Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip.
Në fillim të mesazhit të publikuar ai shprehet se Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%), teksa shërbimet e urgjencës janë dyfishuar.
Po çfarë pritet të ndodh në Shqipëri dhe në Europë?
Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të ketë intensitet më të lartë se ai i vitit të kaluar, prandaj vaksinimi është i rëndësishëm.
Deklarata e plotë e Bratajt:
“Një mesazh të shkurtër, por shumë të rëndësishëm çfarë na pret vjeshtë-dimrin e ardhshëm. Zakonisht ne bazohemi gjithmonë në hemisferën e jugut, në të cilën në këtë moment është periudha e dimrit dhe numri i lartë i infektimeve nga gripi është në shifra shumë të larta në krahasim me vitin e kaluar.
Pikë referimi për këtë në këtë moment është Australia, ku numri i rasteve të reja është mbi 70 për qind. Numri i shtrimeve në spital, është mbi 50 për qind në këtë moment.
Përdorimi i urgjencës paraspitalore dhe i ambulancave në moment është pothuajse i dyfishuar.
Çfarë pritet të vijë në Shqipëri dhe në Europë në vjeshtë dimër. Pritet të qarkullojë si zakonisht, si çdo vit, virusi qarkullon tani në hemisferën e jugut, pra në Australi dhe në këtë moment aty po qarkullojnë 2 nëntipe të gripit.
Gripi i tipit AH1N1 dhe gripi i tipit BI nënllojit B viktoria. Fashat më në rrezik janë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht moshës së tyre.
Çfarë duhet të bëjmë? Si çdo vit bëhet vaksinimi me vaksinën e gripit, e cila parandalon në mënyrë shumë të madhe infektimin.
Duke parë këto shifra të hemisferës së jugut, pritet që në Shqipëri dhe në Europë intensiteti këtë vit i gripit të jetë shumë më i lartë sesa ai i vitit të kaluar.
Prandaj vaksinimi është i domosdoshëm”, shprehet Brataj.

Filluan te aktivizohen buburrecat e Rames. Se mose dalesh javen tjeter dhe te rekomandoshe te daline tanket kunder gripit perseri? Kete lajme nuk e ka Canada qe eshte pjese e komunuelthite I paska ardhure ketije. Turpe qe mjeket per interesa te vogla personale behen pjese e politikes kunder popullit.
KY BUBURECI SA HERE DUKET SE U HARRUA LESHON NGA NJE PORDHE IDIOTESKE
Eshte skerbythja Skender Brataj i Klubit te eksperteve te Rames per mashtrimin e Kovidit. Ky skerbythje, bile “zbuloi” dhe perberesit e Vaksinave Kovid me gjenialiatetin e tij Shkencor. Ja dha direkt receten publikut, qe Vaksinat perbeheshin nga Fruktoze, SaKaroze dhe uje te distiluar Ju a shiti helmin Shqiptareve si karamele. Ja keta jane kriminelet e Kovidit dhe ka shume si ky pacavurja.
Kane hak qe derdellisin keta plehra, se Shqiperia nuk nxjerr me Avni Rustema qe tu shuajne pishen. Shqiptaret vriten me njeri tjetrin per nje paqyre e parking, e vellai me vella, por keta kriminelat nuk i prek njeri, Kaq popull hajvan jemi, sa nuk e shikojme se kush eshte armiku i vertete midis nesh.
A ke ndonje ilc per te shitur, KÇK!