Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krijohet Diaspora Shqiptare në Greqi, takime me politikanë helenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Krijohet Diaspora Shqiptare në Greqi, takime me politikanë helenë
Lajmi i funditPolitike

Krijohet Diaspora Shqiptare në Greqi, takime me politikanë helenë

Published: March 10, 2024
Shpërndaje

Është krijuar Diaspora Shqiptare në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, ndërsa krijimi i DSHG shihet si një përqasje e re dhe e domosdoshme për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.

DEKLARATA E DIASPORËS SHQIPTARE TË GREQISË

- Publicitet -

Ne, përfaqësues të organizimeve të shkallës së dytë dhe dhjetëra shoqata dhe organizata të emigrantëve, si edhe veprimtarë të shquar të emigracionit shqiptar në Greqi, të mbledhur në qytetin e Selanikut më datë 25 shkurt 2024, shpallim njëzëshëm dhe zyrtarisht themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi.

Krijimi i DSHG përbën një përqasje të re, të domosdoshme, kalimin në një nível tjetër për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.

Në datë 12 dhjetor 2023, ne publikuam Thirrjen për themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, duke ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në diskutimin e hapur për të hartuar Statutin e këtij organizimi, që tu përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe sfidave të kohës.

U zhvilluan mjaft takime me përfaqsues organizatash dhe veprimtarë të shquar me një shtrirje gjeografike nga e gjithë Greqia; nga Atika, Greqia e Veriut, Kreta, Peloponezi, Epiri, Thessalia, Greqia Perëndimore etj.

Diskutimet, këmbimi i ideve, përvojat pozitive të organizatave dhe veprimtarëve të shquar në diasporë u shoqëruan me aksione konkrete pranë faktorëve politikë dhe institucionalë të nivelit më të lartë në Greqi.

Brenda periudhës dhjetor 2023 deri në muajin shkurt 2024, përfaqsitë e DSHG kryen takime zyrtare pune me kryetarë partie, me ministra dhe deputetë të tre partive kryesore parlamentare greke, Nea Dhimokratia, SYRIZA dhe PASOK-KINIMA ALLAGIS.
Në takimet e përfasuesve të DSHG me faktorët politikë grekë, u dëshmua aftësia jonë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit, kultura e lartë e dialogut me politikën greke me jehonë dhe ndikim të madh në opinionin e gjerë grek dhe shqiptar, në të dy vendet tona.

Përfaqësuesit tanë ligjor kanë kryer të gjitha proceduarat e nevojshe konform ligjeve në fuqi dhe kanë depozituar pranë gjykatës së Athinës kërkesën dhe Statutin për njohjen ligjore të themelimit të organizimit të shkallës së tretë me emrin “Diaspora Shqiptare në Greqi” (Η Αλβανική Διασπορά στην Ελλάδα) me qendër në Athinë.

Diaspora Shqiptare në Greqi është organizatë e shkallës së tretë, gjithëpërfshirëse, jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo partiake.

Diaspora Shqiptare në Greqi ndër të tjera ka si qëllim:

– Ruajtjen e identitetit të emigracionit shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditave dhe zakoneve shqiptare.

– Kuptimi gradual midis shoqatave, organzatave dhe grupimeve të ndryshme shqiptare në Greqi, bashkëpunimi dhe veprimtaritë e përbashkëta me qëllim integrimin e emigrantëve në shoqërinë greke, duke ruajtur paralelisht kulturën dhe identitetin kombëtar.

– Integrimi i emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe europiane, kryesisht nepermjet njohjes ligjore, punësimit dhe qëndrimit të tyre në Greqi, barazise përballë ligjit, mësimit te gjuhës greke, si dhe gjuhëve të tjera që ndihmojnë në kontaktet dhe forcimin e marrëdhënieve, si dhe lidhur me barazinë në punë, në shkollë, në arsim e në shërbimet publike.

– Kultivimi i frymës së miqësisë së mirë ndërmjet shqiptarëve, grekërve dhe të çdo lloj kombësie tjetër emigrantësh në Greqi.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i DSHG merr përsipër drejtimin, organizimin, dhe gjithë veprimtarinë deri në zgjedhjet përfundimtare të organeve të DSHG.

KËSHILLI I PËRKOHSHËM DREJTUES I DSHG

Selanik, 25 shkurt 2024

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Greqi
I përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:

1. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Mëmëdheu”, Megara
2. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Elbasani”, Athinë
3. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Aspropirgos”
4. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në “Larisa”
5. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria”, Volos
6. – Organizata “Omiros”, Athinë
7. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Egjialia”, Egjio
8. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Skënderbeu”, Ierapetra, Kretë
Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Kretë
E përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:
1. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Hanja, Kretë
2. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rrethimno, Kretë
3. Shoqata “Bashkimi” Shqiptarë në Iraklio, Kretë
4. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë Kasteli, Kissamo, Hanja, Kretë
5. Shoqata e Emigranëve Shqiptarë në Sitia, Kretë
Komuniteti Shqiptar i Selanikut
Ku përfshihen edhe Organizatat e mëposhtme:
1. Unioni i Emigrantëve të Imathias
2. Shoqata e Pensionistëve në Selanik
3. Shoqata “Sithonia”, Halkidhiki
4. Shoqata “Vatra e Cerrikut”
5. Shoqata “Elbasani” në Selanik
6. Qendra Kulturore Shqiptaro-Greke “Pegasus”
Organizata e Gruas në Greqi “JETA”
Shoqata Kulturore dhe Artistke “Lushnja” në Greqi
Bashkimi i Delviniotëve në Greqi
Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi
Rrjeti i Biznesve Shqiptarë në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi
Lobi Euroatlantik Shqiptar në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Patra
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Nafpakto
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Bashkinë Velvendo, Kozani

Gjithashtu edhe shumë aktivistë dhe figura të shquara të Diasporës Shqiptare në Greqi, si më poshtë:

Z. Fatos Malaj, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Greqisë, specialist i çështjeve të migracionit
z. Lefter Kuqo, biznesmen, aktivist në politikën shqiptare dhe politikën greke,
z. Ardi Toska, aktivist i dalluar në Rrethin e Fthiotidës, njohës i çështjeve të migracionit.
z. Sokrat Lambro, poet, skulptor, akivist i shquar, etj.

Për më shumë informacion:

Website: www.diasporashqiptare.gr

e-mail: [email protected]

facebook: Diaspora Shqiptare e Greqisë – Αλβανική Διασπορά Ελλάδας

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Urrejtesi profesionist says:
    March 10, 2024 at 10:36 am

    Eeeeeeeee pak e veshtire….tre jane rastet: o jane te tredhur , o do ti tredhin o duhet te shikojne me kujdes mbrapa se mos ju vjen ndonje thike mbas shpine …….megjithate urime !

    Reply
  • cEndriFuga e felliqesirave says:
    March 10, 2024 at 11:05 am

    Kjo “Diaspora” ne Greqi eshte nje Bufonate emergjente e orkestruar nga Tirane nen dirigjimin e Endri Fuges.

    Reply
  • Emigrant says:
    March 10, 2024 at 11:28 am

    Urime. Eshte e rendesishme qe eshte joqeveritare, jofitimprurese dhe jopartijake. Formimi i shoqatave partijake shqiptare ne emigracion vetem ka demtuar komunitetet duke i ndare sipas ideologjive te partive ne Shqiperi. Ne si emigrant jemi te bashkuar nen flamurin tone dhe jo sipas intereseva te partive qe lindin e zhduken ne Shqiperi. Ne Statutin e shoqatave te diaspores duhet shtuar se “Diaspora respekton çdo qeveri qe zgjidhet ne menyre demokratike ne Shqiperi”.

    Reply
  • demo says:
    March 10, 2024 at 11:41 am

    Jo,jo jo jo jo!Nuk duam te krijohet Diaspora shqiptare ne Greqi..POR DUAM TE KRIJOHET MAXHIORITETI I POPULLIT ARBEROR(arvanitas) NE GREQI.Te kete Ato te drejta,sa grekomanet ne Shqiperi, per shkollim,arsimim,njohje gjuhe ne gjuhen amtare,tabela rrugesh,Administrate Publike,,Te drejte te perfaqesojne Komunitetin Arvanitas aq sa Fredi belleri.
    Duam te krijohet Krahina Shqiptare e Camerise,,ashtu si eshte krijuar ketu Krahina minoritare greke e Dropullit.Te kete ato te drejta sa Dropulli,jo me shume.
    Nuk duam Fasada me Emigrantet ekonomike shqiptare .
    Duam t`u njihen te Drejtat Legjitime Shqiptareve Authoktone ,den baba den ne Greqi.
    Ata jane SHQIPTARE ME TOKE.
    ATA JANE SHQIPTARE ME RRENJE.
    Prandaj grekerit nuk duan ti permendin as emrin.
    Grekerit njohin vetem nje gjuhe:Gjuhen e Forces.Burgosja e Bellerit i ka tronditur,,Po perpiqen te llustrojne poshtersite qe kane kryer nder vite me shqiptaret.
    Edi Rama,,,Ay cerek Drejtesie qe moren grekerit me burgosjen e Bellerit,,eshte ARRITJA ME E MADHE E QEVERRISJES TENDE.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 10, 2024 at 12:00 pm

    100% e ketyre OJQ-ve jane te infiltruara, kudo qe ndodhen. Pretendojne se bejne dicka pozitive, nderkohe qe jane aty per dicka tjeter. Ndiqni burimet e financimeve e tyre dhe do ta kuptoni se kush i manaxhon. Merrni si shembull organizitat Soros, qe te vetmen gje qe kane bere, eshte tjetersimi dhe deformimi i shoqerise. Ata e quajne revolucion kulturor infiltrimi, ne baze te protokolleve Marksiste te shkolles se Frankfurtit.

    Reply
  • TIRONA says:
    March 10, 2024 at 12:22 pm

    A thua mos I terheqe dhrahmea?

    Reply
  • Remo says:
    March 10, 2024 at 12:23 pm

    O demo,, se pari, per te drejtat e Arvaniteve , duhet te jene vete ata qe t’i kerkojne, dhe une jam dakord, barren e atij revolucioni qe perkoi me krijimin e atij shteti, ata e mbajten. Por, kur derdhin lote krokodili pasardhesit e atire qe atehere ishin NJESH me turkun, ata qe trashegojne akoma timaret dhe titujt “bejlere” te lena mbrapa po nga ajo kolere, ki eshte kulmi. Sot, ata s’kane se cfare shembulli te ndjekin nga shqipot, aq me keq t’u “kerkojme te drejtat” kur kemi nje shtet rrumpalle qe funksionon si ne kohen e qoftelargut, nga nje diktature ne tjetren. Ti dhe gjithe trushpelaret e tjere, vazhdo dhe beji hosana “drejtesise” Ramiste njejte me ate te Salehet apo Enverit, ku denohesh ne baze te opinioneve me fakte te manipuluara, kjo eshte drejtesia e re? E kalofshi ne kurrizin tuaj, kete ju uroj. Per Fred Belerin, duhet te ishin bere hetime me kohe, une i referohem drejtesise greke te dikurshme qe e pati ndaluar, gazetes Ta Nea qe e publikoi, se ka marre pjese apo jo ne sulmin qe ju be repartit te Peshkepise, dhe nese do te vertetohej, atehere te merrte denimin, derisa KQZ e pjerdhur, e lejoi te kandidonte dhe kur Padishahu e ndjeu humbjen e bashke me te skandalin e pronave qe u ka bere Himarioteve, ku “investitoret strategjike” jane pjese e oborrit te tij, urdheroi arrestimin! As qe me ka plasur per ekstremistin Beleri dhe disa qe i shkojne mbrapa por qe Himariotet votuan ate, e bene se un ka plasur shpirti, atje jane ne shekuj dhe i kane mbrojtur me gjak ato prona dhe LIRINE, kete t’a fiksoni mire ne koke!
    Edvin eunuku i Erdoqenit turk qe qeveris kete Vilajet me te njejtat metoda si te babes, do vazhdoje t’a rrenoje jo vetem Himaren por te gjithe vendin me koncensionet qe u jep Melonkave dhe burokrateve te tjere te Brukselit e me larg akoma atij qe e Blindoi ne pushtet si “me te mirin” njejte sic beri Rajersoni me Salehun dikur, t’a gezojme kete dhjetokraci te gjithe!

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 10, 2024 at 5:07 pm

      Remo, ti je i vetedijshem per nje gje shume te sakte dhe te qarte. Ne Shqiperi asnje nuk ka folur turqisht. Rracedhjerit nuk jane muslimanet shqiptare, po othrodhjeret qe flasin greqisht ne vend te shqipes.

      Reply
  • Reston says:
    March 10, 2024 at 12:33 pm

    I urojme suksese DSHG.

    Reply
  • reti11 says:
    March 10, 2024 at 5:01 pm

    Politikane helene! LOL
    Aziatike! T’a degjonte Perikliu, do kish kryer vetevrasje, me pare se te mesynin perset!

    Reply
  • ABDURAHIM ASHIKU says:
    March 10, 2024 at 5:14 pm

    Diasporë shqiptare në Greqi ka vetëm një: ARVANITËT.
    Shqiptarët në Greqi nuk janë gjë tjetër veçse emigrantë ekonomikë.

    Reply
  • mali says:
    March 10, 2024 at 7:56 pm

    Diaspora krijohet nga emigrantet ne vende te huaja,si p.sh .irlandzet ne amerike qe quhen ajrishe,greket po ashtu kane nje diaspora te fuqishme dhe lobin ne shtet ,ruset po ashtu etj.
    Shqiptaret ne tokat e gjyshit tim ne greqi nuk quhet diaspore.
    Kjo eshte djallezore nga greket sepse iu thote ketyr gomereve qe ju jeni te ardhur,dhe ne jemi vendas.
    Sharabajgat nuk I kane munguar shqiperise por vullneti I perendise e ka bekuar kete popull te urte,paqesor qe te qendroje me kembe pa u ngateruar me bajgat.

    Reply
  • mali says:
    March 10, 2024 at 8:24 pm

    Pa thuaju cameve ne greqi:krijoni diaspore!.
    Ka tradheti dhe neperkembje me te madhe?
    Keta jane plerehat e shqiperise qe e kane shitur bythen per 300 euro.
    Do zoti behet nje rremuje ne ballkan dhe greku do te shohe kufirin me shqiperine ne portat e Athines .
    Ndonje mund t’i duket cudi se shqiperia nuk ka ushteri por mos haroje qe ka Kosova e maqedonia,dhe turkun nga prapa qe mezi pret t’ia fute grekut.
    Greku e di shume mire kete,prandaj ben vetem gam-gam pa buke.

    Reply
  • Remo says:
    March 10, 2024 at 8:44 pm

    Aldrin, c’te te them tia une, fjalori jot eshte ahume i pasur, i dhjere nga fillimi ne fund! Kot qe te zgjatem, ti kundershto me fakte ato qe kam shkruar une, se po te flasim per “rracedhjere”, statistikat, thone te kunderten!

    Reply
  • mali says:
    March 10, 2024 at 8:46 pm

    Ku eshte akademia e shkencave qe t’u jape pergjigje ketyre te shiturve per 300 euro te greku?
    Apo vegjetojne ne rrogat dhe mireqenien qe kane krijuar.
    Turp per akademine.!
    Ne te gjithe boten e qyteteruar akademia e shkencave ben ligjin.
    Behen projekte ekonomike,social e me gjere per te pakten 50 vjet.
    E jo per nje shuplake me te ashtuquajtur diaspore greke prej shqiptareve qe paguhen 300 euro nga greku keta heshtin sikur nuk ka ndodhur gje.
    Edhe njehere :e dini kuptimin e kesaj diaspore?
    Ju shqiptare jeni emigrante ne toke te huaj qe quhet greqi
    Po mire o qirie greku?Po cami qe shkel,ben shure,ne token e gjyshit ,sepse eshte prona e tij ,diaspore quhet?

    Reply
  • Detari says:
    March 10, 2024 at 8:59 pm

    nuk ka diaspore ne greqi jane rrena. skiptaret u kujtuan mbas 30 vitesh te organizohen gjoja? keto jane kot sa per te pastruar atletet ramazonit,skiptaret ne greqi nuk jane te bashkuar fare.

    Reply
  • mali says:
    March 11, 2024 at 12:01 am

    Keta jane bythqira qe per 3 aspra shesin dhe grate.
    Po si ore karagjoze e quani veten diaspore ne trojet tuaja.?
    O akademi ku je,o Neritan Ceka ku je,o Eleni Kocaqi ku je t’i u spiegon ketyre mutin qe kane bere.
    U

    Reply
  • chess player says:
    March 11, 2024 at 1:02 am

    Ka dicka te madhe qe nuk shkon absolutisht ne kete emertim te ketyre zoterinjeve ( apo shokeve) atdhetare pra per fjalen Diasapore (Διασπορά) dhe sidomos kur behet fjale ne mardheniet midis shqiptareve dhe grekerve.
    .
    Duke qene se kam jetuar disa vite ne Greqi dhe kam lexuar shume libra “me spec antigrek” duke vecuar dhe Heroin Kombetar ( te munguar) Aristidh Kolja me veprat e tij te paperseriteshme me lejoni te bej 2 verejtje kryesore:
    .
    Ka fituar “qytetarine” ne literaturen bashkohore fjala Diaspore presupozon kalimet e nje popullsie nga nje shtet ne nje shtet tjeter ( nga nje vend ne nje vend tjeter te ndryshem nga gjuha dhe kombi) per nje periudhe qe e kalon nje shekull diku 2 shekuj e me shume..Konkretisht te mohosh ose te anashkalosh Arvanitasit-Epiriotet-Suljotet-Camerit nga kjo “Diaspore” me vogla eshte gabim dhe me e madhja tradheti e “embel”..
    .
    Mesa shikoj te gjithe shoqatat me siper jane pothuaj 30 vjecare dhe do behej mire te korigjohej emri “Diaspore” sepse jo vetem nuk shkon absolutisht si botkuptim por me doren tone po fshijme nga historia Arvanitasit-Epiriotet-Suljotet-Camerit
    .
    Nuk dua te tregohem ” atdhetar garip interneti” sepse pikat e programit jane lavderuese si ato te identitetit të emigracionit shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditave por keto do ngelin mikroskopike nese ne keto TRADITA te emigranteve me punsim 30 vjecar nuk futet dhe FARA SHQIPTARE 300 APO 1300 VJECARE ne te ashtuquajturen Greqi qe eshte dhe mbetet nje ‘Fake State” per shqiptaret

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    March 11, 2024 at 6:17 am

    Mos bini prehe e dinakerise Greke!.
    Ashtu siç ju thone Arberorve ne Greqine gjeopolitiko-zyrtare:”Se jeni te ardhur!!!”, po keshtu, mbas disa deketash do tju thone po te njejten gje!. Greket me shekuj kane pervetsuar identitetin e Aleksandrit te Madhe. Qe çdo historjan e kohes se tij dhe ata te kohes tone, kur se kane qujtur Grek!. Nje porosi kame per komshijte Grek:”MOS GENJENI, SE KUR TE THONI NJE TE VERTETE!, dhe ate nuk do t’jua besojne”.

    Reply
  • Patronazhisti grek! says:
    March 11, 2024 at 6:43 am

    Keto lloj diaspora shqiptare jane njelloj si ato te komunave serbe ne Kosove!
    Shqiptaret ne Greqi qe kane fituar shtetesine i kane te gjitha te drejtat si te gjithe,prandaj nuk ka nevoje fare te sajohen fantazma te tilla!
    Mos i futni shqiptaret ne rresht,lerini te lire te bejne jeten e tyre,se kjo diaspora nuk u ka dhene atyre as pune,as shtepi,as i mbron nga padrejtesite e konfliktet etj!
    Pallavrat me gjuhen e zakonet nuk vlejne fare sepse keto i ka harruar me kohe vete shteti shqiptar ketu e jo te merreni ne Greqi!

    Reply
  • Arben.Tashko says:
    March 11, 2024 at 7:23 am

    Demo ka të drejtë.
    Mënyra si është organizuar diaspora në të gjitha zonat e Greqisë nuk mund të bëhet në një kohë rekord.

    Fillon diku dhe pastaj me kalimin e kohës përhapet.

    Por kjo që po ndodh është si më një shkop magjik.

    Reply
  • Veprimtarët e shqyer says:
    March 11, 2024 at 8:06 am

    Eh ça gallate… Veprimtarë të shqyer të emigracionit shqupëtar në Gërqi na paskan takuar veprimtarë po aq të shqyer me një shtrirje gjeografike nga e gjithë Gërqia.

    Njëra prej këtyre “kokave” gjysëm greke e gjysëm skipëtare (shikoni se si krenohen me dy flamuj gjakprishurit) na qënkërka bile poli-tigan pis-nesmen që mban lidhje me… pisëistat.

    Dhe thoni po deshët që partia heroike nuk po bën përpjekje që të pranojë e njohë të drejtën e çdo qytetari për të votuar… qorrazi me kokë në thes

    Reply
  • TIRONA says:
    March 11, 2024 at 11:30 am

    Perse nuk shikojme asgje nga populli Cam?
    🇦🇱
    Mos valle eshte e shitur apo kollone e V-te
    Kjo diaspora greke?

    Reply
  • demo says:
    March 11, 2024 at 12:34 pm

    Grekerit llastojne ca emigrante ekonomike te ketyre 30 vjeteve.
    Kurse arvanitet i quajne te ardhur ne Greqi.
    arkivat e Byzantit tregojne se shqiptaret levizen drejt tokave te Greqise rreth shek. VI deri pas kryqezatave X-XIII te E.S. per te punuar dhe mbrojtur tokat e princave byzantine dhe Latine.
    Keta quhen TE ARDHUR,nga greket.
    Grekerit qe solli ataturku me shkembim popullsish ne 1923,QUHEN VENDALINJ.
    Camet authoktone,i quajne turq.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 13, 2024 at 2:03 am

    Autoret po behen gati ne rast se diaspora
    e shqiptareve ne bote do kete te drejte te
    votojne per probleme te vendin tone.
    Kete e kane kuptuar te gjithe komentusit
    e me siperm, sepse u krijua brenda nje nate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?