Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza e çmimeve prek dhe Kuvendin, kërkon 32 mln lekë shtesë nga buxheti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kriza e çmimeve prek dhe Kuvendin, kërkon 32 mln lekë shtesë nga buxheti
AktualitetEkonomi

Kriza e çmimeve prek dhe Kuvendin, kërkon 32 mln lekë shtesë nga buxheti

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë dhe këshilli i qarkut të Beratit kanë kërkuar shtim të fondeve të buxhetit për vitin 2023. Kërkesat e këtyre institucioneve dërguar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë mbështeten në pamundësinë për realizmin e projekteve të reja të parashikuara.

Në kërkesën që administrata e Kuvendit të Shqipërisë u ka dërguar deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave kërkon rritje 2,5% të fondeve nga sa është parashikuar në projektbuxhetin 2023.  Sipas projektbuxhetit Kuvendit të Shqipërisë i është parashikuar fondi me vlerë 1,2 mld lekë.

Shtesa e fondit me vlerë 32 mln lekë kërkohet për shpenzime materiale dhe shërbime. Konkretisht në përmbushje të nevojave buxhetorë për ekspert të fushave të ndryshme për nevoja të komisioneve të përhershme, të posaçme apo hetimore; nevoja për aktivitete të AGD, një aleancë aktive në mbështetje të grave, në mbështetje të grupeve që kanë nevoje në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile, në përmbushje të rezolutave dhe detyrimeve.

- Publicitet -

Arsye tjetër e fondit shtesë janë edhe efektet e rritjes së çmimeve, kryesisht të karburantit.

Fillimisht nga Kuvendi i Shqipërisë është kërkuar 48 mln lekë shtesë për vitin 2023 për kryerjen e investimeve të planifikuara në programin buxhetor afatmesëm. Kërkesa nuk është miratuar në mbledhjen e byrosë ku u vendos spostimi i tyre në kohë.

Ndër investimet e parashikuara për 2023 ishte projekti prej 1 milion lekë për ngritjen e sistemit të shmangies së zjarrit, duke pasur pajisje diktim sinjalizimi, sisteme hidrike, sisteme shuarje zjarri e mënyra evakuimi.

9,6 mln lekë janë kërkuar për përditësimin e sistemit aktual audio/ video, pasi janë shfaqur problematika. Ndërsa 30 mln lekë janë kërkuar për ngritjen e “Punishtes së demokracisë” një projekt me mbështetjen e parlamentit austriak që synon nxitjen e të rinjve në politikë.

Institucion tjetër që kërkon shtim të fondeve është edhe Këshilli i Qarkut të Beratit. Shtimi i transfertës së pakushtëzuar për vitin 2023 kërkohet për implementimin e projekteve IPA në turizëm. Kërkesa mbështetet edhe te zhvillimi i turizmit të këtij qyteti, duke qenë UNESCO-s.

MONITOR

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 3:27 am

    Ne vend qe te ulen shpenzimet e te kursejne duan me shume para barkderrat e parlamentit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte
  • “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?