Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i SPAK dhe Olsian Çela shkojnë në Prokurorinë Federale të Belgjikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i SPAK dhe Olsian Çela shkojnë në Prokurorinë Federale të Belgjikës
AktualitetKronike

Kreu i SPAK dhe Olsian Çela shkojnë në Prokurorinë Federale të Belgjikës

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja mori pjesë në ceremoninë solemne me ftesë të Kryeprokurorit Federal Belg me rastin e Përvjetorit të 20-të të Prokurorisë Federale të Belgjikës që u mbajt në Bruksel në datën 4 Tetor 2022, në sallën Hemicycle of the Senate.

Në sesion u diskutua përvoja 20-vjeçare e Prokurorisë Federale Belge. Të gjithë diskutantët ishin në një linjë, që krijimi dhe jetëgjatësia e një strukture prokurorie të specializuar dhe qendrore është e domosdoshme për të patur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit..

SPAK, tha Kraja është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë.

- Publicitet -

Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

Drejtuesi i SPAK zhvilloi takime me personalitetet e ftuar dhe veçanërisht me drejtuesit e prokurorive prezente në takim, në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja. SPAK është i vendosur që bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston me Prokurorinë Federale Belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete.

Pjesëmarrja e përzgjedhur në këtë ceremoni sinjifikative për Belgjikën por edhe unitetin gjyqësor evropian përbëhej nga funksionarë të lartë të Brukselit por edhe më gjerë si: Kryeprokurori Federal Belg, z. Frederic Van Leeuw; President i Senatit Belg, znj. Stėphanie D’Hose; Ministri i Drejtësisë Belge, z. Vincent VanQuickenborne; Ministër i Brendshëm, znj. Annelies Verlideen; Prokurori i Prokurorisë Kombëtare Franceze të Antiterrorit, z. Jean-Francois Ricard; Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Kombëtare Hollandeze, z. John Lucas; Prokuror i Përgjithshëm i Serbisë, znj. Zagorka Dolovac; Drejtues i Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani, znj. Oana Daniela Patu; Prokurori i Përgjithshëm i RSH, z. Olsian Çela.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?