Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë rast monedhat virtuale menaxhohen nga vetë individët. Janë vetë prodhuesit e tyre që ndikojnë në rritjen e vlerës së kriptomonedhave. Ky treg kohët e fundit ka nisur dhe në Shqipëri. Por a është i ligjshëm dhe si funksionon?
“Është një treg i konsoliduar, që do të thotë se ka shumë persona që kanë një portofol dhe që merren apo me kriptovaluta në përditshmëri. Nga pikëpamja ligjore jemi në hapat e para. Ekziston një ligj që është i lejueshëm përdorimi i kriptovalutave që mund të blesh dhe të shesësh, por të gjitha fasilitetet mungojnë. Ka gjithmonë problematika me bankat dhe ata që janë të rinj dhe duan të futen në treg e kanë pasur të pamundur, ta aksesojnë duke qenë se kartat bankare nuk i kanë lejuar”, thotë Denisa Kele, eksperte IT.
Në Shqipëri për të prodhuar kriptomonedha duhet të kesh një licencë. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë dhe ndërkohë nga ana tjetër, për vitin 2024 policia e shtetit ka kryer disa operacione duke arrestuar persona që merreshim me monedhën virtuale.
“Ajo që me vjen keq dhe në bën habi është pse ata që merren me rregullimin e këtij tregu janë në gjendje gjumi dhe nuk e kuptoj pse nuk e rregullojnë këtë ligj dhe pse nuk bëjnë që të funksionojnë të gjitha fasilitetet, që shqiptarët të jenë pjesë e kësaj bote. Ato janë para që shkojnë në buxhetin e shtetit nga taksimi që i bëhet personave që fitojnë”, shprehet ekspertja.
Avantazhet kryesore të kriptovalutave janë kostot e pakta të transaksioneve si dhe koha shumë herë me e shpejtë e dërgimit të parave. Donald Trump pas betimit të tij si president, është një nga njerëzit më të pasur në botë pas lançimit të kriptomonedhës prej 43 miliardë dollarësh.
i.b./dita
Pas rreth 34 vitesh vendi jone eshte integruar ne shume aspekte ne ekonomine e tregut te lire. Pyetja qe shtrohet eshte: perse nuk lejohen perdorimi, liçensimi ne tregun e kesaj monedhe si ne SHBA dhe shume vende te tjera. Kjo kriptomonedhe eshte mjet pagese per miliona ndoshta miliarda qytetar ne bote. Nje veprim qe kryhet dhe sherben ne treg si mjet kembimi, mendoj se nuk duhet te çensurohet. Ajo duhet te lejohet, te konfirmohet me ligj. Te jete e monitorueshme nga Banka e Shtetit. Çdo gje qe kryhet ne sherbim te interesave te miliona dhe miliarda njerezve, nuk duhet te pengohet. Duhet te lejohet dhe kontrollohet. Duke e lejuar dhe kontrolluar, ajo mund te sjell produktivitet. Shteti perfiton te ardhura nga taksat dhe tatimet e perdorimit ne treg. Flmn.
Kriptomonedhat, jane nje operacion Global shumevjecar per te mesuar, manipuluar dhe shtyre njerezit drejt Parase Elektronike. Eshte enderra e Bankiereve, ku ata do te kene nje kontroll absolut mbi ke do e gjithcka, duke perdorur teknologjine dhe AI, te nderthurura keto ne nje sistem pikesh dhe kufizimesh, nepermjet identitetit Biometrik dixhital. Kaq sa per sqarim. Shumica e kriptomonedhave jane blere nga Bankieret apo veglat e tyre. Njerezit e thjeshte kontrollojne nje 15% deri 30% te vleres totale te tregut. Nuk eshte e vertete qe ato kontrollohen nga Individe, por ate Iluzion shesin sa per mashtrim. Mos harroni qe e gjitha struktura e Kriptomonedhave varet nga Interneti. Nuk ke internet, nuk punon portofoli. Kush e kontrollon Internetin?
Qe thoni ju te dashur lexues, thembra e Akilit dhe preteksti i tyre qe te skllaverojne gjithe Planetin, eshte mashtrimi i ndryshimeve Klimaterike. Prisni, prisni deri sa ti kalojne te gjithe te ajo paraja Elektronike. Aty do na i fusin bolet ne bige te gjitheve. Nuk do beni dot asgje. Nuk do blini dot as uje, pa dhene OK kompjuteri. Te tjerat as qe diskutohen fare. Perse mendoni ju harxhojne miliarda Dollare ne promovim dhe reaklama, per ti shtyre njerezit qe te perdorin vetem karta per pagesa? Por, duhet te krijohet dhe iluzioni psikologjik qe njeriu po shkaterron Boten dhe klimen, sepse mbi kete teme do ti justifikojne te gjitha kufizimet drakoniane qe kane planifikuar dekada me pare. Tani qe kane teknologjine, eshte e hapur rruga. Njerezimi, si gjithmone fle gjume.
Meqenese ra muhabeti, perse nuk na pershkruan Dita pak ate Ligjin me nenin perkates te tij dhe se kur eshte bere ligj ne Parlament dhe firmosur nga Presidenti, ku thuhet qe ndalohet prodhimi i kriptovalutave ne Shqiperi? Tani, tjeter gje eshte Ligji, e tjeter gje eshte nje vendim qeverie. Une jam i bindur qe as vendim qeverie nuk ka. Thjesht po mashtrojne. Nuk ndalohet perdorimi dhe as prodhimi i kriptovalutave ne Shqiperi. Prandaj them edhe shpesh, qe Mediat, jane katandisur tashme ne kamikaze dezinformimi fake news.
Por ndalohet vjedhja e energjise elektrike, per prodhimin e kriptovalutave.