Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriteret\ Nis përzgjedhja e mësuesve që do hartojnë fondin e pyetjeve për provimet e Maturës 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kriteret\ Nis përzgjedhja e mësuesve që do hartojnë fondin e pyetjeve për provimet e Maturës 2024
AktualitetShoqëri

Kriteret\ Nis përzgjedhja e mësuesve që do hartojnë fondin e pyetjeve për provimet e Maturës 2024

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

 

Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2024 tashmë kanë nisur. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë konfirmuar aplikimet për përzgjedhjen e mësuesve që do të përfshihen në hartimin e fondit të pyetjeve për provimet kombëtare të Maturës Shtetërore që do të zhvillohet gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas QSHA hartimi i fondit të pyetjeve të provimeve të maturës, do t’u besohet mësuesve që plotësojnë kushtet që kanë të bëjnë me eksperiencën e duhur të punës në arsim, vlerësimin në shkallët e kualifikimit, teksa favorizuese do të jetë edhe pjesëmarrja në krijimin e fondeve të pyetjeve të viteve të shkuara.

- Publicitet -

Referuar këtyre kritereve, hartues i fondit të pyetjeve do të mund të jetë çdo mësues që ushtron profesionin sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin parauniversitar, ka të paktën dhjetë vite punë eksperiencë si mësues në lëndën përkatëse, ka dhënë të paktën një herë mësim në të gjitha klasat e shkollës së mesme. Po ashtu është shumë e rëndësishme që të ketë fituar të paktën kategorinë si “mësues i kualifikuar” ku të jetë vlerësuar në kualifikimin e mësuesve me “shumë mirë”. Preferohet që mësuesi aplikues në këtë proces të ketë eksperiencë në hartimin e pyetjeve për provimet kombëtare.

Aplikimet po të zhvillohen me anë të dosjes. Çdo kandidat i interesuar do të duhet të paraqesë dokumentet e nevojshme për aplikim, ku duhet që të përfshijë, CV, kopje të diplomës së arsimit të lartë, vërtetim nga ZVAP shkolla që jep mësim prej të paktën 10 vjetësh në gjimnaz, vërtetim nga shkolla që e ka dhënë lëndën përkatëse në tre vitet e shkollës së mesme, si dhe një kopje të certifikatës së kualifikimit të mësuesve”. Mungesa e një prej këtyre dokumenteve është kriter që ju përjashton nga përzgjedhja.

Më tej Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se do të pranojë vetëm aplikime që janë përcjellë me rrugë postare në adresën e këtij institucioni sipas afateve të përcaktuara. Aplikimet mund të dërgohen në rrugë postare deri në datën 11 tetor. Pas kësaj date do të nisë edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e skemës së hartimit të fondit të pyetjeve për provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2024.

Ededhe për maturën e vitit të ardhshëm katër janë provimet që do të zhvillojnë maturantët, ku bëhet fjalë për 3 provime të detyruara që do të zhvillohen në lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të vetë maturantit nga lista zyrtare që do të miratojë Ministria e Arsimit dhe Sportit.

 

Kërkesën për hartues fondi të pyetjeve në Maturën Shtetërore 2024 mund ta bëjë:

  • Çdo kandidat që ushtron profesionin e mësuesit sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.
  • Ka të paktën 10 vjet përvojë pune si mësues.
  • Ka dhënë lëndën të paktën një herë në të gjitha klasat e gjimnazit.
  • Ka fituar kategorinë e kualifikimit në të cilën është vlerësuar me “Shumë mirë”.
  • Preferohet të ketë eksperiencë në hartimin e pyetjeve të provimeve kombëtare.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?