Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra në Tiranë, Prokuroria: Nëna e Elena Hysës tërhoqi denoncimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Masakra në Tiranë, Prokuroria: Nëna e Elena Hysës tërhoqi denoncimin
KronikeKryesore

Masakra në Tiranë, Prokuroria: Nëna e Elena Hysës tërhoqi denoncimin

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Pas zemëratës që ka ngjallur në publik, fakti i lirimit nga burgu të kriminelit Dan Hutra, autor i masakrës së djeshme në Tiranë ku u vranë 3 gra në një hark kohor 33 minuta, vjen dhe përgjigjia nga Prokuroria e Tiranës.

Në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se më 16 qershor të vitit 2022, ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihej e rrezikuar nga Dan Hutra i cili ndodhej në banesën e saj.

Më pas ka qenë nëna e saj Kujtime Hysa e cila mbeti e plagosur, që ka kërkuar që vajza të tërheqë denoncimin për të mos pasur probleme me Hutrën dhe familjen e tij.

- Publicitet -

Pavarësisht se Elena Hysa nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të policisë, është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërsa prokuroi i çështjes ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Duke marrë shkas nga interesi i medias dhe publikut në lidhje me ngjarjet e datës 01.03.2023 dhe shtetasin D.H., Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informon se: Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr.4719 në ngarkim të personit në hetim D.H., për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Nga aktet e procedimit, rezulton se:

Më datë 16.06.2022, shtetasja A.H., ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi D.H., i cili ndodhej në banesën e saj. Për ngjarjen është pyetur edhe shtetasja K.H., e cila deklaroi se e bija është keqtrajtuar.

Ajo ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që të kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit D.H., dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe të mos merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi D.H., në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së shtetases E.A.  Duke pasur parasysh se ky shtetas shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe nga verifikimet rezulton se shtetasi D.H., ka qenë person i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal i dënuar me 25 vite burgim (kryer 13) pasi në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen D.H., dhe bazuar në nenin 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, u vendos arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 4719 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale ‘Dhunë në Familje’ parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Meqenëse gjykimi u zhvillua i shkurtuar, ndaj kësaj mase dënimi u kërkua të aplikohet neni 406 i Kodit të Procedurës Penale duke i ulur 1/3 e dënimit.”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?