatin e 4-rt Rama !!!

    Reply
  • 3D says:
    November 27, 2024 at 2:03 pm

    Ka patur ka do të ketë segmente drejtësie të korrupta kjo është më se e ditur

    Reply
  • Lofkendi says:
    November 27, 2024 at 2:30 pm

    Mire bene se la nom duke prishur qetsine publike, ambientin e pallatit! Por ditet I ka te numeruara ! Duhet te lahet ne gjykate ! Vendi I shenjte per te gjithe!
    Aty do ta lidhin !Nuk shpeton! Eshte bere legen ngeli ne dyert e spakut ! Eshte fundi I nje epoke mashtrimi me Demokracin!
    Ky nuk eshte Trampi eshte nje ordiner mashtrues ! Ky eshte Haxhi Qamili modern !

    Reply
  • demo says:
    November 27, 2024 at 3:06 pm

    Ne mos gabofsha ne Itali Kraksi u denua nga gjykatat dhe u arratis ne Libi,ku vdiq ne Internim,
    Berlusconit ja bene Jeten Zeherr,denohu,lirohu,neper gjykata,,dersa u semur nga Leucemia,-pushtet-gjykate-spital-varr.
    Edi Rama,kam 33 vjet qe luftoj me pende,me kronika,me fjalime,me Protesta,,per te derguar Berishen ne Shpelle,nga ka ardhur,.U bashkova me ,Veteranet e Keshillit Popullor te Lagjes,ne 97,qe ta dergojme Shpellarin ne Hale,.
    Grumbulluam 1 miljon SHUPLAKA ne 2013.,Ti vete ma nxjerr Sali Berishen nga Hapsana si Hero.Si Haxhi Qomili,kur Hyri Triumfator ne Durres me 12 mije katundare shallvare muter.
    Edi Rama jep doreheqjen.Ke deshtuar ne te gjitha.Bere Open Ballkanin per te izoluar Kosoven e Albin Kurtit-deshtove.
    Bere Associacionet per ti dhene trojet e Kosoves serbise -deshtove
    HYre ne Allishverishe me greket per ti falur detin shqiptar Greqise-deshtove.
    Bere kazermat Italjane per te strehuar Afrikanet e Italise-Deshtove
    Bere lufte me Mafiozin italjan Becheti neper gjykata Nderkombetare-Deshtove.
    Nxorre naften me cilesore ne bote nga Shpiragu,me rezerva Harabike-Deshtove.
    Shkatrrove Portin e Durresit,per te ndertuar kullat e jebgut mafioz-deshtove,
    Dergove mbetjet Toksike Skorjet e rrezikshme metalurgjike te Kurimit dhe gjithe Evropes ne Tajlande-deshtove.
    I fale Sazanin dhe Zvernecin kukulles se Trapit,perlat e Rivieres shqiptare -do te deshtosh.
    Lirimi i kriminelit vrases,vjedhesit te trojeve,Pronareve,Aseteve,Bankave Industrise,ushtrise,me te paturp e te pacipe qe ka pare bota-Sali Berisha eshte Deshtimi Total,Kapitullimi Total i Edi Rames.
    Jep Doreheqjen.Nuk eshte Gjeme.Ke triumfuar tek chek Upi shurres.E ke nje Trofe nga 30 vjet pushtet.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 27, 2024 at 3:12 pm

    VR:
    -Lirimi i Sb nga izolimi u bë nga GJYQTARJA e Korruptuar si Gjyqtarja që dërgoi në Shtëpi dhëndrrin Malltezi me 69 banesa në Shqipëri & në Europë, e cila mori një banes te 19 kullat te KL.Partizani.
    -Asnjë GAZETAR nuk e pyeti NON GRATËN për 69 banesat e MALLTEZIT+GITËS,Si dhe ç’do të bëi me NON GRATËN..SA gjyqe do bëi,sa ka paguar & do paguajë.
    -Nuk mundet që bëhet DREJTËSI në Shqipëri vetëm me KRYEPREKURORIN ALTIN DUMANIN i cili po punon shumë mirë për Shqipëtarët & jo pushtetarët.
    -SPAK + BKH do të dështoi me turp nëse GJKKO saboton DOSJET E SPAK.
    -Fakti që A.Dumani deklaroi se..PROBLEMIN E KEMI ME MAGJISTRATËT NË DETYRE SI TË KORRUPTUAR ” I ka trënbur shumë të korruptuarit e drejtësisë në 34 vite nën TUTELËN E SB.
    -SPAK(Prekurori çështjes) dihet të merret seriozisht me DOSJEN E 21 JANARIT 2011 me 4 të vrarë me URDHËR TË SB DV.Ndryshe në 21 janar 2025 BUQETAT ME LULE TË FAMILJARVE TË TË ÇOHET NË DERËN E SPAK+GJKKO..!
    -PO KËSHTU EDHE DOSJA E GËRDECIT 2008 ME 27(Përfshi Trebickën e vrarë nga dora e zezë s berishve) TË VRARË & 300 TË PLAGOSUR,ku FATE MEDIU PO SHTYN 50 HERË GJYQET ME POROSI TË NON GRATËS & SEKSERIT ZENI..TMERR TË KOMBIT. ..!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    November 27, 2024 at 5:04 pm

    Saliu eshte Paranojak,me delirin e persekutimit,te madheshtise etj.Sot ishte thjesht nje lehtesim mase sigurie ,nuk besoj se gjyqtarja ka shuar akuzat per Saliun,se do te ishte renie e gjithe sistemit te Drejtesise ,kurse gjyqtarja duhej cuar ne psiqiatri.Gjithsesi Saliu si paranojak kete lehtesim mase ndaj tij po e quan fitore te Shqiperise,Demokracise e Shqiptareve ketu ,ne Kosove,Maqedoni e ne mbare boten.Shtojini dozen e ilaceve se eshte keq sidomos tani qe ndryshon edhe ambjent e zakonisht perkeqesohen

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 27, 2024 at 6:03 pm

    @Humoristi:
    L.Basha ka PD!
    Dhe mos e quaj më babain tonë “lulbrava”
    Se do të të qi motrën!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 27, 2024 at 10:52 pm

    Kur intelektuali e quajti Prokurorine e Posacme te Altin Dumanit dhe Arben Krajes “SPAK-OTURAK” me argumentin se kjo Prokurori Bedele si vegel e Edi Rames sajoi akuza putinisto-enveriste kunder kryetarit te bashkise se Himares qe kishte fituar zgjedhjet dhe nga ana tjeter po ky “SPAK-OTURAK” i mafies me pushtet beri sikur akuzoi Sali Gerdecin per ca “KAFE” te Partizani, ate kohe fanatiket e Enverit kercyen perpjete sikur t’i kishte pickuar zekthi dhe kundershtuan me force me argumentin se SPAK jane “Heronjte e femijeve tane”, tani del se:

    “HERONJTE E FEMIJEVE TUAJ” JANE PROKURORE MEDIOKER PA VLERE QE GJYKATA KUSHTETUESE I HODHI NE HALE SI LETER BYTHE E PERDORUR

    prandaj:

    Boll qate me lote dhe boll vajtuat
    per SPAK-un medioker qe adhuruat

    sepse:

    Puna e pare qe duhet te beje Sali Berisha i liruar nga Drejtesia Enveriste shqyptare eshte qe:

    TE TREGOJE SE KU KA GROPOSUR FAKIRIN REMZI HOXHA QE E TORTUROI DHE VRAU ME PABESI TIPIKE KOMUNISTE ME KILLERIN E TIJ, ILIR KUMBARO QE E MBAN AKOMA TE FSHEHUR NGA DREJTESIA

    dhe:

    Pastaj Sanco Pancat e tij le te festoje sa te duan lirimin e Bosit te tyre Killer Enverist.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Komentet e Fundit

  1. demo on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  2. Toni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belul Gjonomadhi on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  4. Toni on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  5. KTH S on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?