Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve
Lajmi i funditPolitike

Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve

Published: April 10, 2025
Shpërndaje

Gjatë një tryeze për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore, organizuar nga OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme, ambasadori i prezencës së OBSE, Michel Tarran theksoi se fenomene si shitblerja e votës apo keqpërdorimi i administratës e deri tek frikësimi i votuesve vijojnë të jenë element shqetësues të cilët institucionet përkatëse hetuese duhet ti kenë në vëmendje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Raportet e ODHIR-it te zgjedhjet 2021, dhe 2023 tregojnë se në veçanti fenomene si shitblerja e  votës, frikësimi i votuese apo keqpërdorimi i administratës vijojnë të jenë shumë shqetësuese. Vlerësoj bashkëpunimin e SPAK, KQZ dhe policisë e Prokurorisë së Përgjithshme janë gur themeli për të parandaluar krimin zgjedhor.”

Në krah të ambasadorit, ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela sipas të cilit të gjitha institucionet përgjegjëse për hetimin e krimit zgjedhor kanë kapacitet e duhura dhe angazhimin maksimal ndërinstitucional për të arritur rezultate në parandalimin dhe marrjen e masave për krimet zgjedhore.

- Publicitet -

“Shkëmbimi i eksperiencave, diskutimi për prioritetet në hetimin e krimeve zgjedhore, por dhe njohja e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me fenomenet për parregullsitë që vihen re gjatë procesit zgjedhor, vlerësimin e tyre në një pjesë të rasteve si shkelje të ligjit që përbën vepër penale, do të jetë risi jo vetëm në ndërgjegjësimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për atë që ndodh gjatë procesit zgjedhor por do t’i bëjë ata edhe më të ndjeshëm për të kuptuar rëndësinë e rolit tonë gjatë këtij procesi, kemi bashkëpunim institucional me KQZ i kemi dhe në zyra nëpër prokuroritë e rretheve qe bashkëpunimi të jetë i shpejtë.”

Policia ka konstatuar në terren shkelje të ligjit nga partitë politike pohoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Sokol Bizhga, teksa theksoi se askush nuk do ti shpëtojë procedimit nga uniformat blu.

“Jemi duke ndjekur me vëmendje aktorët politik apo njerëz të tjerë duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e ligjit pasi policia ka evidentuar disa raste jo të rënda në shkelje të ligjit por i kemi evidentuar. Ne nuk do hezitojmë të procedojmë gjithkënd, por edhe aktorët politik të jenë më të kujdesshëm me mbështetësit e tyre në terren. Kemi polici të certifikuar, kemi më shumë cilësi.”

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u kujdes të theksonte se bashkëpunimi mes prokurorisë së përgjithshme, SPAK dhe KQZ nuk është fasade.

“E kuptoj që për dikë ka spektizicizëm. Dikush e ka cilësuar si shfaqje apo show te institucionet për pak opinion publik, por nuk është. Kështu ditët dhe javët në vijim do të shihni se sa serioz është ky bashkëpunim.”

Mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK është nënshkruar edhe një protokoll i Koordinimit dhe Bashkëpunimit për hetimin e Krimeve Zgjedhore.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë
  • Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije
  • Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar
  • Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP
  • Atentati me katër të plagosur në Elbasan, objektivi nipi i biznesmenit

Komentet e Fundit

  1. K R on “Edhe policët qanë…”: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe
  2. TR on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë
  3. Detari on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë
  4. Detari on Një nga krizat më të rënda shëndetësore të dekadave të fundit ka përfshirë qytetin e Gostivarit
  5. Greta on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?