Të shtëna armësh dhe një plagosje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë.
Burime policore bënë me dije se në një servis gjatë një konflikti të çastit, një shtetas i identifikuara dhe shpallur në kërkim, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një shtetas, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Autori është shpallur në kërkim nga policia, por blutë nuk bëjnë të ditura identitetet e dy personave dhe detajet e ngjarjes, pasi është ende në fazën e parë hetimore.
