Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza e çmimeve, shqiptarët shpenzuan 30 mln euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kriza e çmimeve, shqiptarët shpenzuan 30 mln euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime
EkonomiKryesore

Kriza e çmimeve, shqiptarët shpenzuan 30 mln euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime

Published: July 11, 2022
Shpërndaje
CARDIFF, WALES - MAY 22: A woman with a shopping trolley full of groceries in a supermarket aisle on May 22, 2022 in Cardiff, Wales. Last week, the UK Office for National Statistics reported an 6% average increase of food and drink prices year on year, but some staples, such as milk and pasta, had risen by more than 10%. (Photo by Matthew Horwood/Getty Images)

Me rritjen e pandalshme të çmimeve, çdo familje duhet të shpenzojë më shumë nga të ardhurat e veta (që nuk po rriten aq shpejt sa çmimet, apo nuk po rriten fare), për të blerë të njëjtat produkte.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vjet.

Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, rritja e çmimeve ishte minimale prej 1.6%.

- Publicitet -

Përveç argëtimit dhe kulturës, çdo produkte dhe shërbim ishte më i shtrenjtë këtë qershor. Buxheti më i rënduar është për t’u ushqyer për dy arsye.

-Së pari, për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime. Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme. Si rrjedhojë, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon .

-Së dyti, ushqimet dhe pije joalkoolike kanë shënuar rritjen e dytë më të lartë, me 12.6% pas transportit (26.9%).

Por, për shkmë shumë buxhetet e familjeve shqiptareak të peshës më të lartë që zënë në buxhet, në raport me transportin (6.2%), shtrenjtimi i ushqimeve rëndon më shumë. Rritjen më të lartë sipas INSTAT e kanë shënuar “Vajra dhe yndyrna”, me 30.3%; “Bukë dhe drithëra”, me 19.1%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 18.5%; “Zarzavate përfshirë patatet”, me 9% (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, qershor 2022 dhe qershor 2021)

30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020.

Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Me shtrenjtimin prej 12.6%, për të njëjtën sasi ushqimesh, një familje duhet të shpenzojë gati 50 mijë lekë, apo gati 5 mijë lekë më shumë.

Për 769 mijë familje që ka në vend, shpenzimi shtesë për ushqime është rreth 37-38 miliardë lekë, vetëm për muajin qershor, apo rreth 30 milionë euro, që kanë dalë nga buxhetet familjare për të plotësuar këtë nevojë të domosdoshme.

Të ardhurat ndërkohë nuk janë rritur me të njëjtat ritme si çmimet. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022 (e dhëna e fundit e disponueshme), është 59.242 lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %.
Banka Botërore ka paralajmëruar se çmimet e larta do të përmbysin arritjet në uljen e varfërisë.

Banka ka sinjalizuar se inflacioni në rritje mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e të ardhurave reale në mesin e familjeve të varfra dhe të cenueshme dhe do të frenojë zbutjen e varfërisë. Përvoja të kaluara tregojnë se rritja ekonomike në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri nuk është përkthyer në ulje të varfërisë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • gjergji says:
    July 11, 2022 at 11:10 am

    Shume e ulet ulja e te gjitha cmomeve ne Shqiperi.Ne te gjithe boten ulja eshte dyfish me e madhe se ne Shqiperi per te gjitha e perseris te gjithe gamen e produkteve ushqimore,naften e produktet e naftes,uje e energji elektrike,paisje elektrike te perdorimit shpijak.Me nje rritjet jane ne cdo send qe prodhohet e tregtohet ne bote.Bilez edhe fruta perimet kane rritje 16-32% qe ndyshon sipas shteteve.
    Indeksi i inflacionit eshte nder me te uletit ne boten superzhvilluar apo vendet e beneluksit.Pse nuk e krahasoni inflacionin ne Shqiperi me INFLACIONIN NE AMERIKE,FRANCE,ANGLI apo ne te gjithe Europen.Ne cilin vend renditet inflacioni ne Shqiperi midis shteteve Europiane?
    Perse flisni gjithmone keq per situaten ekonomike ne Shqiperi(dike ditur se kemi qene ,jemi e do te jemi gjithemon me te pazhvilluarit industrialisht e me fukarejt e Europes,me gjithe perpjekjet maksimale te qeveris Rama per zhvillimin e vendit)? Mua me duket te gjitha komentet behen politikisht,pa nje baze realiteti e e gjitha bahet subjektivisht.
    Realisht vendi po zhvillohet,rritjet industriale jane te dukeshme asht si edhe te mos harrojme ngjarjet e rande (termeti shkatrrimtar,pandemija e Covidit e lufta ne UKRAINE) BILEZ EDHE FILLIMI I NJE KRIZE TE RANDE MBARBOTERORE SI PASOJ E LUFTES.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?